Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, u prit në Capitol Hill nga Senatori Chuck Grassley

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, u prit në Capitol Hill nga Senatori Chuck Grassley

Gjatë qëndrimit në Washington D.C, Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, sot u prit në Capitol Hill nga Senatori Chuck Grassley, Kryetar i Komisionit të Senatit për Gjyqësi. U diskutua bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë bashkëpunimi me shtetin e Iowas, shtet nga i cili vjen Senatori. Deputetja Osmani sot poashtu ka folur para përfaqēsuesve të 65 vendeve tē botës si paneliste në temën lidhur me sfidat dhe të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e arsimit dhe punësimit të rinisë. Gjatë këtyre ditëve, delegacioni kosovar është takuar me kryetarë parlamentesh e deputetë nga shumë vende të botës, dhe në veçanti me përfaqesues të shteteve jonjohëse.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …