Monthly Archives: June 2025

Fatmir Limaj: Nuk jemi të interesuar për pushtet, marrëveshja me Kurtin për kryetar Kuvendi u thye një ditë më pas

Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate është e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar qartë se ai dhe partia që drejton nuk janë të interesuar të jenë pjesë e ndonjë qeverie, qoftë të Lëvizjes Vetëvendosje, qoftë të ish-opozitës. Limaj ka theksuar se për momentin sheh më shumë vlerë në kontributin opozitar brenda Kuvendit. “Më ka marrë …

Më shumë...

Përfaqësimi i Bislimit në Bruksel ngjall reagime: LDK dhe ekspertë juridikë vënë në pikëpyetje legjitimitetin

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka përfaqësuar Kosovën në takimin e radhës të dialogut me Serbinë në Bruksel, pavarësisht faktit se vendi ndodhet në një krizë institucionale dhe Kuvendi ende nuk është konstituuar. Në një reagim zyrtar, LDK ka theksuar se Bislimi nuk ka mandat as legjitimitet demokratik për të …

Më shumë...

Bajrami: Qeveria kalimtare është zgjidhje kombëtare për tejkalimin e bllokadës institucionale

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, së bashku me sekretarin e partisë, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, ku është diskutuar krizën aktuale politike dhe vështirësitë në konstituimin e Kuvendit të ri pas zgjedhjeve parlamentare. Bajrami ka theksuar se është përgjegjësi kushtetuese e partisë së parë …

Më shumë...

Shqipëria drejt hapjes së Grup kapitullit 4 në negociatat me BE-në: Një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit

Kryeministri Edi Rama, në një reagim në rrjetet sociale, theksoi rëndësinë e Shqipërisë drejt hapjes së Grup kapitullit 4 në negociatat me BE-në këtij zhvillimi. “SHQIPËRIA NUK NDALET! Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE”, shkroi ai, duke e cilësuar këtë si një konfirmim të progresit të vendit …

Më shumë...

Selam Musa Salaria (1860-1920) luftëtari popullor që mundi italianët në Vlorë në vitin 1920

Selam Musa Salaria (1860-1920) luftëtari popullor që mundi italianët në Vlorë në vitin 1920

Selam Musai lindi më 1860, në fshatin Salari të Tepelenës nga një familje me tradita patriotike. Ishte udhëheqës i kryengritjeve në Vlorë dhe ra heroikisht për çlirimin e saj. Nuk ishte i arsimuar por ishte një patriot i lindur, një shqiptar i pabindur ndaj qeveritarëve turq. Mbasi u rekrutua ushtar, …

Më shumë...

Shijo çiklizmin, përjeto bukurinë e Liqenit të Dukagjinit

Komuna e Deçanit gjegjësishtë Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me Visit Deçani ju ftojnë të bëheni pjesë e një aventure të veçantë me biçikleta, përmes natyrës së gjallë dhe panoramave të paharrueshme. Shijoni një nga shtigjet më të bukura të çiklizmit në komunën e Deçanit thuhet në ftesë. Itinerari …

Më shumë...

Kryetari Smajl Latifi mbajti takimin e rregullt Kryetarët e Këshillave Drejtues të Shkollave

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Avni Morina dhe zyrtarët tjerë komunal mbajti takimin e rregullt me Drejtorët, Koordinatorët e cilësisë psikologët dhe Pedeagogët e angazhuar dhe me Kryetarët e Këshillave Drejtues të Shkollave. Me këtë rast u diskutua për çështjet …

Më shumë...

U organizua ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 13-të të maturantëve të Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë

Në amfiteatrin e Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, u organizua ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 13-të të maturantëve, për klasa si Administratë e shërbime në zyrë, Shitje dhe Marketing, Banka dhe Financa, Logjistikë, Hoteleri Turizëm, etj. Në këtë ceremonie morën pjesë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem …

Më shumë...

