Monthly Archives: August 2025

Smakiqi kundër Dimal Bashës: “Si mund të përulesh para varrit të Jasharit kur ke shkruar kundër UÇK-së?”

Avokati kosovar, Xhevdet Smakiqi, ka reaguar ashpër pas një publikimi që, sipas tij, përshkruan në mënyrë të errët Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ku si bashkautor figuron edhe Dimal Basha, kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës. Smakiqi ka ngritur dilema rreth qëndrimeve të Bashës, duke thënë se është e papranueshme …

Më shumë...

Gjykata Supreme rrëzon ankesën e Vetëvendosjes, Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet lokale

Gjykata Supreme merr vendim për ankesat e partive politike

Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar sërish në përpjekjen për të bllokuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025 në Kosovë. Pas ankesës së paraqitur nga kjo parti në KQZ, dhe më pas në Gjykatën Supreme, kërkesa e tyre është hedhur poshtë si e …

Më shumë...

Shoqata e Prokurorëve reagon ndaj Fitore Pacollit

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave publike të deputetes së Kuvendit, Fitore Pacolli, drejtuar Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Në një komunikatë për media, Shoqata ka shprehur shqetësimin se deklaratat e tilla janë të pavërteta dhe të pabazuara, duke theksuar se ato dëmtojnë integritetin …

Më shumë...

OVL e UÇK-së, dega Deçan: Homazhe për Heroin e kombit Bahri Fazliu

Të nderuara familje të Dëshmorëve të Kombit, invalidë dhe veteranë të Luftës së UÇK-së, të nderuar qytetarë: Me nderim të lartë dhe përulësi ju njoftojmë se më 31 gusht 2025 (e diel), do të mbahen homazhe përkujtimore për Heroin e Kombit, Bahri Fazliu, figurë e shquar e rezistencës sonë kombëtare …

Më shumë...

Prishtina me parulla kundër Kurtit, Prokuroria paralajmëron masa ligjore

Prishtina u zgjua me parulla kundër kryeministrit Albin Kurti, me thirrjen e drejtpërdrejtë: “Albin, dorëzohu në Prokurori”. Mesazhi i qytetarëve në mure vjen në kohën kur Kurti ka refuzuar disa herë paraqitjen në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervave shtetërore. Prokuroria e kishte ftuar që në dhjetor të vitit të …

Më shumë...

Selami Hoti: Vetëm në Krushë i kemi edhe 64 të zhdukur e në gjithë Kosovën 1577.

Me rastin e 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Kidnapuarve dhe të Zhdukurve me Dhunë, nesër, në Kompleksin Memorial në Krushë e Madhe, me fillim nga ora 19:00, do të mbajmë homazhe dhe do të ndezim flakadanë në nderim të 64 familjarëve tanë që ende na mungojnë. Vetëm në Krushë …

Më shumë...

Nasim Haradinaj: Qeveritë nuk e kanë marrë seriozisht çështjen e të pagjeturve

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, Nasim Haradinaj, ish i burgosur politik dhe ish-nënkryetar i OVL-UÇK-së, ka kritikuar qeveritë e Kosovës për mospërkushtim ndaj kësaj çështjeje. Ai tha se për 26 vite me radhë asnjë qeveri nuk e ka trajtuar me seriozitet fatin e mbi 1,600 personave ende të …

Më shumë...

OVL e UÇK-së – dega Ferizaj: Dëshmorët e Kombit janë udhërrëfyesit tanë të përjetshëm

Dëshmorët e Kombit janë udhërrëfyesit tanë të përjetshëm, ata që me gjakun dhe sakrificën e tyre e bënë realitet lirinë që gëzojmë sot. Kujtimi për ta është obligim dhe nderim që na shoqëron brez pas brezi. Sot, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, ish të burgosur politik, invalidë e veteranë të …

Më shumë...

OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i është drejtuar me një letër shefave të grupeve parlamentare dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar shkarkimin e kryetarit të zgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha. Në letrën e saj, OVL e UÇK-së, ka shprehur pakënaqësi të thellë lidhur me …

Më shumë...

BDI sulmon VLEN-in: “Premtuan Akademi të Shkencave, sollën Dodikun dhe donacionet serbe”

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar ashpër ndaj VLEN-it, duke i akuzuar për mashtrime elektorale dhe dështime qeverisëse. Në një komunikatë, BDI ka theksuar se çdo premtim i dhënë nga VLEN doli të ishte “mashtrim i madh” dhe çdo fjalë e thënë prej tyre “një gënjeshtër e madhe”. Në reagim, …

Më shumë...

Rufki Suma: 29 Gushti Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit

Sot kujtojmë e nderojmë 15 Dëshmorët e Hanit të Elezit, ata të cilët në data të ndryshme dhe në vende të ndryshme dhanë jetën e tyre që ne ta gëzojmë lirinë që e kemi. Ju Familjet e Dëshmorëve duhet të jeni krenarë sepse dhatë më të dashurit e juaj për …

Më shumë...

Anu Prattipati bën homazhe për të zhdukurit: “Çdo familje meriton përgjigje”

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë homazhe pranë Monumentit të Personave të Zhdukur, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë. Ambasada amerikane, në një postim në Facebook, ka theksuar se qëndron pranë familjeve të personave …

Më shumë...

Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë, me ftesë të ambasadorit turk në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Haradinaj ka theksuar se kjo ditë ka domethënie të veçantë për popullin dhe shtetin turk, duke …

Më shumë...

Mbyllet afati i regjistrimit, mbi 36 mijë votues nga diaspora do të votojnë me postë

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

Sonte në orën 23:59 përfundon afati 38-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri më 29 gusht në orën 09:00 janë pranuar gjithsej 44,707 aplikime për regjistrim për votim me postë, …

Më shumë...

Diplomatja amerikane Nancy Vanhorn zhvillon takim me kryeministrin Edi Rama

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy Vanhorn, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kryeministri këtë të premte, më 29 gusht 2025. Ajo u prit nga kryeministri Edi Rama, me të cilin qëndroi rreth 20 minuta në takim.Vizita e diplomates amerikane vjen katër muaj …

Më shumë...

Rahoveci vlerësohet nga projekti DEMOS

Komuna e Rahovecit është nderuar me mirënjohje nga Helvetas Kosova, përmes projektit DEMOS, si shenjë e angazhimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm. Ky vlerësim tregon përkushtimin e komunës për qeverisje të mirë, planifikim buxhetor gjithëpërfshirës dhe kujdes që proceset të jenë më të ndjeshme ndaj nevojave të qytetarëve.

Më shumë...