Ylli Meçe: UNË 1 MAJIN, NUK E KAM FESTË

Më shikoni?! Unë jam punëtori,

por dhe i pa punë

Skllavi i ri modern, që tashmë

nuk kam më festë

Do të ish një iluzion

që zgjedhën o shokë t’a hiqnim

Vetëm me tufa lulesh,

apo me buzëqeshje në protestë !…

 

Unë jam ai për liri sot a nesër

do sulmoj dhe qiejt

Atë çka në shekuj

padronët tanë, na e patën mohuar

E di që një ditë, në tërë rruzullin

ne të shtypurit proletarë

Të vjetrën botë do përmbysim

e të renë, për të ndërtuar

 

Dhe lufta e përbashkët

nuk ka për të na trembur kurrsesi

Vargonjtë dhe pse të rëndë

e di, që s’do na pengojnë !

Atë ditë kur ne do të vendosim

në piedestal emrin NJERI

Atëhere po..! Do kemi 1 Maj-

e të gëzuar do ta festojmë !

Kontrolloni gjithashtu

Naim Frashëri

Albert Z. ZHOL: Askush si Naimi nuk i ka kënduar dashurisë e mallit për atdhe, krenarisë kombëtare dhe bukurisë së natyrës shqiptar

Askush si Naimi nuk i ka kënduar dashurisë e mallit për atdhe, krenarisë kombëtare dhe …