Me rastin e 50 vjetorit të themelimit të Departatmentit të Orientalistikes, me 23 maj 2023 duke filluar në orën 10 në sallën “ Idriz Ajeti”, Fakulteti i Filologjisë, organizohet tryeza shkencore me temë: “50 vjet studime orientale në Universitetin e Prishtinës”.
Më shumë...Monthly Archives: May 2023
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ka vazhduar procesi gjyqësor kundër krerëve të luftë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ka vazhduar procesi gjyqësor kundër krerëve të luftë së UÇK-së. Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra e ballafaqoi dëshmitarin me disa deklarata në të kaluarën, në të cilën ai ia lë fajin përkthimit, për pasaktësi. Ajo e ka pyetur dëshmitarin lidhur me disa dëshmi …
Më shumë...Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Masakrën e Dubravës, në 24-vjetorin e saj
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Masakrën e Dubravës në 24-vjetorin e saj. Ai ka thënë se ato ditë maji të vitit 1999 Serbia kishte kryer krimin më mizor ndaj shqiptarëve. “Për disa ditë me radhë, nga 19 deri më 22 maj 1999, ndodhi një ndër masakrat më makabre …
Më shumë...Shqipëria mirëpret sot për të dytën herë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë
Shqipëria mirëpret sot për të dytën herë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me këtë rast ka ftuar qytetarët të gjithë t’i bashkohen sot ngjarjes …
Më shumë...Olta Xhaçka merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Të Shqipërisë, Olta Xhaçka merr pjesë në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE me Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Këshillit të Çështjeve me Jashtë të BE-së, në Bruksel. Në këtë takim do …
Më shumë...Sot në Bruksel, ministrat e vendeve anëtare të BE-së diskutojnë për situatën në rajonin e vendeve të Ballkanit Perëndimor
Në takimin e sotëm të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel, ministrat e vendeve anëtare do të diskutojnë për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Atyre do t’iu bashkohen edhe ministrat e Punëve të Jashtme nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas njoftimeve nga Bashkimi Evropian, …
Më shumë...Në territorin e ushtrisë së Maqedonisë, në “Krivollak”, fillon Stërvitja, “Përgjigjja e shpejtë” e cila do të zgjasë deri më 2 qershor 2023
Sot në territorin e ushtrisë së Maqedonisë, në “Krivollak”, fillon Stërvitja, “Përgjigjja e shpejtë” e cila do të zgjasë deri më 2 qershor 2023. Stërvitja “Përgjigjja e shpejtë”, është pjesë e stërvitjes më të madhe shumëkombëshe në Evropë këtë vit. Në këtë stërvitje të do të marrin pjesë 1850 ushtarë …
Më shumë...24 vjet më parë, më 22 maj të vitit 1999, forcat ushtarake e policore serbe masakruan popullatën civile, në qytetin e Vushtrrisë
Më 22 maj të vitit 1999 qytetarët e Vushtrrisë, kanë përjetuar një sulm barbar nga makineria vrastare e Sllobodan Millosheviqit dhe njësitë e banditit vrastar Arkan, i njohur për krime edhe në Kroaci dhe në Bosnje-hercegovinë. Atë ditë shumicën e qytetarëve shqiptarë ushtarët e policët serbë i kanë larguar me …
Më shumë...Gabriel Escobar: Ekziston rreziku i ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi
Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, konsideron se ekziston rreziku i ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi. Në një intervistë për agjencinë malazeze të lajmeve, MINA, ai tha se ky rrezik ka ekzistuar gjithmonë, madje edhe në zgjedhjet në …
Më shumë...Deputetja, Hykmete Bajrami, kritikon Qeverinë Kurti për bllokimin e 37.5 milionë eurove, mjete vetanake të komunave
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi, ka akuzuar Ministrinë e Financave që buxhetin e planifikuar me Ligj për këtë vit e ka 3.2 miliardë euro, por sot e kësaj dite i mbanë të bllokuara 37.5 milionë euro, mjete vetanake të komunave. Deputetja, …
Më shumë...Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi konsideron se mërgata e ka braktisur kryeministrin Albin Kurti
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi konsideron se mërgata e ka braktisur kryeministrin Albin Kurti. Sipas saj kjo konferencë u organizua në këtë kohë e jo verës sepse mërgata është e zhgënjyer me Qeverinë Kurti. “Diaspora të braktisi Albin! “Diaspora Flet” ishte titulli i konferencës që Germin e organizoi për 3 …
Më shumë...Qeveria lavdërohet për rritje ekonomike, por janë paratë e mërgimtarëve ato që ndihmuan rritjen
Profesori i ekonomisë, Nagip Skenderi, thotë se arsyeja se pse Kosova ka rritjen ekonomike më të lartën në rajon është “për shkak të parave të dërguara nga diaspora dhe shpenzimet që ata bëjnë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë”. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm vitin e …
Më shumë...Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, Nagip Krasniqit, drejtor i KEK-ut
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, Nagip Krasniqit, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, i cili është pezulluar nga kjo detyrë pas dyshimeve për korrupsion. Lajmin e ka konfirmuar, Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Nagip Krasniqi është arrestuar më …
Më shumë...Eduard Zaloshnja: Koalicioni BF+PD nga 730 mijë vota sa kishte marrë më 2021, ka rënë 540 mijë, PS+PSD mori 804 mijë vota
Analisti Eduard Zaloshnja, në një publikim të tij konstaton se në zgjedhjet e vitit 2021, kandidatët për deputetë të PD+LSI morën rreth 730 mijë vota të vlefshme, por kandidatët për deputetë të PS+PSD morën rreth 804 mijë vota të vlefshme. Dhe pas atyre zgjedhjeve, figurat kryesore politike të opozitës e …
Më shumë...Ramush Ahmetaj: Myrtë Rexhë Zeneli (11.10.1962 – 21.5.1998)
Sot e për mot do ta nderojmë e kujtojmë veprën heroike të Myrtë Zenelit, i cili ishte ndër prijësit e grupeve guerile të UÇK-së. Daja Myrtë, ishte dhe mbeti njëri prej komandantëve më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qysh heret na organizoj dhe kyqi në radhët e UÇK-së. …
Më shumë...Shaban Çupi: Në 24 vjetorin e masakrës serbe ndaj të burgosurve në burgun e Dubravës
Shaban Çupi: Në 24 vjetorin e masakrës serbe ndaj të burgosurve në burgun e Dubravës ( 19 – 24 maj 1999) Memoriali i ngritur në këtë burg ka skalitur emrat e 117 të burgosurve të vrarë e mbi 200 të tjerëve të plagosur. Në anën tjetër, figurojnë edhe emrat e …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
