Pse heshtin e nuk ndërmarrin asgjë Kosova e Shqipëria! Në se para disa viteve u dashtë të përballemi, me shpifësin ma te madh te kohës Dick Marty! Sot vet dekonspirohet se paska qenë, i dirigjuar i shtyrë dhe i angazhuar nga Serbia dhe serbo-sllavet e Ruso filet Evropian! Tani i …
Më shumë...Yearly Archives: 2022
Në gjykimin kundër Salih Mustafës, sot në Hagë u mor në pyetje dëshmitari i dhjetë i mbrojtjes, Shaqir Rrahimi
Sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, në lëndën e pretenduar penale kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa u mor në pyetje dëshmitari i dhjetë i mbrojtjes, Shaqir Rrahimi. Ai ka shpjeguar se derisa ishin duke i transportuar të plagosurit, Nuredin Ibishi dhe Kapllan Parduzi nga Koliqi për …
Më shumë...Në 23 vjetorin e përjetësimit në altarin e atdheut, sot u përkujtuan vëllezërit dëshmorë: Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaçica
Sot, në 23 vjetorin e përjetësimit në altarin e atdheut janë përkujtuar Vëllezërit Dëshmorë: Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaçica, tek varrezat e Dëshmorëve, në Shkabaj ish Gllanasellë. Po ashtu nderime janë bërë edhe në vend rënien e tyre. Të pranishëm ishin familjarë të dëshmorëve e martirëve të kombit. Me lot …
Më shumë...KAKRS në Viti në mbledhjen e parë zgjodhi për kryesues të tij Musli Neziri
Në Viti është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Kulturë, Rini dhe Sport. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi i cili ju urojë punë të mbarë këtij komiteti të ri që sapo ka filluar punën. Gjatë këtij takimi …
Më shumë...Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto apo 264 euro bruto
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto apo 264 euro bruto. Me këtë vendim do të bëhet ora e punës në vlerë 1 pikë 5 euro. Në arsyetim të propozimit, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se …
Më shumë...Gjykata Themelore në Pejë, ka liruar nga akuzat ish-kryetarin e Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 35 të pandehur të tjerë
Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar aktgjykimin lirues kundër ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 35 të pandehurve tjerë, të cilët akuzoheshin për korrupsion me tenderë në Komunën e Gjilanit në bashkëpunim me operatorët ekonomikë. Aktgjykimi u shpall sot nga gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj, raporton “Betimi për Drejtësi“. Sipas …
Më shumë...Amerika mbështet me forcë Reformën në Drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë reagoi pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut. Në një postim në Twitter, Ambasada thotë se, Amerika mbështet me forcë Reformën në Drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Amerikanët janë të përkushtuara për të …
Më shumë...Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 23 raste të reja, janë shëruar 18 të infektuar
Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 880 testime sa janë bërë në nivel vendi, 23 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka …
Më shumë...Në fshatin Kodrali, bëhet rregullimi i varrezave të dëshmorëve të kombit, Skënder e Agron Ferizaj, si dhe veteranit të arsimit Haxhi Ferizaj
Për të nderuar luftën çlirimtare për atdhe, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ishte në fshatin Kodrali, me rastin e rregullimit të varrezave të dëshmorëve të kombit, Skënder e Agron Ferizaj, si dhe veteranit të arsimit Haxhi Ferizaj. Lavdi gjakut të dëshmorëve dhe të rënëve për atdhe!
Më shumë...23 vjet më parë në një betejë të përgjakshme me armikun, ranë dëshmorë Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe
23 vjet më parë në një betejë të përgjakshme me armikun, ranë dëshmorë Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe. Dy luftëtarët e dëshmuar në beteja të shumta të luftës sonë çlirimtare, u përjetësuan me sakrificën e tyre sublime për atdhe dhe liri. Kryetari i komunës së Rahovecit …
Më shumë...Kryetari Haliti priti në takim Baier nga Brigada e Zjarrfikësve të qytetit Bischofshofen i Austrisë
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim inxhinierin e Teknologjisë dhe Mbrojtjes nga zjarri dhe menaxher i sigurisë Ronny Baier nga Brigada e Zjarrfikësve të qytetit Bischofshofen nga Austria me bashkëshorten e tij. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, e ka falënderuar z. Baier për donacionin që …
Më shumë...PDK: ZRRE duhet ta zbatojë vendimin e Gjykatës për pezullimin e rritjes së çmimit të energjisë, ose kryen vepër penale
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar kundër qëndrimeve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për moszbatimin e vendimit Gjykatës Themelore për pezullimin e tarifave të shtrenjtuara të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës. PDK-ja e ka marrë me shqetësim jashtëzakonisht të madh këtë vendimin të ZRRE-së …
Më shumë...Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar qeverinë Kurti për kapje të institucioneve të drejtësisë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar qeverinë Kurti për kapje të institucioneve të drejtësisë. Zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi, ka thënë se nismat legjislative të qeverisë aktuale kanë një qëllim, sigurimin e kontrollit politik mbi të gjitha institucionet, përfshirë edhe atyre të pavarura. Madje ajo e ka shprehur si …
Më shumë...Ganimete Musliu: Mbledhjen e cila paraparë të mbahej me AKI-në, e ka bojkotuar Lëvizja Vetëvendosje
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, bëri të ditur se ka thirrur në një mbledhje urgjente kreun e AKI-së, Petrit Ajetin. Ajo tha para gazetarëve se mbledhjen e paraparë të mbahej sot në orën 09:00, e ka bojkotuar Lëvizja Vetëvendosje. Unë shfrytëzova rastin …
Më shumë...DASH: Kryetarja, Vjosa Osmani, shkarkoi padrejtësisht kryetaren e komisionit zgjedhor, Valdete Daka, më 14 qershor 2021
Në raportin e Departamentit Amerikan për Kosovën është përmendur shkarkimi i Valdete Dakaj nga presidentja Vjosa Osmani, si dhe kritikat e hapura ndaj saj para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021. Shkarkimi kishte ndodhur më 14 qershor, ndërsa 11 organizata civile e cilësuan atë si shkarkim politik. Të gjitha këto zhvillime …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Vetëvendosja ka sulmuar pjesëtarët e UÇK-së, për të fituar përkrahjen e LDK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur përsëri për listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se Qeveria Kurti duhet gjithsesi t’i përfshijnë pensionet e veteranëve së bashku me pagën minimale, pasi janë të obliguar ligjërisht. Ai ka deklaruar se pjesëtarët e …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
