Monthly Archives: December 2024

Njoftim mortor për prof. Flutura Brovina Dibra (1953–2024)

Me dhembje të thellë ju njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se më datë 23 dhjetor 2024, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare bashkëshortja, nëna, motra dhe gjyshja jonë e dashur, Prof. Flutura Brovina Dibra (1953–2024) Varrimi i të ndjerës u bë ditën e enjte, më 26 dhjetor 2024, në ora …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku tregon për finalizimin e agjendës zgjedhore dhe orarit elektoral në LDK-së

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përmendur një takim të rëndësishëm që ka zhvilluar me kryesinë e partisë dhe kryetarët e degëve të LDK-së. Ai ka njoftuar se janë finalizuar orari elektoral dhe agjenda zgjedhore, si dhe janë përgatitur hapat e nevojshëm për organizimin e fushatës. Ky është një moment …

Më shumë...

Besnik Tahiri akuzon Qeverinë-Kurti për dështim në menaxhimin e krizës energjetike

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kurti,  për dështim të menaxhimit të  situatës energjetike në vend. Ai ka thënë se kolapsi energjetik në Ferizaj dhe kaosi në nivel vendi, tregojnë se qeveria nuk ka asnjë plan për të adresuar krizën …

Më shumë...

Ehat Miftaraj kritikon Ministrinë e Jashtme për fushatën e regjistrimit të mërgatës

Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj mesazheve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të dërguara qytetarëve për të inkurajuar regjistrimin e diasporës për votim. Miftaraj kritikoi ashpër këtë qasje, duke e quajtur hipokrite dhe të motivuar nga interesa partiake. Kur vjen puna te vota, …

Më shumë...

Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, e filluar më 29 gusht, ka përfunduar mbrëmë më 26 dhjetor

Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, e cila ka nisur më 29 gusht, ka përfunduar më 26 dhjetor 2024. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar se në këtë periudhë 120 ditore janë regjistruar 90 mijë 860 shtetas të Kosovës për të votuar jashtë …

Më shumë...

Nasim Haradinaj; Shqipëria, Kroacia e Turqia, kishin garantuar për Hashim Thaçin në Gjykatën Speciale, por jo qeveria e Kosovës

Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj, ka  folur për rastin e  garantimit për Hashim Thaçin në Gjykatën Speciale, nga Shqipëria, Kroacia dhe Turqia por jo edhe Kosova që duhej ta kishte edhe obligim. Megjithatë, kërkesa për lirimin e Thaçit me kusht, u refuzua nga gjykatësit, të cilët konstatuan se procedurat mund të siguroheshin vetëm …

Më shumë...

Hysni Gucati, shprehu zhgënjimin e tij në qëndrimin e Qeverisë-Kurtit për krerët e UÇK-së, të akuzuar nga Gjykata Speciale

Gucati

Hysni Gucati, ka shprehur zhgënjim në qëndrimin e qeverisë së Albin Kurtit në raport me krerët e UÇK-së, që janë të akuzuar në Gjykatën Speciale. Ai ka kritikuar uljen e shumës që paguhen avokatët e tyre, duke shtuar se nuk di nëse Kurtit i vjen turp për këtë veprim. Gucati …

Më shumë...

Arrestohen katër persona mbi dyshimin se kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprës penale “vjedhja e identiteti dhe kredencialeve”

Sektori Rajonal për Hetime në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka arritur me sukses të arrestoj katër persona (meshkuj, kosovarë të moshës madhore) mbi dyshimin se të njëjtit ishin përfshirë në kryerjen e veprës penale “vjedhja e identiteti dhe kredencialeve”. Më datë 05.11.2024, një qytetar ka raportuar …

Më shumë...

Në QKMF të Skënderajt është mbajtur ceremonia e certifikimit të studentëve të Mjekësisë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetin e Skenderajt është mbajtur ceremonia e certifikimit të studentëve të mjekësisë, me ç’rast janë ndarë edhe certifikatat për punë profesionale. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe zyrtarë tjerë të organeve të pushtetit lokal. …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj takoj për fundvit Shoqatat e Bletarëve të Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj bashkë me Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural z. Rifat Stojkaj takuan Shoqatat e Bletarëve të Deçanit, për t’i falënderuar për punën dhe angazhimin e palodhur gjatë gjithë vitit. Për të ardhmen, jemi të angazhuar për të ofruar mbështetje edhe më …

Më shumë...

Ferizaj është zgjedhja e mërgatës për investime

Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, mbajti të enjtën takimin e fundvitit, i cili organizohet në prag të festive të fundvitit me rastin e ardhjes së diasporës në vendlindje. Ky event që u mbajtë bë Hotel Metropol ishte një mundësi e shkëlqyer për bashkëbisedim me drejtuesit …

Më shumë...

Kuvendi i Komunës së Rahovecit mbajti mbledhjen e rregulltë të XII-të për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi, Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit dhjetor e Kuvendit komunal të Rahovecit e dymbëdhjeta e rregullt dhe e fundit për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, …

Më shumë...

Kryetari Haliti të premtën mbanë takimin e dytë publik me qytetarë

Zyra për informim publik e Komunës së Vitisë njofton se Kryetari i Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti do të mbajë takimin e dytë publik me qytetar dhe grupe të interest dhe të gjitha palët e interesuara. Takimi mbahet të premtën me 27 dhjetor në sallën e mbledhjeve tek zyra …

Më shumë...

Certifikohen mësimdhënësit e trajnuar nga Lions Quest në Malishevë

Në Komunën e Malishevës, u mbajt ceremonia e certifikimit të mësimdhënësve që përfunduan me sukses trajnimin Lions Quest. Ky trajnim synon zhvillimin e aftësive jetësore dhe profesionale, duke kontribuuar në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe edukimin e të rinjve. Ky është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të sistemit …

Më shumë...

Kryetari Aliu takoj drejtuesit e Klubit të Ping-Pongut “Gani Maloku”

Kënaqësi e veçantë të mirëpres drejtuesit e Klubit të Ping-Pongut “Gani Maloku” prirë nga Ylli Maloku dhe Fitim Krasniqi bashkë me anëtarët Kampion të Kosovës në pothuajse secilën kategori, duke qenë anëtarët e saj edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në këtë sport. Ky Klub ndonëse i ri, është pjesë …

Më shumë...

Kryetari Aliu mirëpriti në takim drejtuesit e klubit të vetëm ferizajas MMA 05  

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu ka mirëpritur të enjtën në takim drejtuesit dhe anëtarët e klubit të vetëm ferizajas të arteve marciale të përziera MMA 05. Kryetari Aliu i përgëzoi ata për sukseset e arritura gjatë këtij viti ku veçohen kampionët në garën mbarëkombëtare Ruzhdi Hajdini dhe …

Më shumë...