Monthly Archives: August 2025

Sot në Gjenevë mbahen aktivitete të shumta për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë

Kosova dhe Kroacia i kërkojnë që Serbia t'i hap arkivat detajuara që mund të zbardhin fatin e personave të pagjetur

Organizuar nga Shoqata Kulturore D’ora Distria dhe Lidhja Shqiptare në Botë, sot në Gjenevë mbahet aktivitete të shumta për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë. Aktivitetet fillojnë në ora 14.00, me hapjen e ekspozitës kolektive për të vazhduar më tutje në tryezën e rrumbullakët, e cila fillon …

Më shumë...

Edhe LDK-ja ka paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se ende nuk është konstituur Kuvendi i Kosovës dhe se Kushtetuta këtë e thotë qartë – Kuvendi konstituohet kur zgjidhet kryetari dhe të gjithë nënkryetarët. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku ka thënë se thirrja për mbledhjen e kryesisë së Kuvendit …

Më shumë...

Edita Tahiri: Kurti dhe Vetëvendosja një ditë do të ndjehen të turpëruar

Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvend, ka reaguar edhe ish kryenegociatorja në dialogun Kosovë- Serbi, Edita Tahiri. Ajo ka drejtuar kritika ndaj partisë Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurti. Dhe ka shkruarës kjo parti dhe lideri i saj, Albin Kurti po e dështojnë Kosovën. “Kosovën e dështuan – vet …

Më shumë...

BDI: Qeveri që zgjedh kolltuqet para barazisë dhe arsyetimet para integrimit

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit …

Më shumë...

Dr. Skёnder Demaliaj: PROF. DR. BASHKIM LUSHAJ – PERSONALITET I SHQUAR I SHKENCËS SHQIPTARE NË FUSHËN E PYJEVE, BUJQËSISË DHE MJEDISIT

Dr. Skёnder Demaliaj: PROF. DR. BASHKIM LUSHAJ - PERSONALITET I SHQUAR I SHKENCËS SHQIPTARE NË FUSHËN E PYJEVE, BUJQËSISË DHE MJEDISIT

Bashkim Lushaj lindi, më 28 mars 1957 në Bajram Curr. U nda nga jeta, më 26 shkurt 2025. Pas përfundimit të gjimnazit “Asim Vokshi” në Bajram Curri, ai ndoqi studimet në Fakultetin e Pyjeve në Tiranë, ku u diplomua si inxhinier pyjesh në vitin 1981. Karrierën e tij e nisi …

Më shumë...

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se nuk do të marr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se nuk do të marr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Ky subjekt politik ka vlerësuar se kryetari i Kuvendit ka shpallur të përfunduar konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa u zbatuar në tërësi Neni 67 i Kushtetutës së Kosovës. Në …

Më shumë...

Albert Krasniqi: Procesi i konstituimit të Kuvendit nuk është përmbyllur ende

Albert Krasniqi nga organizata Demokracia Plus ka vlerësuar se procesi i konstituimit të Kuvendit nuk është përmbyllur ende. Ai ka shtuar më tutje se mbledhja e thirrur e Kryesisë është e jashtëligjshme pasi nuk janë zgjedhur të pesë nënkryetarët, siç parasheh Kushtetuta. “Zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit …

Më shumë...

Isa Mustafa: Vetëm diletantët ose të manipuluarit mund ta quajnë Kuvendin e konstituar

Ish- kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar se vetëm diletantët ose të manipuluarit mund ta quajnë Kuvendin e konstituar. Ai ka shkruar më tutje se “Kosova nuk guxon ti nënshtrohet politikës dhe logjikës “me kushtetutë e pa kushtetutë” sepse ne e kemi përjetuar këtë dhe e dimë se ku mund të …

Më shumë...

Fatmir Z. Arifi: Ka shumë Dimala në këtë vend!

-Lufta e drejtë e UÇK-së dhe kontinuiteti i stigmatizimit të saj- Lufta e Përgjithëshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një domosdoshmëri historike, në kohën kur politikat shtetëror me karakter gjenocidarë të Serbis aplikoheshin mbi shqiptarët e Kosovës. Me dekada të tëra, shqiptarët, ndonëse ishin numerikisht popullsia e tretë në …

Më shumë...

Fatmir Grejqevci: “Vetëm dashuri” – romani që na e rrëfen dashurinë përtej klisheve

Madhështia e shkrimtarëve të mëdhenj nuk qëndron në temat e mëdha që trajtojnë, por në mënyrën se si i trajtojnë ato. I tillë është edhe Erik Segal (1937 – 2010), ligjërues në Universitetin e Harvardit dhe autor i romaneve të shumta magjepsëse, ndër të cilët edhe ai me titullin “Vetëm …

Më shumë...

Partia Demokratike e Kosovës, komunikatë për media

Sot, Kryetari i Kuvendit shpalli të përfunduar konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa u zbatuar në tërësi Neni 67 i Kushtetutës së Kosovës. Për Partinë Demokratike të Kosovës, Kuvendi ende nuk është i konstituuar, sepse nuk është zgjedhur Kryesia e tij në përbërjen e plotë kushtetuese. Në këto …

Më shumë...

“Kompleksi Sportiv” në Rahovec po merr formë hap pas hapi

“Kompleksi Sportiv, një projekt madhor që po merr formë hap pas hapi për t’i shërbyer rinisë sonë dhe gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit me aktivitete sportive e recreative”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi. Dy fazat e para tashmë …

Më shumë...

Kryetari Haliti dhe Leon Klark nga Masoni i SHBA-ve vendosën lule te varri i Jakup Jahirit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me ish-kryetarin e Mason-it nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe tani nënkryetar Leon Klark, i cli po qëndron në vizitë disa ditëshe në Viit, vendosën të shtunën lule te varri i Jakup Jahirit, ish-aktivistit politik, sportist dhe profesor. Ky homazh …

Më shumë...

Sala Jashari: Diskursi i nënkryetares dhe ish-ministrave është absurd, kërkohet respekt për Kushtetutën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka reaguar ndaj deklaratave të nënkryetares së Kuvendit dhe ish-ministrave të qeverisë së kaluar, duke i cilësuar ato jo vetëm shokues, por edhe të absurd. “Kur ne theksojmë se ‘është shkelje kushtetuese’, ata e interpretojnë si mbështetje për Listën Serbe. Ky diskurs …

Më shumë...

Ekrem Aliu: Kërkesë për punësimin e Zyrtarëve për Diasporë dhe Çështje Kulturore në disa Ambasada të Kosovës nëpër botë

Angazhimi si Zyrtar për Diasporë në kuadër të Ambasadës së Kosovës në Australi dhe në shtete të tjera Platforma e idesë / programi i punës – Çështjet kulturore Duke qenë aktivist shumëvjeçar i komunitetit shqiptar, Kryetar i Komunitetit Shqiptaro-Australian për një pjesë të shtetit të Viktorias dhe në hapjen e …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Të pagjeturit, plagë e hapur për kombin – Kosova e palëkundur në kërkim të së vërtetës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se çështja e personave të pagjetur mbetet plagë e hapur për kombin, e cila nuk duhet parë vetëm si shifra statistikore. Me rastin e Ditës së Personave të Zhdukur, Haradinaj tha se dhimbja për familjet që ende presin më …

Më shumë...