Ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në Lëvizjen Vetëvendosje asamblisti i kësaj partie në Drenas, Selman Qallapeku. Në arsyetim të dorëheqjes ka shkruar. Të nderuar miq, shokë, përmes këtij shkrimi ju njoftoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mia në Lëvizjen Vetëvendosje. Së bashku me mua, kanë …
Më shumë...Yearly Archives: 2024
Komunikatat e Vlen-it kundër BDI-së i shkruan VMRO-DPMNE-ja sllavo-maqedonase
BDI-ja bën të ditur se servilët politikë shqiptarë, të cilat kanë hyrë në qeveri përmes mbështetjes së partive maqedonase, kanë lëshuar një deklaratë të pabazuar kundër, Ali Ahmetit. Ajo që është më shqetësuese është një gabim në fund të kësaj deklarate, ku është lënë fjalia “përkthejeni në shqip”, duke zbuluar …
Më shumë...Kryetari Nura i ka ndarë mirënjohje, Ismet Gjinovcit me rastin e pensionimit
Në një ceremoni të organizuar dhe të merituar, në praninë e familjarëve, Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Fadil Nura dhe kolegëve me të cilët punoi me dekada, u pensionua një ndër punëtorët më të zellshëm të Komunës së Skenderajt, z. Ismet Gjinovci, i cili ka shërbyer si zyrtar në Drejtorinë …
Më shumë...Kryetari Ramosaj ka pritur në takim kolonelin Rocco Mundo
Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur në takim Komandatin e Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndimor, kolonel Rocco Mundo, me bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësuesit e Liaison Monitoring Teams – LMT (Ekipi Monitorues i Ndërlidhjes) në Deçan. Kryetari Ramosaj pasi e ka uruar kolonelin Mundo për pozitën e …
Më shumë...Turnir Memorial në nder të 28 Shtatorit – Ditës së Dëshmorëve të Komunës së FerizajtT
Të nderuar familjar të Dëshmorëve të Kombit, Invalid e Veteranë të UÇK-së, ju bashkëqytetarë të nderuar e simpatizantë të futbollit, ju ftojmë që jeni pjesë e turnirit të futbollit të vogël, turnir ky që është vazhdim i organizimeve të mëhershme të OVL UÇK dega Ferizaj, me përkrahje të Komunes se …
Më shumë...Ministri Maqedonci fton të rinjtë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, sërish ka bërë thirrje që të aplikojnë të rinjtë dhe të rejat e vendit për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, ai e ka shpërndarë një video të Ushtrisë dhe kapaciteteve që disponon …
Më shumë...Në Gjykatën Speciale në Hagë, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, e ka paraqitur dëshminë e tij, Demush Krasniqi
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi e ka paraqitur dëshminë e tij, Demush Krasniqi. Gjatë dëshmisë ai ka saktësuar se nuk është e vërtetë që se ata e kanë arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin. …
Më shumë...Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka biseduar me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, zonjën Elisa Spiropali, në Shkup
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, zonjën Elisa Spiropali, në Shkup. Ai tha se me zonjën Spiropali diskutuam për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e dy vendeve tona në Bashkimin Evropian, rrugë të cilën e kemi bërë së …
Më shumë...Sot në Preshevë u mbajt protesta me moton: “Marsho për identitet dhe dinjitet”
Sot në Preshevë u mbajt protesta me moton: “Marsho për identitet dhe dinjitet”. Marshi protestues u nis nga stadiumi i qytetit dhe vazhdoi deri te qendra e qytetit. Protesta u mbajt për shkak të diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që iu bëhen shqiptarëve të Kosovës Lindore nga ana e Serbisë. Në …
Më shumë...Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë Kurti për mostrajtimin e duhur të Forcës të Sigurisë së Kosovës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë Kurti për mostrajtimin e duhur të Forcës të Sigurisë së Kosovës. Ai ka shkruar se në vitin 2023, numri i pjesëtarëve që e kanë lëshuar FSK-në ishte 257! Në vitin 2024, ka kaluar numri prej 200. Shumica nga ta përmendin kushtet e …
Më shumë...Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se realiteti është më i zëshëm sesa propaganda e Qeverisë dhe e Vetëvendosjes
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në një analizë autoriale ka shkruar se gjatë fundjavës së shkuar kujdestarë për propagandë ishin Albin Kurti, Hekuran Murati dhe Armend Muja. ALBIN KURTI, para se ta përmend fjalën EKONOMI duhet të iu tregojë qytetarëve për 273 milionë Euro tendera sekretë. Ai duhet të na …
Më shumë...Safet Gërxhaliu: Sanksionet nga BE-ja dhe paralajmërimet për luftë eventuale me Serbinë, fusin ankth e panik te qytetarët
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se largimi i qytetarëve të Kosovës në heshtje është më i rrezikshëm se eksodi. Ai ka theksuar se mungesa e stabilitetit politik dhe mungesa e perspektivës ekonomike dhe evropiane po e rrit ankthin e kosovarëve për të ardhmen e tyre. …
Më shumë...Rahoveci dhe Haraçina në bashkëpunim për një të ardhme të gjelbër me projektin “BE CLEAN, BE GREEN”
Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi ka marr pjesë në konferencën e projektit ndërkufitar “Be Clean, Be Green,” i cili do të zbatohet në bashkëpunim me Komunën e Haraçinës nga Maqedonia e Veriut, i financuar nga Bashkimi Evropian. “Sot, pata kënaqësinë të marr pjesë në konferencën e projektit …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Nëpër shekuj kënga e popullit – këngëtari, Nikollë Nikprelaj
Këngëtari, i mirënjohur, Nikollë Nikprelaj, me origjinë nga Trieshi i Malësisë së Madhe, radhitet në mesin e këngëtarëve më të njohur e më të preferuar të këngës burimore shqiptare, i cili qysh moti ka dalë jashtë folesë krahinore, duke hyrë lirshëm e natyrshëm, duke depërtuar në radhët e para të Panteonit të botës autoktone shqiptare …
Më shumë...KFOR-i do të kryej ushtrime rutinore në territorin e komunës së Rahovecit.
Njoftohen qytetarët e komunës së Rahovecit, që sot (e hënë, 23.9.2024) nga orët e mëngjesit deri në mesnatë, Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, – KFOR-i do të kryej ushtrime rutinore në territorin e komunës së Rahovecit. Me këtë rast, njoftojmë qytetarët që të mos shqetësohen edhe pse gjatë kësaj kohe mund …
Më shumë...Rahoveci dhe qytetarët e saj pjesë e Agjendës së Kontratës Sociale
Komuna e Rahovecit është partnere e projektit të USAID Aktiviteti Kontrata Sociale, projekt i cili ka për qëllim fuqizimin e mekanizmave dhe praktikave ekzistuese të pjesëmarrjes publike në vendimmarrjen lokale për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve që jetojnë në Komunën e Rahovecit.
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
