Monthly Archives: July 2019

Haradinaj: Vendimi i Z-Mobile për dërgimin e Telekomit te përmbaruesi nuk është final

Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë mbetur pa paga pasi zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje i janë bllokuar llogaritë bankare

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se vendimi i Z-Mobile për dërgimin e Telekomit te përmbaruesi nuk është final. Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri gjatë vizitës në komunën e Suharekës, ku u takua me kryetarin Bali Muharremaj, me ç’rast kanë biseduar për zhvillimin ekonomik të kësaj komune. I pyetur për …

Më shumë...

Ministri Tahiri: Së shpejti do të publikohen edhe konkurset për të mbushur pozitat vakante për përmbarues privat

Ministri Tahiri: Së shpejti do të publikohen edhe konkurset për të mbushur pozitat vakante për përmbarues privat

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, priti në takim Presidentin e Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve z. Mark Schmitz, i cili po qëndron në Republikën e Kosovës me rastin e shënimit të pesë vjetorit të përmbarimit privat në Kosovë. Ministri Tahiri e njoftoi z. Schmitz se profesionet e lira ligjore, në mesin …

Më shumë...

Veseli në Washington kërkon nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë

Veseli në Washington kërkon nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë një gjë të tillë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po merr pjesë në forumin e liderëve parlamentarë të organizuar nga Kongresi Amerikan, në Washington. Në hapje të këtij forumi ku po marrin pjesë krerë parlamentesh të shumë vendeve por edhe nga ato që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Veseli …

Më shumë...

Kryetari Haliti ka pritur në takim lamtumirës togeren e KFOR-it Kate Marie Vandeberg

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur të martën në një takim lamtumirës, togeren e KFOR-it amerikan nga ekipa ndërlidhëse LMT, Kate Marie Vandeberg. Ajo do të zëvendësohet nga togeri i ri, Jonathan Kummer. Në këtë takim miqësor i pranishëm ishte edhe komandanti i stacionit policor në Viti, …

Më shumë...

Aeroporti i Gjakovës nga sot kalon në menaxhim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës

Aeroporti i Gjakovës nga sot kalon në menaxhim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt ceremonia e dorëzim–pranimit të Aeroportit të Gjakovës, për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në ceremoni morën pjesë dy komisionet përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik. Komisionet e të dyja ministrive pas vlerësimit dhe regjistrimit të pajisjeve …

Më shumë...

Komuna e Prishtinës kërkon nga MASHT që të ndalojë procedurat e rekrutimit në konkursin për “Psikologë dhe pedagogë”

Komuna e Prishtinës kërkon nga MASHT që të ndalojë procedurat e rekrutimit në konkursin për “Psikologë dhe pedagogë”

Komuna e Prishtinës ka ftuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që të ndalojë procedurat e rekrutimit për konkursin e shpallur për “Psikologë dhe pedagogë” të datës 25 qershor 2019. Përmes këtij konkursi MASHT synonte që në institucionet edukativo arsimore të rajonit të Prishtinës të punësohen 6 psikologë dhe 4 …

Më shumë...

Nathalie Loiseau, deputete në Parlamentin Evropian, vlerësoi se Ballkani “nuk është aspak i gatshëm” për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Nathalie Loiseau, deputete në Parlamentin Evropian, vlerësoi se Ballkani “nuk është aspak i gatshëm” për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Ish-ministrja franceze për çështjet Evropiane, Nathalie Loiseau, tash deputete në Parlamentin Evropian, vlerësoi se Ballkani “nuk është aspak i gatshëm” për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sikurse BE-ja që nuk është e gatshme të mirëpresë këto vende, raporton France Press. Ajo tha gjithashtu se nuk pajtohet me integrimin e menjëhershëm, por …

Më shumë...

MTI organizon Panairin “Gratë në biznes dhe artizanate tradicionale”

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) organizon panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale” në të cilin do të marrin pjesë rreth 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës. Panairi hapet të mërkurën me …

Më shumë...

