Monthly Archives: July 2021

Komuna e Rahovecit ka filluar mbajtjen e dëgjimeve publike për buxhetin e vitit 2022 dhe KAB-in për vitet 2022-2024

Nga data 06/07/2021, komuna e Rahovecit përkatësisht Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), i udhëhequr nga Afrim Dina dhe në prani të anëtarëve të tjerë, ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve publike për buxhetin e vitit 2022 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitet 2022-2024. Të pranishëm në dëgjim buxhetore …

Më shumë...

Fazli Veseli, babai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, varroset sot në Broboniq të Mitrovicës

Fazli Veseli, babai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, varroset sot në në Broboniq të Mitrovicës

Babai i Kadri Veselit ndërroi jetë sot në moshën 94 vjeçare. I ndjeri do të varroset sot në ora 19:00 në vendlindjen e tij, Broboniq të Mitrovicës. Këtë e konfirmoi njëri prej familjarëve të afërt të Kadri Veselit. “Të dashur familjarë e miq, Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Bacën Fazli do ta kujtojmë si një burrë të urtë e bujar, që rrjedhë nga një familje atdhetare

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Veseli për humbjen e Fazli Veselit, babait të ish-kryetarit të PDK-së, Ai thotë se ‘Bacën Fazli do ta kujtojmë si një burrë të urtë e bujar, që rrjedhë nga një familje atdhetare, që në çdo periudhë të rëndësishme për vendin, …

Më shumë...

Pastrohen një deponi ilegale e mbeturinave në mes të fshatit Rastavicë dhe Prejlep

Në mes të fshatit Rastavicë dhe Prejlep të komunës së Deçanit ditë më parë ishte një deponi ilegale  e mbeturinave e cila ishte aq e madhe sa që kushte bllokuar edhe rrugën alternative që lidhë këto dy lokalitete. Mirëpo duke ju falënderuar kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj kjo …

Më shumë...

MPB kërkon nga qytetarët që të tregohen të kujdesshëm e vigjilent dhe t’u shmangen shkaktimit të zjarrëve

Zjarret

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund …

Më shumë...

Komuna e Vitisë ka mbajtur dy diskutimet publike lidhur me PZHK-në

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ajet Sallahu kanë vazhduar që bashkërisht me përfaqësues të UBT-së të vizitojnë qytetarët e komunës së Vitisë në lokalitetet e tyre për të marrë mendimet e tyre rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të komunës …

Më shumë...

Njoftim për dëgjim publik për buxhetin e vitit 2022 dhe KAB-in 2022-2024 me banor të fshatit Hoçë e Madhe dhe Rininë e komunës së Rahovecit

Njoftohen banorët e fshatit Hoçë e Madhe dhe Rinia e komunës së Rahovecit se me 14/07/2021, do të mbahet dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2022 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Rahovecit për vitet 2022-2024. Dëgjimi publik me banorët të fshatit Hoçë e Madhe, do …

Më shumë...

Vazhdon pastrimi i hapësirave publike në komunën e Junikut

Komuna e Junikut në vazhdën e aktiviteteve “Për Junikun e Pastër dhe Ekologjik” ka pastruar hapësirat publike gjelbëruese si dhe hamulloret përgjatë rrugëve. Komuna e Junikut në bashkëpunim me qytetarët vazhdojnë të mbeten të angazhuar në objektiven e përbashkët për qytetin që duan.

Më shumë...

Wesley Clark: Njerëzit e Kosovës janë shembull i madh për botën për punë dhe vendosmëri

Wesley Clark: Njerëzit e Kosovës janë shembull i madh për botën për punë dhe vendosmëri

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark është shprehur i lumtur që po qëndron për vizitë në Kosovë. Në një konferencë për medien, ai është shprehur i impresionuar me zhvillimet në Kosovë. Sipas tij, populli i Kosovës është shembull i mirë për botën. “Jam …

Më shumë...

