Yearly Archives: 2024

Isa Mustafa: Për herë të parë Kosova është futur në një thes me Serbinë, në seancat e KS të OKB-së

Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së  ka thënë se për herë të parë Kosova është futur në një thes me Serbinë., pasi Kosova mori kritika nga aleatët perëndimorë. Ai ka treguar pikat në të cilat është kritikuar Kosova, pasi  askush nuk …

Më shumë...

Opozita dhe analistët shprehën të shqetësuar, për kritikat që Kosova mori për ndalimin e përdorimit të dinarit serb

Prej ditës së nesërme ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në Kosovë, sipas një vendimi të BQK-së

Opozita dhe disa nga analistët  shprehën të shqetësuar, për kritikat që Kosova mori lidhur ndalimin e përdorimit të dinarit serb. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua për Kosovën, opozita dhe analistët politikë shprehën të shqetësuar, siç thonë për kritikat që Kosova mori për ndalimin e …

Më shumë...

Igli Hasani: Nuk mjafton që sulmi terrorist në Banjskë të dënohet, por duhet të sigurohet që ai të mos ndodhë më

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka cituar ambasadoren amerikane në OKB gjatë  mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, e cila ka thënë se  ka kërcënime të vazhdueshme që vijnë nga jashtë Kosovës dhe nuk mjafton që sulmi terrorist në Banjskë të dënohet, por duhet të sigurohet që ai të …

Më shumë...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, prej 14 deri më 17 shkurt do të qëndrojë për vizitë në Shqipër dhe në Gjermani

Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani në periudhën 14-17 shkurt,  ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit. Blinkeni do të vizitojë Shqipërinë, pasi e konsideron një partnere kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”. Në Gjermani, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë …

Më shumë...

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media kërkon shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur të Medieve

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media kërkon shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur të Medieve

Anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, kanë kërkuar shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave,  për shkak se kanë kthyer kanalet serbe “Arena” në operatorët kabllorë dhe gjatë kohës së fjalimit të kryeministrit Kurti në KS të OKB-së kishte ndërprerje të rrjetit …

Më shumë...

Gjykata e Lartë ka vendosur që më 5 mars të zhvillohet seanca për kërkesën e SPAK për rikthimin në qeli të Jamarbër Malltezit

Jamarber Malltezi

Gjykata e Lartë, në Tiranë,  ka vendosur që më 5 mars të zhvillohet seanca për kërkesën e SPAK-ut për rikthimin në qelinë e burgut të Jamarbër Malltezit, dhëndri i Sali Berishës. Shorti  ka caktuar relator të çështjes, gjyqtarin Sokol Binaj dhe anëtarë Ilir Panda e Sandër Simoni. Sipas SPAK-ut, Malltezi …

Më shumë...

Sherife Thaqi: SOT NË SUHAREKË – PËR HERË TË PARË – U HAP PANAIRI I LIBRIT

SOT ME DATEN 09.02.2024 – NË SUHAREKË – PËR HERË TË PARË – U HAP PANAIRI I LIBRIT. Në lokalet e Shtëpisë së Fellbahut në Suharekë, sot në Suharekë, për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarsisë, për herë të parë u hap Panairi i Librit, ku morën pjesë …

Më shumë...

KRM “Pastrimi” Sh.A në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore, sot finalizuan fazën e parë të projektit për prodhimin e 300 kontejnerëve

KRM “Pastrimi” Sh.A në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore, të premtën finalizuan fazën e parë të projektit për prodhimin e 300 kontejnerëve. Procesi i prodhimit të kontejnerëve u ideua dhe u fillua në nëntor të vitit 2023 në bashkëpunim me nënkryetaren znj. Donjeta Sahatçiu dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike z.Ilirik …

Më shumë...

Hapet edhe qendra e katërt për kujdesin dhe zhvillimin gjatë fëmijërisë së hershme në Ferizaj

Në kuadër të bashkëpunimit në mes Save the Children, drejtorisë së arsimit dhe drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, sot në SHFMU “Ali Hadri” në Mirash të komunës së Ferizajt, zyrtarisht u hap qendra që ka të bëjë me kujdesin dhe zhvillimin gjatë fëmijërisë së hershme që përfshinë moshat 3-5 …

Më shumë...

Kryetari Aliu ka pritur në takim talentin e ri të pianos Orges Isufi

Kryetari komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur në takim talentin e ri të pianos në shkollën e muzikës “Çesk Zadeja”, Orges Isufi së bashku me profesorin e tij Rinor Aliu. Kryetari e ka përgëzuar Orges Isufin për sukseset e shumta vendore dhe ndërkombëtare në rrugëtimin e tij në artin …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit merr vendin e parë për grantin e performancës komunale për vitin 2022

Sot, ministria e administrimit të pushtetit lokal, ka publikuar rezultatet për arritjen e përgjithshme të performancës më të mirë komunale dhe sipas këtyre rezultateve të publikuara, nga 38 komunat e republikës së Kosovës, komuna  e Rahovecit merr vendin e parë dhe është përfituese e grantit të performancës komunale, në mesin …

Më shumë...

Komuna e Skenderajt fiton grantin e performancës komunale në vlerën e 1,161,321.36 euro për vitin 2022

Komuna e Skenderajt është fituese e grantit të performancës komunale për vitin 2022, në vlerën e 1,161,321.36 euro, si rezultat i qeverisjes së mirë dhe performancës së shfaqur gjatë vitit raportues. Në ceremoninë e organizuar me rastin e ndarjes së granteve, ku edhe është nënshkruar marrëveshja e grantit, ka marrë …

Më shumë...

Komuna e Malishevës fiton 628,551.69 euro nga granti i performancës komunale

Komuna e Malishevës ka fituar 628,551.69 euro nga granti i performancës komunale. Me këtë rast kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati ka shkruar: “Falë angazhimit të madh të qeverisjes sonë komunale dhe përkushtimit të administratës sonë, për sa më shumë transparencë dhe shërbime efektive për qytetarët tanë, sot komuna …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e dytë e komitetit për komunitete në komunën e Malishevës

Komiteti për komunitete në Malishevë, sot mbajti mbledhjen e dytë të rregullt nën kryesimin e Amrush Helshanit. Kryesuesi i komitetit së bashku me anëtarë,  paraprakisht takoi, kryetarin e komunës së Malishevës, Ekrem Kastratin dhe e njoftoi për planin e punës së komitetit për këtë vit,  rekomandimet dhe kërkesat që kanë …

Më shumë...

Rregullohet rruga bujqësore në fshatin Skifteraj

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot fshatin Skifteraj të Vitisë, për të parë nga afër punimet në rregullimin e rrugës bujqësore me zhavorr nga Cerneli deri te lumi i Letnicës. Ky projekt synon të lehtësojë qasjen e fermerëve  në parcelat e tyre. Kryetari Haliti tha se …

Më shumë...

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, përsëriti kërkesën që Kosova ta pezullojë zbatimin e vendimit të BQK-së

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Grinfield, gjatë fjalimit të mbrëmshëm përsëriti kërkesën që Kosova të pezullojë zbatimin e vendimit të BQK-së. Vendimi është marrë pa përgatitjen e duhur apo konsultime me popullatën lokale. Ne, edhe një herë kërkojmë që zbatimi i rregullores të pezullohet derisa të ndërmerren …

Më shumë...