Yearly Archives: 2024

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të Gjaqeve te “Verrat e Llukës”. Tubimi më i madh i tillë në historinë tonë, ku qindra mijëra pjesëmarrës, u bënë dëshmitarë të bashkimit të shqiptarëve. Sot në këtë 34 vjetor,  në komunën e Deçanit u …

Më shumë...

Albert Z. ZHOLI: 1 Maji nuk duhet të jetë festë, por Protestë!

– Në Shqipëri thuajse nuk egzistojnë sindikatat që të organizohen punëtorët për të drejtat e tyre. -1 Maj 1886-2024 sot 134-vjetori Sot është Dita e punëtorëve. Në shumë vende të botës kjo ditë që quhet e shënuar përkujtohet më 1 Maj. Realisht kjo ditë ka dy emërtime: Dita e Punës, ose …

Më shumë...

Kryetari Kastrati uron punëtorët me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati uron punëtorët me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës. “Në emër timin personal dhe në emër të Komunës së Malishevës, dua të shpreh urimet e mia më të sinqerta për të gjithë punëtorët në këtë ditë të rëndësishme, 1 Majin, Ditën …

Më shumë...

Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve për dëshmorët e kombit, Ali Fazlija, Shaqir Ali Fazlija, Muhamet Shaqir Fazlija dhe Musli Zeqir Fazlija, në një ceremoni të organizuar nga familja Fazlija, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së, Fadil …

Më shumë...

U përkujtua veprimtari ferizajas Isak Ilazi

Në komunën e Ferizajt është përkujtuar veprimtari ferizajas Isak Ilazi, në ditëlindjen e tij. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka shkruar:”Mes emocionesh të dhembjes, mallit e krenarisë, kujtuam sot në ditëlindjen e tij, të papërsëritshmin ferizajas, personifikimin e mirësisë, përkushtimit profesional e energjisë pozitive, përkujtuam sot Isak Ilazin, …

Më shumë...

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek Ministria e Arsimit e në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës. Protestës së organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit iu kanë  bashkuar edhe krerët e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat dhe Bashkimit …

Më shumë...

Kryetari Latifi i ka uruar të gjithë punëtorët me rastin e 1 majit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i ka uruar të gjithë punëtorët me rastin e 1 majit, ditës së punëtorit. Ai ndër të tjera ka thënë: Mirënjohje dhe respekt pambarim të gjithë punëtorëve, po ashtu, ndjesë të papunëve kudo që janë, sot me rastin e ditës së tyre – …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Nga Qeveria kërkojmë respekt për punëtorët, siguri, barazi, dinjitet në shtëpi, jo me valixhe për Evropë

Memli Krasniqi: Sot në vend të përkujtimit, le të jemi falënderues që Adem Demaçi ishte pjesë e kombit tonë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 1 Majit-Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka thënë se nga qeveria aktuale kërkojmë respekt dhe dinjitet për punëtorët, dhe jo të marrin rrugën me valixhe për në Evropë. “Për punëtorët tanë, të drejtat e tyre dhe Kosovën tonë – nga Qeveria kërkojmë respekt …

Më shumë...

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për agresionin e Serbisë në Banjskë, më 24 shtator të vitit 2023

Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Kryeministri Albin Kurti, ka folur për agresionin e Serbisë në Banjskë, më 24 shtator të vitit 2023. I pyetur pse u lanë të ikin pjesëmarrësit, kur ata do të mund të arrestoheshin, Kurti  thotë e kishim një perimetër të gjatë dhe të gjerë. Ne nuk deshëm që ndonjë nga plumbat …

Më shumë...

Qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës kalojnë me procedura të lehta në pikat e tyre të përbashkëta kufitare, gjatë 9 muajve

Edi Rama e njofton trupin diplomatik të akredituar në Tiranë se kufiri Kosovë-Shqipëri hapet në pranverën e këtij viti

Prej ditës së sotme ka hyrë  në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilës, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes pikës kufitare të përbashkët Shqipëri-Kosovë me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave. Më herët, kjo periudhë e lehtësimit të …

Më shumë...

Milojko Spajiq: Mali i Zi nuk merret me çështjen rihapjes së pavarësisë së Kosovës, pavarësisht kërkesave të Serbisë

Milojko Spajiq: Votimi i vërtetë për Kosovën në KiE bëhet në Këshillin e Ministrave ku shihet qëndrimi zyrtar i Malit të Zi

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Në një intervistë për “Berliner Morgenpost”, Spajiq ka thënë se vendi i tij synon të ketë raporte të mira me Serbinë, por jo duke hequr …

Më shumë...