Abelard Tahiri shpreh ngushëllime në emër të grupit parlamentar të PDK-së, për vdekjen e Fazli Veselit

Abelard Tahiri

Pas një sëmundje e të gjatë sot ka ndërruar jetë babai i ish-krye parlamentarit Kadri Veseli, i cili ndodhet në burgun e Sheveningenit, në Hagë. Me këtë rast shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës shprehu ngushëllime për vdekjen Fazli Veselit, babait …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të babait të bashkëthemeluesit të UÇK-së, Kadri Veselit

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ka kujtuar babanë Kadri Veselit. Haradinaj ka thënë se ka qenë pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. “Baca Fazli …

Më shumë...

Agim Bahtiri, milioneri i Mitrovicës, merr rreth 350 mijë euro paga vjetore me familjen e tij, aq sa marrin 2000 veteranë

Lajme për orën 12:00 --- 07.07.2021 Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark është pritur me nderime të larta ushtarake nga ushtarët e FSK-së. Pas takimit, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe gjeneral Clark, do të mbajnë konferencë për medie,. Clark gjatë ditës do të takohet edhe me e ministren e Punëve të Jashtme zonjën Donika Gërvalla-Shvarc; me kryeministrin Kurti, kryetaren Osmani dhe kryekuvendarin Konjufca. Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e regjistrimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Në mesin e zyrtarëve që i është publikuar pasuria është edhe Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, deputeti i Vetëvendosjes. Fillimisht ka paraqitur edhe një tokë bujqësorë në vlerë 60 mijë euro, derisa posedon edhe tri shtëpi të cilat bashkë kushtojnë mbi 1 milion e 300 mijë euro. Të gjitha këto prona, Bahtiri i ka deklaruar në pronësi të përbashkët. Në bazë të deklarimit, Agim Bahtiri posedon pasuri milionëshe. Vetëm një pasuri e paluajtshme, e deklaruar si tokë bujqësore, me mbi 17 hektarë, ka vlerë 6 milionë e 200 mijë euro. Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 18 mijë euro, derisa fëmijët e tij kanë të hyra vjetore në vlerë 336 mijë euro. Ky kryetari i Mitrovicës së Jugut, tani deputetë i Vetëvendosjes, gjatë kohës së luftës së UÇK-së në Kosovës e ka majmur kapitalin, ndërsa pas luftës e ka shumëfishuar. Pagat vjetore që merr Agim Bahtiri tok me familjen e tij, sipas deklarimit publik dhe që arrijnë 350 mijë euro në vit, janë përafërsisht sa pagat vjetore të rreth 2000 veteranëve, në mesin e tyre edhe ata që kanë lënë gjymtyrët në luftë për çlirimin e Kosovës. Sot pritet të zhvillohet takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky takim nuk do të jetë i nivelit të lartë politik por në të do të marrin pjesë nga Kosova zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi dhe nga pala serbe do të jetë i udhëhequr nga Petar Petkoviq. Takimi sotëm mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve, do të jetë i pari, prej takimit që zhvilluan më 15 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Më herët, takime të tilla quheshin takime të nivelit teknik, por tani në BE pohojnë se të gjitha takimet janë të karakterit politik. “Gjithçka në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është thellësisht politike, asgjë nuk është teknike”, shkroi në Twitter. Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot ku në mesin e shumë pikave është edhe debati parlamentar për marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington. Debat ky që po bëhet me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që u mbajt javën që lamë pas, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi derisa tregoi për kërkesën e LDK-së, ai shtoi edhe atë se në këtë debat pret që të jetë edhe kryeministri Albin Kurti me që aty është edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, ky i fundit tashmë si deputet i LDK-së. Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se kjo qeveri e ka lejuar gjuhën fyese ndaj UÇK-së, duke mos reaguar ndaj deklaratava të ndryshme. “Kjo qeveri ka qenë në një vijë me ata që e denigruan UÇK-në dhe kjo është turp”, ka thënë Tahiri. Ai ka thënë se mjafton një angazhim i Qeverisë së Kosovës që në çdo vend të botës të tregohet për veprimet e Aleksandër Vuçiq. Bekim Haxhiu, ka folur në Kuvendin e Kosovës për vaksinat që janë pranuar si donacion nga shteti i Norvegjisë për Kosovën. Ai ka thënë se pranimi i këtyre donacioneve është në kundërshtim me Ligjin për furnizimin me pajisjet medicionale, duke thënë se afati i skadimit të tyre është më së shumti 6 muaj. Haxhiu ka ftuar qytetarët që të kontrollojnë afatin e vaksinave para se të pranojnë që të vaksinohen. Deputeti i PDK-së ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk duhet të rrezikojë më shumë shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Babai i ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, Fazli Veseli ka vdekur mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi. “Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli, Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ka kujtuar babanë Kadri Veselit. Haradinaj ka thënë se ka qenë pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. “Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida. Vdekjet nuk janë të lehta, pavarësisht moshës, por vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura”, ka shkruar Haradinaj në një postim. Kryetari amerikan Joe Biden paralajmëroi të martën se miliona amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe të pambrojtur dhe për pasojë komunitetet e tyre janë në rrezik. Në thirrjen e tij më të fundit televizive për njerëzit që të vaksinohen kundër COVID-19, ai tha se varianti Delta i virusit, i cili është më i transmetueshëm dhe më i rrezikshëm, është përgjegjës për gjysmën e rasteve në shumë pjesë të vendit. Dhjetë shtete amerikane po përjetojnë një rritje të rasteve të koronavirusit, Në veçanti, shtetet Kansas dhe Misuri po raportojnë rritje dyshifrore të përqindjes së infeksioneve për shkak të variantit delta. Biden njoftoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara parashikohet të arrijnë në 160 milionë amerikanë plotësisht të vaksinuar deri në fund të kësaj jave. Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta shumëvjeçare pasi prodhuesit e OPEC + u përplasën rreth planeve për të rritur furnizimin për të përmbushur rritjen e kërkesës globale. Çmimet u rriten pas mosmarrëveshjeve për të rritur prodhimin përballë rritjes së kërkesës globale. Nafta e papërpunuar Brent arriti një çmimin më të lartë prej 77.84 Dollarë, një nivel që nuk është parë që nga Tetori 2018. OPEC+ përfundoi bisedimet pa një marrëveshje për të rritur prodhimin përballë rritjes së kërkesës globale. Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të ecin së bashku me rritjen e prodhimit por refuzuan një propozim të veçantë për të zgjatur kufirin deri në fund të 2022.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e regjistrimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Në mesin e zyrtarëve që i është publikuar pasuria është edhe Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, deputeti i Vetëvendosjes. Fillimisht ka paraqitur edhe një tokë bujqësorë në vlerë 60 mijë euro, derisa posedon edhe tri …

