Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu me bashkëpunëtor, kanë përuruar nënkalimin tek Plus Marketi, për t’i dhënë Ferizajt dhe ferizajasve edhe një vepër kapitale të infrastrukturës rrugore, nyjë që i jep frymë trafikut në qendër e padyshim një art i projektimit dhe realizimit, punuar me dashuri e përkushtim për …
Më shumë...Monthly Archives: May 2021
Të gjitha shkollat e komunës së Deçanit janë furnizuar me dezinfektues
Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe në bashkëpunim me shefin e Shtabit Emergjent Komunal Izet Zenuni dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit, janë furnizuar të gjitha shkollat e komunës së Deçanit me dezinfektues për dezinfektim të hapësirave të brendshme shkollore, rroba mbrojtëse, maska, doreza, pompa etj. …
Më shumë...Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e pret në takim ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga Lutfi Haziri dhe Avdullah Hoti është pritur nga zëvendës ndihmës sekretarin amerikan, Matthew Palmer dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. “Abdixhiku e falënderoi Palmer për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të …
Më shumë...Komuna e Rahovecit po përgatitet për debatet publike që do të mbahen për prezantimin e draftit të parë të Hartës Zonale
Komuna e Rahovecit është duke u përgatitur për debatet publike që do të mbahen për prezantimin e draftit të parë të Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit, që përbën një hap të rëndësishëm për planifikimin dhe rregullimin e kushteve për zhvillim hapësinor. Përmes zonimit do të mundësohet që komunae Rahovecit …
Më shumë...Nis Turneu tradicional në futboll “Kenan Halimi”, në Skifteraj të Vitisë
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka hapur Turneun tradicional në futboll të vogël, në Skifteraj, i cili i kushtohet dëshmorit të kombit, nga ky fshat, Kenan Halimi. Kryetari Haliti, ka përgëzuar Këshillin e Fshatit dhe organizatorët, që përmes kësaj ngjarje sportive, dedikuar Kenan Halimit, po nderohet dhe përkujtohet …
Më shumë...Më 9 qershor 2021 mblidhet Kuvendi i Shqipërisë për shkarkimin e kryetarit të shtetit, Ilir Meta
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet më 9 qershor, për shkarkimin e kryetarit, Ilir Meta. Vendimi u mor sot nga Konferenca e Kryetarëve, e cila caktoi datën për mbajtjen e seancës plenare për votimin e raportit të Komisionit Hetimor. Më 28 maj, Komisioni Hetimor parlamentar miratoi raportin për shkarkimin e …
Më shumë...AKK reagon lidhur me përplasjen verbale në mes ministres Haxhiu dhe kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me përplasjen verbale në mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Në reagimin e AKK-së u theksua se është shqetësuese gjuha kërcënuese e ministres Haxhiu ndaj kryetarit Tahiri. “Sigurojmë znj. Haxhiu që secili Kryetar i …
Më shumë...Ish-kryekuvendari, Kadri Veseli, i cili ndodhet në burgun e Hagës sot ka mbushur 54 vjet
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka ditëlindjen. Ai ka mbushur sot 54 vjet. Kjo është ditëlindja e parë që ai po e kalon në Hagë, pas arrestimit nga Gjykata Speciale në vitin e kaluar. Veseli ka lindur më 31 maj 1967 në fshatin Broboniq …
Më shumë...Rasim Selmanaj: Xhemajl Fetahaj me gjithë madheshtinë e tij prej një atdhetari e luftëtari që s’e ndali luftën për liri
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj e ka kujtuar heroin e kombit Xhemajl Fetahaj në 22 vjetorin e rëniës heroike të tij. “Sa herë vjen 31 maji, na shfaqet heroi Xhemajl Fetahaj me gjithë madheshtinë e tij prej një atdhetari e luftëtari që …
Më shumë...Disa OJQ organizojnë një aksion lidhur me ngacmimet seksuale në universitete
OJQ-të: Qendra për Art dhe Komunitet (Artpolis), Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsimim (ORCA) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe përfaqësues tjerë nga shoqëria civile, organizojnë një aksion simbolik me rastin e miratimit të rregullores së parë brenda Universitetit të Prishtinës. …
Më shumë...Besa Fetahaj: TAKIMI YNË I PARË NË LIRI
TAKIMI YNË I PARË NË LIRI Me varrin, e barin e tënd të njomë Me fushat e malet, arome baroti Që ti i z’gjodhët për betejë Erdha e i takova lisat që krenarë preknin qiellin e kaltër E ty bashkë me shokët roje me degë të përkulura gjer në dhe …
Më shumë...Më 9 qershor mbahet konferenca përgatitore për gjykim e ish-eprorit të UÇK-së nga Llapi, Salih Mustafa
Më 9 qershor do të mbahet konferenca përgatitore për gjykim në rastin e Salih Mustafës, njëri nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llap. Konferenca pritet të filloj në orën 09:30. Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës. Konferencë …
Më shumë...Me rastin e “Ditës Botërore Pa Duhan”, Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim u ka dërguar letër krerëve të institucioneve të vendit
Me rastin e “Ditës Botërore Pa Duhan”, Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim u ka dërguar letër krerëve të institucioneve të vendit E nderuara Presidente znj. Vjosa Osmani-Sadriu, I nderuar Kryeministër z. Albin Kurti, Të respektuara Institucione të Republikës së Kosovës, Sot, me 31 maj, në mbarë botën shënohet Dita …
Më shumë...Me rastin e Ditës së Fëmijëve, ETEA organizon premierën e 4 filmave të metrazhit të shkurtër
Me rastin e Ditës së Fëmijëve, 01.06.2021 (e martë), filluar nga ora 20:00 në Kino Armata, me mbështetjen e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, ETEA organizon premierën e 4 filmave të metrazhit të shkurtër, përmes së cilëve trajtohen ngacmimet dhe konfliktet brenda institucioneve edukativo-arsimore në Kosovë. Filmi: CIKLIK Regjia: Doki …
Më shumë...IKSHPK organizon sot aktivitete të shumta me porosi dhe këshilla për parandalimin e konsumimit të duhanit
Më 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët organizojnë Ditën botërore pa duhan. “Zotohu dhe ndërpreje duhanin” për çdo 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët global organizojnë Ditën Botërore pa Duhan, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell pirja e duhanit. Në shënimin …
Më shumë...Ali Adem Ajeti (1957 – 1989), atdhetar, revolucionar, frymëzues i brezave çlirimtarë
Në mesin e rinisë militante të viteve 80, një vend të rëndësishëm zë edhe veprimtaria e atdhetarit dhe luftëtarit të mirënjohur Ali Ajeti, i cili me disa bashkëveprimtarë kishte krijuar njësitin gueril, që më vonë do të quhej “Çeta e Llapit”. Pas aksionit të suksesshëm të rinisë revolucionare, në Besi të Prishtinës, …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