Ditmir Bushati: Propozimi për rikthimin e Vulinit në pushtet, Serbia po teston durimin e SHBA-së dhe BE-së

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, ka reaguar ndaj kompozicionit të ri të pritur të Qeverisë së re të Serbisë, duke shprehur shqetësimin se rikthimi i Aleksandër Vulinit në një pozitë të rëndësishme qeveritare paraqet një sfidë për durimin e ShBA dhe BE. Bushati ka theksuar se përbërja e pritur e qeverisë …

Më shumë...

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e BIA-s, Aleksander Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-ve, mbetet i pandryshuar. Ne jemi të zhgënjyer të shohim që dy persona të sanksionuar janë propozuar për pozita në qeverinë e re. Pozicioni ynë për …

Më shumë...

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve lindi pas përpjekjeve shumë-vjeçare të  punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre e për të përmirësuar kushtet e jetesës. Pavarësisht se kremtimi i saj lidhet ngushtë me protestën e punëtorëve të Çikagos, protestë që kishte përfunduar me shtatë të vrarë dhe një të …

Më shumë...

Ylli Meçe: UNË 1 MAJIN, NUK E KAM FESTË

Më shikoni?! Unë jam punëtori, por dhe i pa punë Skllavi i ri modern, që tashmë nuk kam më festë Do të ish një iluzion që zgjedhën o shokë t’a hiqnim Vetëm me tufa lulesh, apo me buzëqeshje në protestë !…   Unë jam ai për liri sot a nesër …

Më shumë...

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  foltoren e Panelit të këtij Takimi PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, të cilën po e  publikojmë pjesërisht:  “Të dashur miq të Takimit të Madh Prishtina 2024,  Ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë që vendosët të më nderoni me Çmimin e Madh  “Mirënjohja Shqiptare” për kontributin tim në Pavarësimin e Kosovës.  E ndaj këtë nder me mikun tim të mirë të shumë dekadave, Harry Bajraktari, i cili ishte i  pari që më prezantoi me çështjen e Kosovës dhe luftën e saj të drejtë për liri dhe pavarësi. Ai ka  qenë gjithmonë përkrah meje dhe kemi punuar së bashku në Washington dhe New York për të  siguruar mbështetje për Kosovën në Kongresin Amerikan, në Shtëpinë e Bardhë dhe në shumë  organizata ndërkombëtare.  Shumë pak njerëz në Washington e dinin se ku binte Kosova, kur e nisëm punën tonë,  por kjo ndryshoi shpejt. Në vitin 1996, kur dukej se Kosovën po e harronin, udhëtova në  Prishtinë dhe ngrita flamurin amerikan në sy të zyrtarëve serbë për të treguar se ëndrra ende  jetonte.  Më në fund, e gjithë bota demokratike u bashkua në mbështetje të Kosovës. Kjo u bë  fare e qartë kur në 1999, Presidenti President Bill Clinton udhëhoqi NATO-n në luftën që  shmangu një katastrofë humanitare, ndaloi genocidin, dhe më në fund solli paqen dhe  stabilitetin në rajon. Kosova u çlirua dhe hyri në rrugën e pamvarësisë.  Bashkë me Harry Bajraktarin dhe miq të tjerë, udhëheqës të komunitetit shqiptar, e  vizituam Kosovën menjëherë pas çlirimit dhe u kthyem aty përsëri shumë herë gjatë këtyre viteve. Nuk do ta harroj kurrë fjalimin tim të parë përballë Kuvendit të Kosovës, pas shpalljes së  Pavarësisë.  Për fat të keq, për shkak të rrethanave personale nuk mundem që të marr pjesë në  takimin tuaj të nderuar. Por e duartrokas dhe mbështes me gjithë zemër vendimin tuaj për të  festuar triumfin e lirisë dhe demokracisë në Kosovë.  Vërtet, 25 vite pas mbarimit të luftës, ka shumë arsye për të festuar. Kosova është bërë  një vend i pavarur, një demokraci solide, dhe një faktor  i paqes në rajon dhe në botë. Rreth 110  vende dhe shumica e organizatave ndërkombëtare e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. E ardhmja  juaj është e ndritur dhe ndjehem mirënjohës që pata fatin të luaj një rol e të isha me ju në  pjesën më të madhe të këtij udhëtimi.  Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe popullin e Kosovës!– e përfundon  Përshendetjen e Tij, Z. Eliot Engel, i cili ndërvite ishte, gjithashtu, edhe themelues e  (bashkë)kryesues i “Grupit të Ligjëvënësve për Çështjet Shqiptare” në Kongresin e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës.    …

Më shumë...