Më shumë...

Ndahet nga jeta Fazli Veseli, babai i ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli

Ndahet nga jeta Fazli Veseli, babai i ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli

Babai i ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, Fazli Veseli ka vdekur mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi. “Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli, Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi.

Më shumë...

Osman Osmani: Kryetarja, Vjosa Osmani lavdëron Betejën e Loxhës, për të cilën thotë se ka udhëhequr, Tahir Zemaj

Osman Osmani

Në një publikim nga zyra e Presidencës është përkujtuar 23-vjetori i Betejës së Loxhës, ku kryetarja, Vjosa Osmani shpalos “meritat” e komandant Tahir Zemajt, i cili kishte dezertuar luftën në Dukagjin, kishte ikur nga vendi dhe në mërgatë kishte krijuar Brigadën Mërgimi. Lidhur me këtë publikim ka reaguar veprimtari Osman …

Më shumë...

Dritan Abazoviq: Këto janë raportet e mia me Albin Kurtin e Edi Ramën

Dritan Abazoviq

Shqipëria duhet të jetë më e pranishme dhe të interesohet më shumë për çështjet e shqiptarëve në Mal të Zi. Kjo është kritika që ka zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç për vendin tonë, ndërsa shton se, megjithatë, së fundmi ka parë një ndryshim të situatës për mirë. Në …

Më shumë...

Petrit Dibrani: Albin në ty, qytetarët kanë pasur shumë besim dhe shpresë, por ajo po vritet për çdo ditë

Petrit Dibrani

Albin! Të gjithë të ashtuquajtur politikan në Kosovë, edhe ju personalisht, gjatë fushatave zgjedhore, kanë  gënjyer. Po bre Albin në ty, qytetarët kanë pasur shumë besim dhe shpresë! Albin, shpresa po vritet çdo ditë. Nga paraardhësit e tu u premtuan, dyqind mijë vende pune, ishte më shumë se rrenë, ishte …

Më shumë...