Grupi i Grave në Lipjan, organizon ceremoninë e vendosjes së “Këndit të Kurajës” në objektin e komunës në Lipjan, i cili ka për qëllim promovimin e të drejtave të grave, iniciativë kjo e mbështetur nga zyra e Kryetarit të Komunës së Lipjanit. Organizimi do të mbahet me datën 8 mars …
Më shumë...Monthly Archives: March 2023
Përfundoi mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, e dyta për këtë vit
Udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit, Defrim Kafexhiu, u mbajt seanca e dytë e rregullt për vitin 2023. Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Nënkryetari Iska, drejtorët e drejtorive komunale, mediat që monitorojnë seancën, përfaqësuesit e …
Më shumë...Vitia pritet të bëhet me çerdhen e tretë publike
Në fshatin Drobesh të Vitisë, kanë filluar punimet për shndërrimin e objektit të vjetër të ish- shkollës në çerdhe publike. Me këtë rast në përurimin e fillimit të punimeve i pranishëm ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit ne Viti Arta Ajeti, si …
Më shumë...Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, u bisedua për bashkëpunimin institucional në interes të qytetarëve
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim një delegacion nga Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Viti, në krye me kryeimamin Xhevdet Ismaili. Në këtë takim është bashkëbiseduar për bashkëpunimin e komunës së Vitisë me këtë institucion fetar në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë. …
Më shumë...Në Malishevë u mbajt trajnimi ”Sensibilizimi i grave për mundësitë e përfitimit nga programet për bujqësi”
Trajnimin e grave fermere malishevase, me temën ”Sensibilizimi i grave për mundësitë e përfitimit nga programet për bujqësi” e organizoi, zyrtarja për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi, e të pranishëm ishin, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, shefja e kabinetit, Blerta Krasniqi, drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë …
Më shumë...Faton Klinaku: Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka bërë edhe një Skandal dhe poshtërsi të radhës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, publikimin e emrave nga Specialja të viktimave që pretendohet se janë vrarë dhe zhdukur në rastin Thaçi dhe të tjerët, e ka quajtur skandal dhe poshtërsi të radhës. Zyra e Prokurorit ka …
Më shumë...Visar Ymeri: Albin Kurti është votuar për qëndrimin e tij krejt ndryshe ndaj dialogut, qëndrim të cilin e ka shkelur me të dyja këmbët
Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti, ka shkelur parimet e tij me të dyja këmbët. Ai në TV Dukagjini, ka thënë se votat drejtuar Kurtit, kishin të bënin me qëndrimin e tij karshi dialogut me Serbinë, qëndrime të cilat i ka shkelur. Sipas mendimit tim, …
Më shumë...Lëvizja për Bashkim: Propozimi evropian është një marrëveshje që e largon edhe më tepër zgjidhjen e çështjes së Kosovës
Duke folur për propozimin evropian, të cilin e ka pranuar kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Serbisë, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka deklaruar se pas zyrtarizimit të të ashtuquajturit plan franko-gjerman, opinioni publik pati mundësi që ta shohë përmbajtjen e plotë dhe zyrtare të këtij propozimi. Në …
Më shumë...Hykmete Bajrami: Ministrat e Albin Kurtit i kanë marrë pagat e shkurtit rreth 400 euro më të larta, në krahasim me muajin janar
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar në lidhje me pagat të cilat dje i kanë marrë zyrtarët shtetërorë pas miratimit të Ligjit të Pagave. ka thënë se ministrave të qeverisë Kurti dje u kanë dalë pagat për rreth 400 euro më të larta, …
Më shumë...Prokuroria e Gjykatës Speciale ka publikuar disa nga emrat e personave që pretendohet se janë vrarë nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë luftës
Prokuroria e Gjykatës Speciale, duke u bazuar në publikimet e Ministrisë së Drejtësisë së kohës së regjimit të Millosheviqit, ka publikuar disa nga emrat që pretendohet se janë vrarë nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës, pa specifikuar vrasësit e mundshëm, pa emrat e mbiemrat e tyre. Për …
Më shumë...PDK: Kryeministri Kurti hoqi dorë nga qëndrimet dhe kushtet e tij para interesave personale dhe ambicieve për të qëndruar në pushtet
Partia Demokratike e Kosovës e cilëson si mundësi të humbur për Republikën e Kosovës pranimin e propozimit evropian nga ana e Kryeministrit Kurti, i cili dokument është i pamjaftueshëm për arritjen e qëllimeve shtetërore të vendit tonë. Përmes pranimit të propozimit evropian, fatkeqësisht, ndodhi ajo që PDK kishte paralajmëruar disa …
Më shumë...Hapet ekspozita ”Studime të vizatimit analitik dhe pikturës”
Me 2 mars 2023 duke filluar në orën 17 00, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, do të hapet ekspozita e maturantës preshevare Mjellma Ramadani me ideator, kurator profesor Shqiprim Fejzullahu. Ekspoizita do të qëndroj e hapur deri më 6 mars 2023.
Më shumë...Në Greqi është shkaktuar njëri prej aksidenteve më të mëdha hekurudhore në historinë e saj
Një tren me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit, pranë Larisës. Me këtë rast 36 udhëtarë kanë vdekur dhe 85 janë lënduar, 25 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Ndërsa, 270 të tjerë janë transportuar me autobusë në Selanik. Përplasja ka ndodhur pak …
Më shumë...Ariana Musliu-Shoshi: Kryeministri Albin Kurti ka protestuar dhunshëm kundër Asociacionit, negociatorët i ka quajtur tradhtarë
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se që nga dita e parë kur kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka dalë në fushatë dhe ka kërkuar votë nga qytetarët, në vazhdimësi marrëveshjet i ka konsideruar të dëmshme. Dihet kauza e tij deri sa ka qenë opozitar, Ai e ka protestuar …
Më shumë...Vuçiq: shqiptarët nuk do të binden me një status të autonomisë brenda Serbisë, pasi 99.99 për qind e tyre janë për pavarësinë e Kosovës
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për RTS-në, duke folur për planin franko-gjerman, ka zbuluar detaje të procesit dhe takimit të së hënës në Bruksel. Sipas tij plani i dorëzuar nga presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë ka qenë dokument i panegocieshëm, “merre ose lëre”. Serbia është …
Më shumë...Shoqata “Gratë e Dëshmorëve”, në Prizren organizon programin artistik për nderē te Festave të Marsit!
Shoqata “Gratë e Dëshmorëve”, në Prizren organizon programin artistik që do mbahet për nderē te Festave të Marsit! Në këtë manifestim do marrin pjesë edhe shumë poet që do të nderojnë gjakun e derdhur për LIRI! Lavdi të gjithë atyre që na sollen lirinë, shkruhet pos tjerash në ftesën e …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