Në 21-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Nazmi Ukësmajli sot në Ferizaj është shtatorja e tij

Në 21-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Nazmi Ukësmajli sot në Ferizaj është shtatorja e tij

Në 21-vjetorin e rënies heroike sot në Ferizaj është kujtuar dëshmori i parë i Zonës Operative të Nerodimes, Nazmi Ukësmajli, me këtë rast edhe është zbuluar shtatorja e tij. Në këtë ngjarje i paranishëm pos familjarëve, bashkëluftëtarëve ka qenë edhe kryeministri Haradinaj. “Në 21 vjetorin e rënies së tij, përkujtojmë …

Më shumë...

Ministrja Hoxha, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad

Ministrja Hoxha, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad. Me këtë rast ajo ka vlerësuar angazhimin e ambasadorit për thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen e gjithanshme të Norvegjisë për proceset integruese. “Marrëdhëniet tona kanë qenë dhe janë shembullore dhe kësaj …

Më shumë...

Haradinaj: Është e papranueshme që maturantët e këtyre vendeve të mbesin pa u regjistruar në fakultete

Haradinaj: Dorëheqja ime dëshmoi se demokracia është stabile dhe se në kohë krizash, vendimmarrja i kthehet sovranit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas takimit që pati me një delegacion nga Britania e Madhe ka dal në një konferencë për media me ç’rast është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. Duke komentuar  deklaratat e kryetarit francez Emmanuel Macron gjatë vizitës në Serbi, Haradinaj tha se ajo deklaratë është në …

Më shumë...

Është hapur zyrtarisht muaji i mërgimtarëve “Ditët e Mërgatës” në Rahovec

Është hapur zyrtarisht muaji i mërgimtarëve “Ditët e Mërgatës” në Rahovec. Gjatë këtij muaji, Komuna e Rahovecit ka planifikuar aktivitete të shumta kulturore, artistike e sportive për mërgimtarët dhe qytetarët e Komunës së Rahovecit! Synimi i komunës së Rahovecit është që mërgimtarët të kalojnë sa më mirë gjatë qëndrimit të …

Më shumë...

Demokracia Studentore kërkon nga kryeministri Haradinaj që të mos ndërhyjë në punën profesionale të KShC-së

Demokracia Studentore kërkon nga kryeministri Haradinaj që të mos ndërhyjë në punën profesionale të KShC-së

Demokracia Studentore ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të mos ndërhyjë në punën profesionale të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, pasi që programet të cilat janë hapur në universitetet e mbyllura nuk i kanë plotësuar kriteret dhe kanë qenë në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë. Sipas kësaj organizate, …

Më shumë...

Filloi asfaltimi i segmentit të pestë të rrugës Besi-Podujevë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton publikun e gjerë se të hënën ka filluar asfaltimi i segmentit të pestë të rrugës Besi-Podujevë, i gjatë mbi 4.2 kilometra dhe është pjesë e projektit “Zgjerimi i rrugës Nacionale N25, rreth rrotullimi Besi-Podujevë”. MIT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për shkak të pengesave që …

Më shumë...

Inspektorati: Të gjitha produktet në tregun e Malishevës, të sigurta për konsum

Inspektorati i Komunës së Malishevës, i informon të gjithë qytetarët se produktet në të gjitha marketet dhe dyqanet, janë të sigurta për konsum. Këtë informim, inspektorati komunal, e ka bërë pas inspektimit të të gjitha marketeve në territorin e Komunës së Malishevës, me qëllim të inspektimit për afatin e skadimit …

Më shumë...

Mbahet takimi i Këshillit Komunal për siguri në Bashkësi në Komunën e Junikut

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Junikut, ku u diskutua për gjendjen e sigurisë komunale dhe rritjen e fluksit të aktivitetit si nga diaspora ashtu edhe nga turistët vendor dhe ndërkombëtar. Komandanti i stacionit policor në Junik, Syla raportoj para kryetarit …

Më shumë...