Zambaku i Prizrenit në historikun e tij kishte për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore përmes këngës së lehtë si dhe ishte fryt i punës aktive të shumë aktivistëve kulturor prizrenas. Ai është themeluar nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin …
Më shumë...Monthly Archives: March 2019
Blerim Latifi: Simptoma e çmendurisë për pushtet është humbja e aftësisë për t’u treguar korrekt me shoqërinë
Këshilltari i kryekuvendarit, Blerim Latifi, ka shkruar se simptoma e parë që tregon se të ka çmendur pushteti është humbja e aftësisë për t’u treguar politikisht korrekt me njerëzit dhe shoqërinë. Njëri çohet dhe i arsyeton keqpërdorimet duke thënë se meqë të tjerët para nesh kanë abuzuar me pushtetin, tash …
Më shumë...Haradinaj: E vërteta jonë janë varret masive, liria e atdheut tonë mban emrin e secilit nga martirët në tërë Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 20 vjetorin e masakrës së Belegut, dhe martirët që u vranë gjatë luftës në tërë Kosovën. “E vërteta jonë janë varret masive në tërë Kosovën. Liria e atdheut tonë mban emrin e secilit nga martirët e Belegut dhe tërë Kosovës. Duke qenë se …
Më shumë...“Familja dhe Shpresa”: Krerët e shtetit ta ndryshojnë ligjin për Gjykatën Speciale e ta ndalin retorikën e e turpshme te varrezat
Shoqata “Familja dhe Shpresa” nga Klina iu ka dërguar një letër krerëve më të lartë të shtetit ku iu kërkohet që të plotësohet ligji për gjykatën speciale për krimet e Serbisë. Të gjithë ju, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Isa Mustafa, Albin Kurti, Shpend Ahmeti dhe deputetët …
Më shumë...Avdyl Kodra: Beteja e 29 Marsit e vitit 1999 në Prekaz
Më 29 Mars të vitit 1999 forcat ushtarake dhe policore edhe njëherë, iu kishin sulur Prekazit, për të vrarë, plaçkitur dhe djegur. Ishte gati fundi i ditës, kur zakonisht nuk priteshin sulme armike, ishin tërhequr rojet dhe meqenëse ishte ditë Bajrami, një grup luftëtaresh ishin tubuar për te ngrëne dhe …
Më shumë...Sot në Beleg përkujtohen 46 shqiptarët e masakruar 20 vite më parë nga forcat ushtarake e policore serbe
Njëzet vite më parë, forca të shumta policore dhe ushtarake serbe, bënë masakër në fshatin e Belegut. Aty u vranë dhe u masakruan 46 shqiptarë, dhe është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer nga forcat serbe. Sot e kësaj ditë fati i shumë të pagjeturve të këtij …
Më shumë...Fatmir Limaj thotë se Haradinaj ka shkuar përtej vendimit të përbashkët për vendosjen e taksës
Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se taksa e ka arritur qëllimin e vet si vendim politik. Ai ka thënë se kushti i kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës që rezulton me njohje nga Serbia, ky i fundit ka shkuar përtej vendimit të përbashkët për vendosjen e taksës. “Vendimet politike …
Më shumë...Olta Xhaçka: Shqipëria ia ka dalë të jetë një partner i besueshëm dhe një aset strategjik në rajon për NATO-n
Një dekadë pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria ia ka dalë të jetë një partner i besueshëm dhe një aset strategjik në rajon për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këto fjalë, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka iu drejtua përfaqësuesve nga vendet anëtare të Aleancës, të ftuar në një mbrëmje gala …
Më shumë...Tanja Fajon: Qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk përmbushën atë çfarë premtuan
Parlamenti Evropian ka votuar sërish në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Përmes këtij votimi është rikonfirmuar për të dytën herë mandati për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën. Raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka ripërsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha …
Më shumë...Sh.F.M.U “Dëshmorët e Vitisë” bëhet me Qendër për trajnime
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, është bërë me qendër për trajnime. Kjo u mundësua falë një projekti që financohet nga GIZ-i Gjerman. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Fatbardha Emini, Drejtoresh për Arsim në Viti, kanë vizituar qendrën për …
Më shumë...U mbajt seanca e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë
Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur seancën e tretë të radhës, ku janë diskutuar shumë pika të rendit të ditës. Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit njoftoi këshilltarët për konfirmimin e vendimeve nga ana e MAPL-së, bazuar në normat ligjore, ndërkaq më pas këshilltarët kanë parashtruar pyetje dhe interesimet e tyre, drejtuar …
Më shumë...Kryetari Haliti morri pjesë në lanësimin e platformës digjitale “EduPerformanca”
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në lanësimin e platformës EduPerformanca që është realizuar nga Open Data Kosovo në bashkëpunim me Girls Coding Kosova në kuadër të projektit Tech4Policy që financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës së Vitisë, …
Më shumë...Pas shumë diskutimesh dhe mospajtimesh është miratuar projektligji për mbylljen e Lojërave të Fatit
Pas shumë diskutimesh dhe mospajtimesh për mbylljen e lojërave të fatit, Kuvendi i Kosovës me 60 vota pro, ka miratuar në parim projektligjin për mbylljen e Lojërave të Fatit. Seanca e radhës do të fillojë në orën 18:30, kjo u bë e ditur nga kryeparlamentari, Kadri Veseli, përderisa u bëri …
Më shumë...Qytetarët priten në takim nga kryetari, Smajl Latifi
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi edhe gjatë kësaj të Enjte ka pritur shumë qytetarë në takim në zyrën e tij, me të cilët ka biseduar për kërkesat që ata kanë dhe përgjigjet në kërkesa që ata i bëjnë. Gjatë takimit kryetari Latifi u ka thënë qytetarëve të cilët …
Më shumë...Kryetari Begaj, priti në takim kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha
Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, ka pritur në takim pune, kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, i cili ishte shoqëruar edhe nga përgjegjësit e postave në Malishevë dhe Kijevë, Asllan Kastrati dhe Sylë Dukolli. Ky takim kishte karakter njoftues dhe pune, lidhur me shërbimet që ofron …
Më shumë...Reçica vizitoi zyrën e punësimit në Mitrovicë
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica ,vizitoi Zyrën e Punësimit në Mitrovicë. Aty pa angazhimin që bëhet në shërbim të punëkërkuesve dhe punëdhënësve. Shumë punëkërkues që i drejtohen kësaj zyre dhe përfitojnë nga mundësitë për aftësim profesional dhe në masa aktive të tregut të punës, kthehen pikërisht aty …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
