Yearly Archives: 2025

Pal Shtufi: Jemi në një gjendje ku nëse Kurti thotë që fluturon arusha, ata thonë që arusha fluturon

Publicisti Pal Shtufi ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si u paraqit ndërhyrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit. Ai ka thënë ajo ndërhyrje nuk ka qenë mision ushtarak, por kërkim-shpëtim. “Është banalitet t’i thuash asaj ndërhyrje ushtarake. VV-ja po përpiqet të fitojë poena politike nga …

Më shumë...

Xhevat Hasani: PËRKITAZI ME PËRDHOSJEN E FLAMURIT KOMBËTAR SHQIPTAR NË FSHATIN STUDENÇAN TË THERANDËS

Bedri Halimi: PROKURORI LIBERAL DHE PËRDHOSJA E SIMBOLEVE KOMBËTARE

Më 13-të qershor të këtij viti 2025 derisa fushat e Therandës (Ish-Suharekës) po digjeshin nga vatrat e zjarrit për shkak të temperaturave të larta, tre djemë te mitur të fshatit Studençan të komunës së Therandës, po e përdhosnin keqas flamurin kombtar shqiptar: dy prej tyre duke e shkelur flamurin me …

Më shumë...

Posta e Kosovës nderon regjisorin Bekim Lumi

Posta e Kosovës nderon regjisorin Bekim Lumi

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e pullave postare në nderim të figurës dhe veprës së regjisorit dhe pedagogut të mirënjohur kosovar, Bekim Lumi. Bekim Lumi (1966-2018) la gjurmë të pashlyeshme në skenën teatrore dhe në edukimin artistik në Kosovë, si regjisor vizionar dhe avangardë, por …

Më shumë...

BDI: Qeveria vazhdon të heshtë për padrejtësinë ndaj komunave dhe përjashtimin e mërgatës – ky diskriminim nuk kalon!

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh edhe një herë indinjatën e thellë për heshtjen e qëllimshme dhe të pajustifikueshme të Qeverisë ndaj vendimit antikushtetues dhe antiligjor që diskriminon komunat shqiptare dhe përjashton mërgatën nga llogaritja zyrtare e popullsisë. Kanë kaluar ditë me radhë që kur u denoncua publikisht zvogëlimi i numrit …

Më shumë...

Flet Dr. Enriko Ceko: Sektori i turizmit në Shqipëri ka dështuar, sepse kanë vënë në krye të sektorit patronazhistë dhe jo specialistë

Enriko Ceko

-Këtë vit çmimet janë rritur tmerrësisht nëpër restorante sa kanë trembur dhe të huajt -Turizmi në Shqipëri është një sektor, që operon i veçuar nga sektorët e tjerë të ekonomisë, që edhe ata janë fare të pazhvilluar dhe pa asnjë strategji. – Zhvillimi i turizmit fillon nga edukimi i fëmijëve …

Më shumë...

Ka filluar ndërtimi i fushës sportive në ambientet e shkollës “Milaim Krasniqi” në Pastasel

Të mërkurën në ambientet e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Milaim Krasniqi” në Pastasel ka filluar ndërtimi i fushës sportive. Sipas projektit fusha sportive do të jetë një hapësirë moderne dhe funksionale, e përshtatur për sporte si futbolli, basketbolli, hendbolli dhe volejbolli, ku të rinjtë tanë do të …

Më shumë...

Nuk mund të ketë dy të vërteta, Komuna e Ferizajt është kampione e transparencës në nivel vendi, nuk marrim përgjegjësi për dështimet teknike të GAP-it

Lidhur me publikimin e djeshëm të “Indeksit të Transparencës Buxhetore të Komunave” nga Instituti GAP, ku Komuna e Ferizajt padrejtësisht e në kushte të gjykimit jo objektiv, vlerësohet me 47.5 pikë, me qëllim të sqarimit të së vërtetës për opinionin publik,  njoftojm se me të publikuar këtë dokument i kemi …

Më shumë...

