Monthly Archives: March 2024

Bashkim Ramosaj:  Ka ndërruar jetë luftëtari i UÇK-së, Bajram Çekaj

Kryetari i Komunës së Deqanit z, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë luftëtari Bajram Çekaj. Në këtë njoftim ndër të tjera ka shkruar: ka ndërruar jetë luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bajram (Mahmut) Çekaj, nga Irzniqi i Deçanit. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Çekaj, …

Më shumë...

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Ali Potera luftari i lirisë

Ka ndërruar jetë luftari i lirisë Ali Potera, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, kemi mbetur pa një figurë të shquar të Luftës së Çlirimit, një luftëtar të pa kompromis dhe një mbrojtës i patundshëm i atdheut dhe lirisë. Ali Potera shënjestroi një jetë të tërë për shërbimin ndaj …

Më shumë...

Reagime kundër përpjekjeve për tjetërsim të pajisjeve dhe aseteve të Radios-Kosova e Lirë, nga një grup i ish-ishve të stafit II

Lidhur me rastin e një grupimi të vetëquajtur, “Ish staf i Radios Kosova e Lirë” në krye me Martin  Çunin e Nusret Pllanën, pa njoftim paraprak të Drejtorisë së Radios, i cili  ka nënshkruar një  ku i kërkon Muzeut të Kosovës të tërheqë nga Muzeu i Radios-Kosova e Lirë, në …

Më shumë...

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – I

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË - I

Dokumentet britanike për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, sjellin para lexuesit informacione të rëndësishme, për një ngjarje me shumë interes të historisë bashkëkohore të shqiptarëve. Janë afër 300 faqe dokumente të vjela nga Arkivat Britanike në Londër, të natyrës diplomatike, politike, shoqërore, ushtarake etj. Shumica e dokumenteve i përket …

Më shumë...

Viola von Cramon: Qeverisë së Kosovës i mungon vullneti politik për përparim dhe për integrimet evropiane

Viola

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon,  është cituar të ketë deklaruar se Qeverisë së Kosovës i mungon vullneti politik për përparim në integrimet evropiane të vendit. Kabineti ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE, por hapat e nevojshëm për përparim në këto aplikacione …

Më shumë...

Shqipëria shënon në këtë vit 15-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të madhe ushtarake të botës – NATO

Shqipëria shënon në këtë vit 15-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të madhe ushtarake të botës-NATO

Shqipëria shënon në  këtë vit 15-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të madhe ushtarake, NATO. Nga përfaqësia jonë diplomatike në Bruksel, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehu vlerësimin për kontributin që përfaqësuesit tanë kanë dhënë dhe japin çdo ditë, në këtë rrugëtim. Jemi fatlumë që jemi pjesë e hapësirës së …

Më shumë...

Erdoğan: Fitorja e Çanakkalesë, është një sagë nderi, pasi mposhti ushtritë më të përparuara e më të forta të kohës

Erdoğan: Fitorja e Çanakkalesë, është një sagë nderi, pasi mposhti ushtritë më të përparuara e më të forta të kohës

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, tha se Fitorja e Çanakkalesë, është një sagë nderi, duke përjetësuar moton “Çanakkale është e pakalueshme” në histori dhe duke mposhtur ushtritë më të përparuara të kohës. Përballë besimit të palëkundur, ushtritë më të fuqishme të botës u mundën në Çanakkale, ku besimi doli …

Më shumë...

Në Gjykatën Speciale, merret në pyetje dëshmitarja e 49-të, në gjykimin kundër: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Në Gjykatën Speciale, në Hagë,  ka filluar paraqitjen dëshmitarja e 49-të e Zyrës së Prokurorit në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Kjo dëshmitare me masa mbrojtëse është duke dëshmuar në sesion privat për publikun. Mirëpo, sipas përmbledhjes së lexuar nga përfaqësuesit …

Më shumë...

Gjyqtari i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, jashtëligjshëm i mban dy vende të punës, avokati kërkon përjashtimin e tij

Nicolas

Gjyqtari francez, Nicolas Gyiju, është gjyqtar i procedurës paraprake në rastin kundër krerëve të UÇK-së dhe në të gjitha rastet e arrestimeve dhe bastisjeve nga Prokuroria e Speciales. Ai kohë më parë u zgjodh gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Pavarësisht se e ka marrë edhe detyrën e re, ai po …

Më shumë...

Malisheva as në vitin 2024, nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror, pasi Qeveria-Kurti po e persekuton këtë komunë

Komuna e Malishevës as në vitin 2024 nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror. Nënkryetari i kësaj komune, Vesel Krasniqi, thotë për mediet se malishevasit po persekutohen nga qeveria Kurti.  Ne kemi bërë edhe deklaratat tona komuna e Malishevës nuk është mbështetur me asnjë projekt edhe për vitin 2024. Kemi …

Më shumë...

Bashkimi Demokratik për Integrim konstaton se opozita në Maqedoni është me skenar rus për trazira politike pas 8 majit

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh po përcjell akuzat, shpifjet dhe fyerjet që opozita i bën kandidatit për president Bujar Osmani, si dhe ndaj kryeministrit Talat Xhaferit, ndërsa alarmon për skenar rus që synon trazira politike pas 8 majit. Të koordinuar bashkë me VMRO-DPMNE-në e Mickoskit dhe LEVICËN …

Më shumë...

Edi Rama: Çdo vonesë në realizimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, forcon gjendjen ekzistuese të stagnimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  ka shkruar lidhur me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se është thelbësore zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues. Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit …

Më shumë...

Mbahet akademi përkujtimore në 25 vjetorin e rënies së dëshmorit, profesor Selim Berisha

Mbahet akademi përkujtimore në 25 vjetorin e rënies së dëshmorit, profesor Selim Berisha

Në 25 vjetorin e rënies së dëshmorit Selim Berisha do të mbahet akademi përkujtimore dhe me këtë rast do të promovohet dhe monografia “Profesori që frymëzoi brezat” i autorit Zymer Mehani. Akademia do të mbahet ditën e mërkurë, me 20 mars 2024, në orën 15:00 në Institutin Albanologjik, në Prishtinë

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Delegacioni shqiptar në Rambuje ka nënshkruar projekt-dokumentin e Marrëveshjes të Konferencës së Rambujesë (18 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Delegacioni shqiptar në Rambuje ka nënshkruar projekt-dokumentin e Marrëveshjes të Konferencës së Rambujesë (18 mars, 1998)

Sot kam qëndruar në Krojmir. Bora po bie pa u ndalur, por të gjitha shtigjet për lëvizje janë hapur me kohë. Gjatë tërë para ditës kam biseduar me Sylë Qeriqin dhe Elez Durmishin. Atyre iu kam treguar se kam biseduar përmes telefonit satelitor me Ilaz Dërgutin i cili ka premtuar …

Më shumë...

Përpjekja për t’ i marrë jashtëligjshëm, mjetet dhe pajisjet teknike nga Shtëpia-Muze e RKL-së në Berishë, është vepër antikombëtare

Përpjekja për t’ i marrë jashtëligjshëm, mjetet dhe pajisjet teknike nga Shtëpia-Muze e RKL-së në Berishë, është vepër antikombëtare

Dje, një grupim i vetëquajtur, “Ish staf i Radios Kosova e Lirë” në krye me Martin  Çunin e Nusret Pllanën, pa njoftim paraprak të Drejtorisë së Radios, ka nënshkruar një  letër, përmes së cilës i kërkon Muzeut të Kosovës të tërheqë nga Muzeu i Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë,  …

Më shumë...

Sadik Halitjaha dhe ZOP: Radio-Kosova e Lirë, mbetet aset kombëtar i dalë nga lufta e UÇK-së I

Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Lidhur me pretendimet e pesë ish-anëtarëve e bashkëpunëtorëve të stafit të kohës së luftës,  nga 38 sa i ka pasur gjithsej që pa lejen e  Drejtorisë Radios-Kosova e Lirë, të marrin mjetet e pajisje nga Shtëpia-Muze dhe t i dërgojnë në Muzeun e Kosovë ka reaguar edhe ish komandanti i …

Më shumë...