Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianë Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me paraqitjen së mbrëmshme të kryeministri Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit. Ajo ka thënë se ky takim është alarmi i fundit nga aleatët për politiken e kryeministrit Kurti. Takimi i KS të OKB-së është alarmi i fundit nga …
Më shumë...Yearly Archives: 2024
107 palestinezë janë vrarë dhe 142 të tjerë janë plagosur, në 24 orët e fundit, nga ushtria e Izraelit
Ministria palestineze e Shëndetësisë ka bërë të ditur si Ushtria izraelite guke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku të paktën 27 mijë e 47 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë si dhe 67.459 të tjerë janë plagosur që nga …
Më shumë...Komuna e Malishevës fiton 628,551.69 euro nga Granti i Performancës Komunale
Falë angazhimit të madh të qeverisjes sonë komunale dhe përkushtimit të administratës sonë, për sa më shumë transparencë dhe shërbime efektive për qytatarët tanë, sot Komuna jonë ka fituar grantin më të madh deri më tani, pra 628,551.69 euro, dhe është në mesin e vetëm 11 komunave që janë përfituese …
Më shumë...Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
Në parandalimin e ngjarjeve negative, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në vazhdimësi angazhohet me masa proaktive për parandalimin e veprimtarive kriminale. Në zbatim të këtyre masave, sot Stacioni Policor në Gjakovë , ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata në vendbanimin e të dyshuarit L. K., (mashkull, shtetas …
Më shumë...Prof. dr. Sabit Syla: DISA DOKUMENTE PËR KOSOVËN DHE VISET TJERA SHQIPTARE NGA ARKIVI I MINISTRISË PËR EVROPËN DHE PUNË TË JASHTME DHE MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME TË SHQIPËRISË – VII
Pjesa e shtatë -25- Relacion studimi mbi shkombëtarizimin e Kosovës dhe të trevave të tjera të banuara nga shqiptarët Shkombëtarizimi i Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit dhe trevave të tjera të banuara nga shqiptarët ka qenë dhe mbetet një nga qëllimet kryesore të politikës jugosllave kundër vendit tonë, si para luftës, …
Më shumë...Edward Joseph: Kurti e partia e tij duhet ta kuptojnë dëmin që u kanë shkaktuar interesave kombëtare të Kosovës me populizmin e tyre
Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Eduard Joseph, duke komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën janë përballur Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ka shkruar se kjo seancë duhet të shënojë një pikë kthese në politikën të Prishtinës. Ai mes tjerash …
Më shumë...Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, konsideron se Kosova duhet ta zgjasë periudhën e tranzicionit për vendimin e BQK-së për 4 muaj
Ambasadori i Gjermanisë, në Prishtinë, Jorn Rohde, konsideron se Kosova duhet ta zgjasë periudhën e tranzicionit për vendimin e BQK-së për katër muaj, njëjtë sikur kishte ndodhur me fushatën për liberalizimin e vizave. Kolegu im nga Bashkim Evropian Tomas Szunyog e thotë qartë pse na duhet një periudhë mjaft e …
Më shumë...Kosova në vitin e kaluar bleu rrymë në shumën rreth 116 milionë euro, nga Maqedonia, Sllovenia dhe Serbia
Gjatë vitit 2023 Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 116 milionë euro, raporton Front Online. Importi është bërë nga gjashtë shtete të ndryshme, madje edhe nga disa shtete, që nuk e njohin fare pavarësinë e Kosovës. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar se Kosova ka blerë …
Më shumë...Kosovapressin nuk e ka themeluar, Skënder Krasniqi, por SHP i UÇK-së, më 13 nëntor të vitit 1998, të cilin ai nuk e përmend me asnjë fjalë
Kosovapressin nuk e ka themeluar, Skënder Krasniqi por SHP i UÇK-së, më 13 nëntor të vitit 1998 të cilin nuk e përend me asnjë fjalë, ky sarhoshi politik i Albin Kurtit. “Presidenti” i Agjencisë së Lajmeve, Skënder Krasniqi, në shënimin e çerekshekullit të kësaj agjencie, foli për sfidat, punën, bashkëpunimet …
Më shumë...Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Kosova u kritikua për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore lidhur me dinarin e Serbisë
Në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kosova u kritikua për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës dhe për mospërfillje të ndikimit të saj te minoriteti serb, në Kosovë. Megjithatë, ajo u vlerësua për periudhën e tranzicionit që ka premtuar për …
Më shumë...Albin Kurti në KS të OKB-së: Unë do të flasë serbisht me ta në mënyrë që ta kuptojnë situatën, nuk kam asgjë kundër serbëve, i kam miq
Duke folur lidhur me ndalimin e dinarit, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se dinari nuk është ndaluar në Kosovë por që euro mbetet valuta zyrtare e vendit. Vetëm Euroja është mjet pagese në Kosovë. Ne japim shpërblime për serbët dhe më besoni …
Më shumë...Çarls Kapçan: Kryeministri Albin Kurti, po bën veprime të panevojshme, provokuese dhe kjo që po bën ai nuk është në interesin e Kosovës
Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Çarls Kapçan ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën veprime të panevojshme provokuese dhe nuk mendoj se kjo që po bën ai është në interesin e Kosovës. Nëse kthehemi në vitin 1999 …
Më shumë...Edi Rama: Qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, por insistojmë në koordinim të ngushtë me aleatët
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur në lidhje me mbledhjen e mbrëmshme në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku është diskutuar për Kosovën dhe Serbinë, ka deklaruar se ishte snjë seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi …
Më shumë...Ish përfaqësuesja e Kosovës në OKB, Vlora Çitaku, e ka quajtur mjerim dhe marrëzi seancën e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ish-përfaqësuese e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e ka quajtur “mjerim dhe marrëzi” seancën e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ajo ka marrë për bazë fjalimin kritik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në seancën për çështjen e …
Më shumë...Franca ka shprehur shqetësim për vendimin e BQK-së dhe lidhur me mbylljen e disa komunave serbe, në Kosovë
Përfaqësuesi i Francës në OKB, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet mes tyre nëse synojnë integrimin në BE. Vendet duhet të përmbahen nga veprimet që nxitin tensione. Për këtë Franca ka shprehur shqetësimin për vendimin e BQK-së dhe mbylljen e disa komunave serbe në Kosovë. Kjo …
Më shumë...Është ndarë nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare, poeti i njohur, Hysen Tafil Grajqevci
Është ndarë nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare, poeti i njohur, Hysen Tafil Grajqevci. Varrimi bëhet sot, në orën 15 e 30, në Vragoli, të Fushë Kosovës. E pamja do jetë tri ditë (10, 11 dhe 12 shkurt). Hysen Tafil Grajqevci, ka marrë pjesë në disa aktivitete letrare poetike, me …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