Ambulanta në Goshicë, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve shëndetësore

Ambulanta në fshatin Goshicë të komunës së Vitisë paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve shëndetësore. I pranishëm në përurimin e saj ishin, kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, drejtoresha komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Merrushe Ahmeti, Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca …

Më shumë...

Komuna e Vitisë mbajti takimin buxhetor në fshatin Letnicë

Komuna e Vitisë ka mbajtur dëgjimin buxhetor me banorët e fshatit Letnicë. Në fillim të këtij takimi zv.kryetari i komunës, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti kanë prezantuar draft buxhetin komunal 2026-2028 dhe kanë folur për rëndësinë e takimeve që janë duke zhvilluar komuna e …

Më shumë...

Xhevahire Izmaku: Miqtë e vërtetë nuk janë ata që heshtin, por ata që flasin – edhe kur nuk na pëlqen ajo që thonë

Xhevahire Izmaku jep dorëheqje nga të gjitha pozitat e saj në Partinë Demokratike të Kosovës

Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka reaguar ndaj kritikave që po ju bëhen nga eksponent të partisë Vetëvendosje, ambasadorit të Gjermanisë dhe të Francës në vendin tonë. Ajo ka shkruar se miqtë e vërtetë janë ata që flasin e nuk heshtin. “Gjermania dhe Franca kanë qenë ndër …

Më shumë...

Raportohet për tjetër skandal të ndërlidhur me deputeten dhe zyrtaren e lartë të partisë Vetëvendosje, Fitore Pacolli

Blerim Pacolli, pranon se ka fituar grant nga ministria e Faton Peci dhe ka treguar se e ka regjistruar biznesin

Raportohet për tjetër skandal të ndërlidhur me deputeten dhe zyrtaren e lartë të partisë Vetëvendosje, Fitore Pacolli. Bëhet e ditur se kunati i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli- Dalipi, Valon Dalipi rreth një vit më parë ka nisur punën në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Më 2 gusht të vitit …

Më shumë...

Haradinaj e përkrahë thirrjen për protestë kundër Speciales: Qëndrojmë në të drejtën e luftës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i është bashkuar thirrjes për protestë të organizuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kundër Gjykatës Speciale në lidhje me procesin gjyqësor në Hagë ndaj liderëve të UÇK-së, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. “Në …

Më shumë...

IKD kërkon llogari për vdekjen në Ujman: Ligji obligonte ndalimin ose jo të larjes nga qytetarët në Ujman

OEAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Washingronit

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar llogari nga institucionet e Kosovës në lidhje me vdekjen e 33-vjeçarit në liqenin e Ujmanit. Ky institut ka bërë me dije se sipas Ligjit për Ujërat e Kosovës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, …

Më shumë...

Zbulohen mbetje mortore në Brekoc të Gjakovës, dyshohet që i përkasin listës së personave të zhdukur

Sot, në fshatin Brekoc të Gjakovës, gjatë gërmimeve të kryera nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës, është konfirmuar gjetja e mbetjeve mortore që potencialisht i përkasin listës së personave të zhdukur. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur …

Më shumë...

Haradinaj kritikon VV-në për operacionin  e djeshëm të FSK-së në veri: Hisedarët e shtetësisë së Kosovës s`mund të anashkalohen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar operacionin e djeshëm humanitar të FSK-së në veri të vendit. Ai e ka kritikuar Vetëvendosjen për përpjekjen e saj për të politizuar këtë operacion. Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se partia në pushtet po e anashkalon kontributin e …

Më shumë...

Zyra e Rregullatorit të Energjisë fton bizneset të lidhin kontrata, nesër pason ndërprerja e rrymës

ZRRE-ja

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka ftuar bizneset të lidhin kontrata, pas vendimit për dalje në treg të liberalizuar. Në të kundërtën, prej nesër nisin ndërprerjet e rrymës. KOMUNIKATË PËR PUBLIKUN Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) rithekson se procesi i hapjes së tregut të energjisë elektrike është në përputhje të …

Më shumë...