Shaban Çupi: Në 24 vjetorin e masakrës serbe ndaj të burgosurve në burgun e Dubravës

Shaban Çupi: Në 24 vjetorin e masakrës serbe ndaj të burgosurve në burgun e Dubravës

( 19 – 24 maj 1999)

Memoriali i ngritur në këtë burg ka skalitur emrat e 117 të burgosurve të vrarë e mbi 200 të tjerëve të plagosur. Në anën tjetër,  figurojnë edhe emrat e të burgosurve që mbijetuan këtë masakër e cila nga gjykatat ndërkombëtare nuk u ndëshkua deri me sot.

Nga komuna e Hanit të Elezit u vra Suad Brava i cili ishte i mitur dhe kishte vetëm 17 vite e 3 muaj jetë.

Nga komuna e Kaçanikut u vranë:

Gafurr Luma

Mejdi Dalloshi

Danush Kurti

Tefik Raka.

Ekzekutimi i të burgosurve u bë me urdhër nga shteti serb dhe ishte i organizuar, pra ishte krim shtetëror. Të burgosurit u sollën nga burgje të ndryshme dhe brenda tri dite i futën në burgun e Dubravës ku ishte planifikuar masakra.

Të burgosurit shqiptar u ekzekutuan me armë të shtetit serb, u vranë brenda hapësirës së burgut, duke u shkelur të gjitha konventat ndërkombëtare. Vrasja e të burgosurve shqiptar, paraqet krim kundër njerzimit dhe si i tillë duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht.

Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës që në vitin 2006 ka ngritur padi me emra e mbiemra të kriminelëve që ekzekutuan të burgosurit, por kjo lëndë nuk u hap kurrë.

Familjet e Dëshmorëve, të plagosurit dhe të mbijetuarit( edhe vet i mbijetuar) shprehin revoltën e thellë ndaj gjykatave ndërkombëtare që askend nuk e dënuan për këtë krim kundër njerzimit, përkundrazi, padrejtësisht në Gjykatën e një anshme etnike, kanë vënë krerët  e UÇK- së dhe të lirisë së Kosovës.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të rënë!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …