Monthly Archives: July 2024

RKL: Lindoristë, albinistë e dejonistë

Të kritikosh e të shkruash  si gazetar  kundër AAK-së, PDK-së LDK-së, ose eventualisht kundër krerëve të UÇK-së e veteranëve, je gazetar që ia do të mirën  vendit, po të shprehesh apo ta kritikosh Albin  Kurtin, Dejona Mihalisin e Vetëvendosjen, je me Serbinë, madje edhe i paguar nga ajo. Kjo është …

Më shumë...

Antonio Guterres: Njerëzimi është duke vuajtur prej epidemisë së nxehtësisë ekstreme, andaj duhet ta luftojmë atë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres apelon për “një plan global vaksinimi” kundër Covid-19

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka deklaruar  se  njerëzimi është duke vuajtur prej epidemisë së nxehtësisë ekstreme. Guterres,  ka bërë thirrje për të vepruar, në mënyrë që zvogëlohet ndikimi i valëve të të nxehtit, të cilat janë rezultat i ndryshimeve klimatike.  “Miliarda njerëz janë …

Më shumë...

Komiteti për Politikë e Financa në Ferizaj diskutoi shumë pika të rendit të ditës

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, bashkë me anëtarët e këtij komiteti. Në Këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale. Në këtë mbledhje është diskutuar për raportin financiar janar-qershor …

Më shumë...

Ilir Peci: Kam kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por më u ka refuzuar, për shkak se jam nga radhët e PDK-së

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci,  në një deklaratë për media thotë se ndihet i rrezikuar vazhdimisht nga grupet kriminale. Ai duke folur për djegien e dy veturave para objektit të komunës tha se dyshohen se janë 3-4 persona që kanë djegur veturat e komunës. Peci ka thënë se …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mbajti një takim me bashkatdhetarët, me ç’ rast janë diskutuar prioritetet për Mërgatën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një takim me bashkatdhetarët me ç’ rast janë diskutuar prioritetet për Mërgatën që do të përfshihen në programin zgjedhor 2025-2029. Gjatë diskutimit u trajtuan shumë tema me rëndësi për afirmimin e rolit të diasporës në Kosovë dhe përmirësimin e shërbimeve në vendet ku …

Më shumë...

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi kritikon Qeverinë-Kurti për trajtimin jo të duhur të Mërgatës

Ariana Musliu-Shoshi

Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për largimin e tarifës për rikthimin e shtetësisë së Kosovës. Qeveria e sheh diasporën vetëm si votë,  dhe nuk u ka ofruar as shërbimet bazë. Kjo qeveri edhe diasporën provon …

Më shumë...

Komiteti i Trashëgimisë së UNESCO-s ka miratuar vendimet për pranimin e Butrintit dhe Beratit si vlera të Trashëgimisë Botërore

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s, mbledhur në Sesionin e 46-të në New Delhi, Indi, ka miratuar vendimet për qendrat e Trashëgimisë Botërore shqiptare të Butrintit dhe Berat-Gjirokastrës. Lajmin e bëri të ditur ministri për Kulturën, Blendi Gonxhja.  Vendimet e miratuara nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore janë një konfirmim i …

Më shumë...

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria Kurti lëshon deklarata thuajse të përditshme në lidhje me sistemin e drejtësisë, të cilat sipas tij përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi. Ai ka theksuar se këto deklarata publike nga udhëheqësit e vendit përbëjnë një …

Më shumë...

Avokati, Asdren Hoxha, thotë se sulmi në Banjskë është rast kompleks dhe kërkon kohë të gjatë për përgatitjen e një aktakuze

Avokati, Asdren Hoxha thotë se sulmi në Banjskë është  rast kompleks që kërkon kohë të gjatë për përgatitjen e një aktakuze. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, shprehu kritika ndaj Prokurorisë Speciale për vonesën në ngritjen e aktakuzës ndaj Millan Radoiçiqit për sulmin në Banjskë, …

Më shumë...

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, me të rinj të kësaj partie vizituan disa nga ish-bazat e UÇK-së nëpër Kosovë

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, së bashku me Rininë e kësaj partie dhe të rinjtë nga diaspora, kanë vizituar ish-bazat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpër Kosovë. Gjatë vizitës në bazën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Likovc të Skënderajt, Reçica theksoi rëndësinë e lavdisë së përjetshme të luftës …

Më shumë...

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë të arritjeve gjatë mandatit të tij

Frashër Krasniqi

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë të arritjeve gjatë mandatit të tij. Qeveria e Kurtit ka dështuar në përmbushjen e premtimeve të saj, përfshirë ndërtimin e mbi 100 çerdheve për fëmijë dhe shtimin e 400 inspektorëve të punës për përmirësimin e kushteve në …

Më shumë...

Deputeti Hisen Berisha kritikon sistemin e drejtësisë dhe të burgjeve në Kosovë pas rastit të Faton Hajrizit

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, thotë se ministri, Xhelal Sveçla, ka qenë dezertor i luftës, ndërsa Albin Kurti nuk është veteran

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar  ndaj rastit të Faton Hajrizit, i cili u arratis nga Burgu i Smrekonicës dhe më pas  është vrarë në Serbi. Berisha theksoi se sistemi i burgjeve dhe ai i drejtësisë në Kosovë kanë dështuar, duke shndërruar një të mitur në kriminel. Mësimet e …

Më shumë...

6 vjet më parë u nda nga jeta fizike, Adem Demaçi, por për jetë e mot do të jenë gjallë, idetë, shembulli dhe mësimet e tij

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë të Kosovës e kujton atdhetarin dhe veprimtarin e shquar Adem Demaçin

Më 26 korrik të vitit 2018 vdiq, Adem Demaçi. U lind në maj të viti 1935, por zyrtarisht babai i tij Zeqiri e regjistroi më 26. 02. 1936. Që pas mbarimit të shkollës Demaçi ishte pjesë e organizatave, të cilat kundërshtonin shpërnguljen masive nën dhunë të shqiptarëve për në Turqi …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Dita e dytë e ofensivës së përqendruar të forcave armike në Grykë të Llapushnikut dhe në Zborc (E diel 26 korrik, 1998)

Ahmet Qeriqi: Dita e dytë e ofensivës së përqendruar të forcave armike në Grykë të Llapushnikut dhe në Zborc (E diel 26 korrik, 1998)

… Herët në mëngjes rifillojnë luftimet. Forca armike godet me të gjitha llojet  e armëve. Rakatat tokë-tokë dhe ato të tipit kaçushë, dridhin pozicionet e luftëtarëve tanë, të cilët qëndrojnë  dhe presin afrimin e këmbësorisë armike. Sapo jemi zgjuar  unë dhe Neziri jemi nisur në drejtim të Pjetërshticës. Atje janë …

Më shumë...

Kryetarja e Komisionit Mbikëqyrës, Ganimete Musliu, fton Prokurorinë ta intervistojë Drejtorin e RTK-së, Rilind Gërvalla

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Deputetja, Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së e ka kontaktuar shefin e kësaj Agjencie, Petrit Ajeti, për të kërkuar një përgjigje, meqë janë ngritur pretendime se agjencia është përfshirë në skandalin me lajmin e “Sllobodna Bosnes” që u trasnmetua në RTK. Ganimete Musliu ka thënë se …

Më shumë...

KFOR, thotë se çdo vendim për hapjen e Urës së Ibrit. duhet të merret vetëm në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

BE: Hapja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Edhe pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi në mes të korrikut se Qeveria e tij synon ta hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, thotë se çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret në kuadër të dialogut për normalizimin e …

Më shumë...