Sot hapet Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2018” i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Në këtë panair marrin pjesë 174 kompani, 70 prej tyre nga Serbia, vetëm një nga Shqipëria dhe 2 nga Gjermania. Ndërkohë dje, Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka shprehur pakënaqësinë se si paratë e taksa-paguesve …
Më shumë...Monthly Archives: April 2018
U ngrit një aktakuzë kundër 6 të pandehurve, 3 prej të cilëve për falsifikim të dokumenteve të veteranit
Një prokuror i EULEX-it e ka ngritur një aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve. Të pandehurit akuzohen për veprat penale Posedim i paautorizuar i armëve, Mundësim ose detyrim në prostitucion, Ushtrim i ndikimit, Mashtrim dhe Falsifikim të dokumenteve, njofton kumtesa nga EULEX-i. Policia e Kosovës dhe e EULEX-it i kanë filluar …
Më shumë...Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, u prit në Capitol Hill nga Senatori Chuck Grassley
Gjatë qëndrimit në Washington D.C, Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, sot u prit në Capitol Hill nga Senatori Chuck Grassley, Kryetar i Komisionit të Senatit për Gjyqësi. U diskutua bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të …
Më shumë...Në prill të vitit 1999 në fshatrat Marec, Makoc dhe Sllovi ranë dhe u viktimizuan nga forcat serbe 74 shqiptarë
Në gjysmën e dytë të prillit të vitit 1999, forcat ushtarake e policore serbe kishin marrë një ofensivë në shkallë të gjerë, me qëllim për të shkatërruar definitivisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 18 prilli i vitit 1999 shënon edhe numrin më të madh të dëshmorëve të UÇK-së, të rënë gjatë …
Më shumë...Në shumë anë të Kosovës, në vend-betejat e luftës së UÇK-së, përkujtohen dëshmorët e 18 prillit të vitit 1999
Në shumë vende të Kosovës, në vend-betejat e luftës së UÇK-së, sot me manifestime përkujtimore e tematike janë përkujtuar dëshmorët e martirët, të cilët kanë rënë 19-vjet më parë, duke luftuar kundër forcave serbe, të cilat asokohe kishin ndërmarrë ofensivën në shkallë të gjerë për ta mposhtur UÇK-në dhe për …
Më shumë...19-vjet nga rënia e dëshmorëve: Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi, Islam Kastrati, Mentor Morina dhe Mentor Gashi
19 vjet më parë, më 18 prill të vitit 1999, në vendin te Shkëmbi i Gradinës, të Rrafshnaltës së Drenicës kanë rënë heroikisht luftëtarët: Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi, Islam Kastrati, Mentor Morina dhe Mentor Gashi, ndërsa janë plagosur disa luftëtarë të tjerë. Dy ditë më parë kishin rënë Mehdi Bytyçi …
Më shumë...Sot zhvillohen aktivitetete tematike e kulturore në nderim të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës
Sot me aktivitete tematike kulturore me homazhe e vendosje të kurorave të luleve shënohet Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. Në orën 10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani; 10:30 – Nderime te shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti; 10:40 – Dhurimi i gjakut në Sheshin “Zahir Pajaziti”; …
Më shumë...Mentor Nazmi Morina (20.10.1974 – 18.4.1999)
Mentor Morina lindi në Arllat të Drenicës në një familje me tradita arsimore dhe atdhetare. Gjyshi i Mentorit, mulla Rexhepi, ka qenë hoxhë përparimtar dhe idealist i arsimimit kombëtar. Ai së bashku me disa atdhetarë të tjerë në kohën e regjimit okupator të mbretërisë jugosllave në vitet ’20 dhe ’30 …
Më shumë...Nderohet jeta dhe vepra e dëshmorëve Sadik Bega-Mortaja dhe Driton Islami-Toni
Gjatë paradites së sotme me homazhe është nderuar jeta dhe vepra e dëshmorëve të kombit Sadik Bega-Mortaja dhe Driton Islami-Toni. Në homazhe mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga nënkryetari Naim Ferati, deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, përfaqësues të Shoqatës …
Më shumë...Donald Trump: Amerika e Koreja e Veriut po zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta “në nivele të larta”
Bisedime të drejtpërdrejta në nivele shumë të larta janë zhvilluar tashmë me Phenianin, ka njoftuar kryetari amerikan, Donald Trump, pasi deklaroi se takimi i tij historik me drejtuesin koreano-verior, Kim Jong Un do të zhvillohet në fillim të qershorit. “Diskutimi mes dy krerëve është një mundësi e vërtetë për të …
Më shumë...Qeveria e Kosovës e vlerëson Raportin e Progresit si më “pozitivin në vitet e fundit”
Publikimi i Raporti të Progresit ka evidentuar shumë mangësi, sidomos në kriterin politik dhe atë të sundimit të ligjit. Por përkundër këtyre gjetjeve, Qeveria e Kosovës po e vlerëson Raportin si më pozitivin që ka ardhur për vendin në vitet e fundit. Në një komunikatë për media, qeveria e ka …
Më shumë...Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili: Kosova nuk do të blej më barna me çmime të fryera
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë gjatë interpelancës në Kuvend se prej që e ka marrë mandatin qeveritar, ka ndaluar blerjen e barnave nga buxheti i Kosovës me çmime të fryera siç ka ndodhur deri tani. Ismaili ka deklaruar se i ka ftuar në dëgjim publik të gjithë përfaqësuesit …
Më shumë...Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi: Pa viza do të mund të lëvizim në fund të vitit
Ministri i sapozgjedhur i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, është shprehur optimist që në fund të vitit 2018 qytetarëve të Kosovës do t’u jetë hequr regjimi i vizave. “Tani është vështirë të parashikohet. Fundi i këtij viti do ta gjejë Kosovën me një vendim për liberalizimin e vizave. Të paktën nëse …
Më shumë...Komuna e Suharekës do të merr masa sa i përket sigurisë në shkolla
Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Komunën e Suharekës, ku brenda disa ditësh kanë humbur jetën 4 persona që të gjithë të rinj në moshë, ka shtyrë institucionet komunale, posaçërisht kryetarin e Komunës Bali Muharremaj, që të thërras takim urgjent të KKSB-së (Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi). Në …
Më shumë...Komisioni Evropian ka publikuar Raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor
Komisioni Evropian ka publikuar Raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka thënë se çdo shtet është vlerësuar në bazë të meritave të veta. Sa i përket Kosovës, Mogherini ka përmendur vetëm zbatimin e Marrëveshjes …
Më shumë...Edi Rama: Rruga përtej udhëkryqit, sado e gjatë është e gjitha e hapur përpara nesh
Pasi mori zyrtarisht raportin e Komisionit Evropian nga Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shfaq i emocionuar në konferencën për shtyp. Ai tha se rekomandimi është dhënë pa asnjë rezervë dhe shigjetoi edhe mediat që u morën me frymëmarrjen e tij në deklaratën e bërë …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
