Nagip Krasniqi

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, Nagip Krasniqit, drejtor i KEK-ut

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, Nagip Krasniqit, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, i  cili është pezulluar nga kjo detyrë pas dyshimeve për korrupsion. Lajmin e ka konfirmuar, Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Nagip Krasniqi është arrestuar më 19 prill, pas bastisjeve që janë kryer nga Njësia e Veçantë e Hetimeve, në zyrën e tij në KEK dhe dy banesat e tij dhe i njëjti u dërgua në mbajtje. Drejtori i KEK-ut  dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”. Më 20 prill, Prokuroria Speciale e Kosovës, kishte  paraqitur  kërkesë në Gjykatën Themelore, lidhur me caktimin e masës së paraburgimit ndaj Krasniqit. Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata ia kishte caktuar drejtorit të KEK-ut një muaj paraburgim.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …