Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka provuar të amortizojë rëndesën e shifrave të papunësisë në vend që doli nga një raport i Bankës Botërore. 440 mijë gra dhe 237 mijë burra janë jashtë tregut të punës, ishte …
Më shumë...Monthly Archives: October 2024
Qeveria-Kurti nga 1 janari i vitit 2025 rrit tatimin për prona komerciale deri në 200%
Nga janari i vitit të ardhshëm, me miratimin e Ligjit të ri për tatimin në pronë pritet që të ketë rritje për 200% tatimi për pronat komerciale. Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në vend, pasi vlerësohet se vlerat janë të papërballueshme dhe se me këtë ndryshim e pësojnë qytetarët. Nga …
Më shumë...Ka ardhur koha për të filluar zbatimin e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, tha Lajçak
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se është koha për të filluar zbatimin e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Derisa ka folur për aktivitetet e tij gjatë javës, Lajçaku ka përmendur takimin me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin ku kanë diskutuar për …
Më shumë...Pavarësisht thirrjeve nga BE-ja, Serbia nuk pranon të vendosë sanksione kundër Rusisë, aleatit të saj historik
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi se ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe se e ka falënderuar atë për sigurinë që Rusia do t’i japë mjaftueshëm gaz Serbisë këtë dimër. Megjithatë, pavarësisht thirrjeve nga BE-ja Serbia nuk po pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe përfaqësuesit e autoriteteve …
Më shumë...Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në Gjenevë të Zvicrës, kundër sulmeve të Izraelit ndaj Gazës dhe Libanit
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në Gjenevë të Zvicrës, kundër sulmeve të Izraelit ndaj Gazës dhe Libanit, raporton Anadolu. Ata marshuan në qendër të qytetit. Demonstruesit mbanin flamuj palestinezë dhe libanezë, duke shprehur indinjatën e tyre ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza dhe Liban dhe duke i përshkruar ato si gjenocid. …
Më shumë...Po vazhdon përmbushja e premtimeve të Qeverisjes lokale sa i përket infrastrukturës rrugore publike.
Në kuadër të përmbushjes së zotimeve rreth realizimit të projekteve kapitale, në Makërmal të Skënderajt ka nisur realizimi i projektit për asfaltimin e rrugëve, me ç’rast kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj, bashkë me banorët vendës, kanë parë nga afër nisjen e punimeve në kuadër …
Më shumë...Kryetari Ramosaj uron Klubin e ri të Karatesë “Gëzim Dervishaj”
Kryetari i Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj ka uruar klubin më të ri Sportiv në Komunë, Klubin e Karatesë “Gëzim Dervishaj”, me trajner prof. Nysret Malokun dhe kryetarin e klubit z. Nimon Dervishaj. Faleminderit për inciativën dhe formimin e klubit! Ky sport do të jetë një aktivitet shumë i …
Më shumë...Kastrati: Kanë përfunduar punimet në vendosjen përquesit të ri elektrik përgjatë linjës Malishevë – Rahovec
Kanë përfunduar punimet në vendosjen e përquesit të ri elektrik përgjatë linjës Malishevë Rahovec dhe bazuar në të dhënat e ekspertëve të KEDS-it, qytetarët e komunës së Malishevës për herë të parë në këto vitet e fundit do të kenë një dimër pa reduktime të energjisë elektrike. Mirënjohje nga zemra …
Më shumë...Është mbajtur turneu memorial në hendboll “Ahmet Petrova”
Në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, u mbajt Turneu Memorial në Hendboll “Ahmet Petrova”, i organizuar për herë të dytë nga veteranët e Klubit të Hendbollit “Kastrioti”. Në hapje të turneut ishin prezent nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, Drejtoresha Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati- Shabani …
Më shumë...Asfaltohet rruga Pozheran-Sllatinë e Epërme prej lagjes së Korranëve
U bë asfaltimi i rrugës Pozheran-Sllatinë e Epërme prej lagjes së Korranëve. Kjo rrugë e cila lidh këto dy fshatra bën përmirësimin e infrastrukturës në mes të këtyre dy lokaliteteve. Kjo do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe do të rrisë çasjen për banorët duke kontribuar në zhvillimin ekonomik lokal …
Më shumë...Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Amerikë, ka biseduar me kongresistin, Ritchie Torres
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar kongresmenin Ritchie Torres, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen e tij dhënë Kosovës. Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pata nderin e veçantë të takohem me …
Më shumë...Kosova larg anëtarësimit në Partneritetin për Paqe, pasi NATO-ja e Amerika, kushtëzojnë dialogun e saj me Serbinë
Zotimi i Qeverisë së Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, brenda mandatit aktual po duket gjithnjë më larg realizimit. Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge, ka konfirmuar se nuk ka lëvizje drejt anëtarësimit të Kosovës në këtë program të NATO-s. Ai theksoi se për një anëtarësim të …
Më shumë...Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge, kundërshton hapjen e njëanshme të Urës së Ibrit
Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj hapjes së njëanshme të Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve, një nismë e cila u ndal nga qeveria e Kosovës. Në një intervistë për “Klan Kosova”, Ruge theksoi se çdo hap rreth Urës së Ibrit …
Më shumë...Alfred Moisiu; Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes
Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Ai thekson se dy vendet duhet të kenë bashkëpunim më të madh edhe ndërmjet shtabeve të ushtrive pasi që vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, mund të përballohet çfarëdo lloj aventure e Serbisë. …
Më shumë...Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se nga janari 2025, bizneseve do t’ju dyfishohet e trefishohet tatimi në pronë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka shprehur shqetësimin për ndryshimet e fundit në Ligjin për Tatimin në Pronë, të miratuara nga qeveria aktuale. Ajo ka paralajmëruar se nga janari 2025, bizneseve do t’ju dyfishohet e trefishohet tatimi në pronë. Ligji i ri prezanton një normë të dyfishtë …
Më shumë...DRITAN GOXHAJ: LUFTËTARI I NJË ÇËSHTJEJE TË DREJTË, VDES DUKE LUFTUAR
Ushtria Pushtuese Izraelite njoftoi se ditën e mërkurë kishte vrarë udhëheqësin politik dhe ushtarak të Hamasit, Jahja Sinuar (Yahya Sinwar). Në komunikatën që pushtuesit izraelit lëshuan shkruhej “ Sinuar nuk ishte nën shënjestrën direkte të trupave izraelite, ato e kuptuan se kishin vrarë Sinuar vetëm të nesërmen pasi inspektuan vendin …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
