Monthly Archives: July 2023

Oficeri anglez, Frensis Ladwidge, vazhdoi dëshminë e tij edhe gjatë seancës së sotme në gjykimin e krerëve të luftës së UÇK-së, në Hagë

Mbrojtja e ish-kryetarit, Thaçi i përfundon pyetjet për oficerin britanik i cili dëshmoi për dëbimet e shqiptarëve nga forcat serbe

Oficeri i Britanisë së Madhe që shërbeu në Kosovë, Frensis Ladwidge, ka vazhduar  dëshminë e tij edhe gjatë seancës së sotme  në procesin e pretenduar penal të Gjykatës Speciale kundër krerëve të luftës së UÇK-së, në Hagë. Oficeri Frensis në cilësinë e dëshmitarit të 14-të me radhë në këtë çështje …

Më shumë...

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, kërkon nga kryetarja Vjosa Osmani, të mos e dekretojë Ligjin për pagën minimale

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, kërkon nga kryetarja Vjosa Osmani, të mos e dekretojë Ligjin për pagën minimale

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, i ka bërë kërkesë kryetares Vjosa Osmani, të mos e dekretojë Ligjin për pagën minimale me vlerë prej 264 euro bruto. Kjo vlerë sipas tyre, është e pamjaftueshme dhe çështja tjetër se nuk është përfillur propozimi i 450 euro për vitin 2023 dhe 500 …

Më shumë...

‘Energjia e kursyer sot, është pasuri për të ardhmen’

Projekti CBCEcoKid ka zhvilluar një seri aktivitetesh me qëllim të promovimit të efiçiencës së energjisë në komunat partnere në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. 8 institucione arsimore publike, 4 në Ferizaj – Gjimnazi ‘Kuvendi i Arbërit’, Shkolla ‘Gjon Serreçi’, Shkolla ‘Jeronim De Rada’ dhe ‘Çerdhja ‘Ardhmëria Jonë’; si dhe …

Më shumë...

U përurua ndriçimi publik në Vrajakë, Bratotin dhe Zoqisht, në gjatësi prej 7.6 km

U përurua ndriçimi publik në Vrajakë, Bratotin dhe Zoqisht, në gjatësi prej 7.6 km, ku përfshihen 100% të rrugëve në këto fshatra. Këto vendbanime të komunës së Rahovecit do të gëzojnë edhe shumë projekte të tjera në dobi të mirëqenies së njerëzve. Ndriçimi publik, veç tjerash, rritë sigurinë e qytetarëve, …

Më shumë...

Kryetari Latifi takoi regjisorin Gjergj Mena dhe trupën e aktorëve të dramës QUO VADIS (Ku shkon?!)

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, takoi regjisorin Gjergj Mena dhe trupën e aktorëve të dramës QUO VADIS (Ku shkon?!). Rahoveci po dëshmon që ka potencial artistësh të rinj. Komuna e Rahovecit ka mbështetur këtë projekt në koordinim me organizatën “SHL Kosova”. Premiera e kësaj shfaqjeje artistike do të …

Më shumë...

Ka nisur ndërtimi i sistemit të kanalizimit në Lagjen I në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, ka inspektuar punimet që po zhvillohen në Projektin e sapo nisur në ndërtimin e sistemit të kanalizimit në Lagjen I, përkatësisht afër ndërtesave të reja në degëzimet e rrugës “17 Shkurti”. …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj vizitoi komunën e Gornja Stubica të Kroacisë

Gjatë vizitës në Kroaci të kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga këshilltari i tij Sutki Hulaj, u pritën nga kryetari i komunës së Gornja Stubica, z. Jasmin Krizmaniç, ku patën rastin të bisedojnë për shumë tema me interes për të dy qytetet. Po ashtu, kryetari Ramosaj …

Më shumë...

Deputetja britanike, Alicia Kearns thotë se nuk do të hesht nga kërcënimet që i ka bërë kryetari serb Aleksandër Vuçiq

Deputetja britanike, Alicia Kearns thotë se nuk do të hesht nga kërcënimet që i ka bërë kryetari serb Aleksandër Vuçiq

Deputetja britanike, Alicia Kearns thotë se ka pranuar kërcënime, pas deklaratës së saj, ku tregoi që Kisha Ortodokse Serbe po furnizohet me armatim nga Serbia, përmes auto-ambulancave. Në një intervistë për Radio Kosovën ajo thotë se nuk do të hesht nga kërcënimet që i ka bërë kryetari serb Aleksandër Vuçiq …

Më shumë...