Biblioteka e SHFMU-së “Ismet Jashari-Kumanova” në Temeqinë pasurohet më 550 ekzemplarë lektyrë shkollore

Biblioteka e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ismet Jashari-Kumanova” në Temeqinë pasurohet më 550 ekzemplarë lektyrë shkollore. Këtë lektyrë shkollore prej 550 ekzemplarësh e dhuruan: Mentor Mazreku, Selajdin Mazreku – libraria “Arbri” Ramadan Mehmeti, Sabit Rrustemi, Drita Kosumi-Syla, Shaqir Foniqi, Ismet Krasniqi dhe Rexhep Toplana, për   SHFMU-në “Ismet Jashari-Kumanova” …

Më shumë...

NPL “Ambienti” për nder të Ditës së Çlirimit të Ferizajt, kanë dhënë kontributin e tyre në mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Për nder të 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Ferizajt, punëtorët e palodhshëm të kompanisë Ndërmarrja Publike Lokale “Ambienti” SH.A kanë dhënë kontributin e tyre me përkushtim dhe zemër, në mirëmbajtjen e hapësirave publike. Ata me këtë rast kanë Kosur barin, kanë pastruar hapësirat e gjelbra përreth lapidarëve të …

Më shumë...

Kryetari Haliti shpalli Ditë Zie në Komunën e Vitisë

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka shpallur të mërkurën ditë zie në komunën e Vitisë, pasi komuna u trondit nga tri humbje të mëdha, brenda vetëm tre ditëve, ku humbën jetën tragjikisht tre të rinjë. “Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftoj se këto …

Më shumë...

Ceremoni zyrtare për zhvarrimin e heroinës Myrvete Maksutaj në Orroberdë

Ceremoni zyrtare për zhvarrimin e heroinës Myrvete Maksutaj në Orroberdë

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Memorialeve të Kosovës (AMMKM), z. Imer Hakaj, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga Lufta e lavdishme e UÇK-së, fton të gjithë qytetarët e Istogut dhe mbarë Kosovës që të bashkohen nesër, më 12 qershor 2025 (e enjte), në një ngjarje me …

Më shumë...

RKL dhe TV Dielli urojnë me krenari dhe mirënjohje të thellë Ditën e Çlirimit të Kosovës

Në këtë ditë të shenjtë për historinë tonë kombëtare, përulemi me nderim dhe respekt të thellë para gjithë atyre që dhanë jetën, mundin dhe gjakun për lirinë e Kosovës. Kjo ditë është fryt i sakrificës sublime të dëshmorëve, martirëve, luftëtarëve të lirisë dhe të gjithë atyre që me guxim e …

Më shumë...

Bizneset paralajmërojnë protesta të reja: Kërkohet pezullimi i vendimit të ZRrE-së brenda 10 ditësh

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka paralajmëruar organizimin e protestave të reja nëse Qeveria dhe ZRrE-ja nuk marrin vendim në favor të sektorit privat lidhur me tarifat e reja të energjisë elektrike. “Ju sot pritni që qeveria dhe ZRrE-ja të marrin vendime të favorshme për ju, por …

Më shumë...

Faton Peci synon të emërojë ish-këshilltarin e përfshirë në hetime si drejtor të IKAP-it

Pavarësisht akuzave të vazhdueshme për përfshirje në afera korruptive dhe keqpërdorime me grantet bujqësore, ministri në largim i Bujqësisë, Faton Peci, raportohet se po vazhdon të ushtrojë ndikimin e tij në përzgjedhjen e emërimeve në pozita kyçe brenda institucioneve shtetërore. Peci po tenton ta emërojë ish-këshilltarin e tij politik, Hysen …

Më shumë...

Kosova konfirmon gatishmërinë për të pranuar përkohësisht shtetas të huaj nga SHBA, në kuadër të bashkëpunimit strategjik

Qeveria në detyrë e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është e gatshme të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta, në përputhje me kushtet e përcaktuara ndërmjet palëve. Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, bëri …

Më shumë...