Idriz Vehapi: Sot, 25 vjet të fillimit të luftës frontale në mbrojtje të qytetit të Rahovecit

Sot, 25 vjet të fillimit të luftës frontale në mbrojtje të qytetit të Rahovecit. Fshati Fortesë 25 vite më parë u bë vend i nderit e lavdisë, sepse këtu u bë luftë frontale për të penguar forcat armike që të depërtojnë në qytetiin e Rahovecit. Në këtë betejë ranë heroikisht …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Epopeja e Rahovecit, e vitit 1998, i dha mesazh të qartë armikut për vendosmërinë e shqiptarëve që të jetojnë të lirë në trojet e tyre

Epopeja e Rahovecit, e vitit 1998, i dha mesazh të qartë armikut për vendosmërinë e shqiptarëve që të jetojnë të lirë në trojet e tyre. Heroizmi i bashkëluftëtarëve në ato ditë korriku mbetet i paharruar, ashtu siç mbetën të përjetësuar emrat e tyre: Hamdi Berisha, Habib Berisha, Agim Qelaj, Gani …

Më shumë...

Smajl Latifi: 25 vjet nga rënia në krye të detyrës e dëshmorit Gëzim Hamza-PIKTORI

25 vjet nga rënia në krye të detyrës e dëshmorit Gëzim Hamza-PIKTORI Luftëtar i rryer, me përvojë ushtarake, iu bashkua luftës kroate kundër regjimit serb e për shkëputje nga Jugosllavia e mbetur, Gëzim Hamza mobilizohet me shumë shokë dhe merr pjesë në frontet e Likës e të Kordunit dhe shquhet …

Më shumë...

Gabriel Escobar, u pyet se çka mund të bëjë, që t’i kërkojë kryeministrit Kurti, ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Gabriel Escobar, raporton sot në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë për tensionet Kosovë - Serbi

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, është pyetur në Kongresin Amerikan nëse do të mund të angazhohet plotësisht që t’i kërkojë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Për këtë u interesua politikani republikan, Tom Kean, kryetar …

Më shumë...

Eliot Engel, ka shkruar se Amerika po e zbut Serbinë, andaj kërkon që administrata e z. Biden ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ish-kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Eliot Engel, në një koment të gjatë për situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, ka shkruar se Amerika po e zbut Serbinë, andaj Administrata e z.  Biden duhet  të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës. Me hezitim kam arritur …

Më shumë...

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari merr pjesë në programin e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari merr pjesë në programin e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të Gjeneral Daniel R. Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, po merr pjesë ne konferencën e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program-SPP) të Gardave Kombëtare, në Uashington DC. Programi …

Më shumë...

Ish-diplomati amerikan, Thomas Countryman, nuk pajtohet me konstatimin se Amerika ka qasje më të butë ndaj Serbisë

Ish-diplomati amerikan, Thomas Cantriman nuk pajtohet me konstatimin se Amerika ka qasje më të butë ndaj Serbisë. Duke folur për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës, ai ka deklaruar se konfirmimi i shtendosjes nuk shihet në fjalë, ose në kushtet e marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve të Kosovës dhe të komunitetit serb. Duke folur për Zërin e Amerikës, ai është shprehur se nëse nuk është fjala për një tërheqje e plotë, atëherë së paku kjo do të bëhej duke e zvogëluar numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në Veri dhe lëvizje që do të tregonin një kuptim të nevojës për pajtim politik dhe vendosjen e udhëheqjes së re legjitime në komunat në veri të Kosovës. Contryman ka theksuar se nuk pajtohet me pretendimet e palës së Kosovës se komuniteti ndërkombëtar ka një lloj qasje më të butë ndaj Serbisë, për ta distancuar atë nga Rusia. Brukseli dhe Uashingtoni po provojnë të zgjidhin çështjet e hapura në rajon. Një gjë e tillë nënkupton aplikimin e diplomacisë së qetë, ndonjëherë shumë të zëshme dhe të pa ekuivokë. Unë e kuptoj një perceptim të tillë të realitetit, por ata që e bëjnë këtë, nuk i kuptojnë arsyet që mund çojnë në një qasje të tillë, ka thënë Countryman.

Ish-diplomati amerikan, Thomas Cantriman nuk pajtohet me konstatimin se Amerika ka qasje më të butë ndaj Serbisë.  Duke folur për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës, ai ka deklaruar se konfirmimi i shtendosjes nuk shihet në fjalë, ose në kushtet e marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve të Kosovës …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Kosova nuk duhet të vuajë masat kufizuese të BE-së për gabimet e qeverisë aktuale, e cila nuk pasqyron vullnetin e popullit

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka folur lidhur me vizitën e tij, që pati në Paris dhe në Bruksel. Krasniqi ka treguar se në Bruksel është takuar me emisarin, Mirosllav Lajçak ku kanë shkëmbyer mendime për gjendjen aktuale në Kosovë, duke theksuar nevojën për shtendosjen  e  situatës …

Më shumë...