Paneli i Gjykatës Supreme në Hagë, e ka hedhur poshtë kërkesën e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, për ulje të dënimit prej 15 vjetësh burg. Ky panel është i përbërë nga kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova dhe gjykatësit Christine Wyngaert dhe Daniel Fransen. Paneli konstatoi se …
Më shumë...Yearly Archives: 2025
Xhejms Huper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin dhe të mos i japë leksione Amerikës
Ish-diplomati amerikan, Xhejms Huper, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar se gjëja e parë që duhet të bëjë Qeveria e Kosovës, është t’i riparojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Pa ndodhur kjo, do të ishte rrezik që Amerika të përfshihej në përpjekjet e Kosovës për të …
Më shumë...Mandati i Qeverisë lidhet me mandatin e Kuvendit, i cili përfundon me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, thotë Eugen Cakolli
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se mandati i Qeverisë lidhet drejtpërdrejt me mandatin e Kuvendit, i cili përfundon me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, jo me përmbushjen e katër viteve nga konstituimi i Kuvendit, më 22 mars. Andaj Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në …
Më shumë...Komiteti për Politikë dhe Financa diskutoi disa pika të rendit të ditës
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, z. Xhavit Zariqi, bashkë me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa mbajtën të mërkurën mbledhjen e dytë të rregullt. Në këtë mbledhje u bë propozim-vendimi për planin e punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2025. Po në këtë mbledhje drejtori komunal …
Më shumë...Komuna e Vitisë dhe GIZ-i gjerman bashkëpunojnë në hartimin e Planit ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave
Zv.Kryetari i komunës së Vitisë, z. Hasan Aliu dhe drejtori komunal për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Basri Aliu kanë pritur të mërkurën në takim përfaqësues nga projekti “Circular Urban Development Kosovo4Green” të financuar nga qeveria Federale e Gjermanisë dhe implementuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Me këtë rast …
Më shumë...GRAPELAND Kampion i Ligës së Parë në basketboll
Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi ka uruar KB Grapeland për titullin e fituar në garat e Ligës së Parë të Kosovës në basketboll. Skuadra nga Rahoveci në ndeshjen vendimtare për titull ka mundur në Palestrën “Mizair Isma” në Rahovec ekipin e KEK-ut me rezultat 83:62. Në postimin …
Më shumë...Ramiz Tafilaj: Libri “Krimet Serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit” i autorit, Adem Lushaj, është përuruar edhe në Urfa të Turqisë
Në qytetin e Urfës, Turqi, u mbajt promovimi i librit “Krimet Serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit”, të autorit Adem Lushaj, i cili tashmë është përkthyer në gjuhën turke, angleze dhe malazeze. Si botues i librit, pata mundësinë të njoftoj të pranishmit mbi krimet serbe të kryera në komunën …
Më shumë...Ismet Tara, ka rrëfyer për tronditjen që kishte pësuar kur kishte parë një dokument manipulues të intervistës së tij të vitit 2019
Dëshmitari, Ismet Tara, gjatë paraqitjes në Hagë, në gjykimin që po zhvillohet kundër krerëve të luftës të UÇK-së, ka rrëfyer për tronditjen që kishte përjetuar kur kishte parë pa një dokument lidhur me marrjen në pyetje nga hetuesit e Gjykatës Speciale në vitin 2019. Ai tha se reagimi i tij …
Më shumë...Nasim Haradinaj: Ismet Tara nuk e refuzoi dëshminë, por foli hapur për manipulimet e deformimet e Gjykatës Speciale
Eprori i UÇK-së, gjatë luftës, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se dëshmitari Ismet Tara nuk e ka refuzuar dhënien e dëshmisë në Gjykatën Speciale në Hagë, por ka kërkuar të tregojë manipulimet me deklaratat e dëshmitarëve. Sipas tij Tara ka hasur në dokumente që nuk përkojnë me deklaratat e tij të …
Më shumë...Artan Çerkini: Nëse Amerika e ndërpret financimin e Gjykatës Speciale, ajo s’mund të funksionojë
Avokati Artan Çerkini, ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk do të mund të funksionojë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia ndalin financimin. Ai theksoi se funksionimi i Speciales varet drejtpërdrejt nga mbështetja financiare për pagat e gjyqtarëve, prokurorëve, administratorëve dhe shpenzimet operative. Nëse SHBA-ja, si financuesi kryesor, e ndal …
Më shumë...Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Kosova rrezikon izolimin nëse nuk e dërgon Asociacionin në Kushtetuese
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet me izolim ndërkombëtar nëse Qeveria e re nuk e dërgon statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese brenda një afati të shkurtër. Hasani theksoi se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja nuk do të pranojnë …
Më shumë...Enver Hoxhaj, kritikoi politikën e jashtme të Kosovës, duke e konsideruar naive e të pakoordinuar me aleatët perëndimorë
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar politikën e jashtme të vendit në fillim të vitit 2025, duke e cilësuar si naive dhe të pakoordinuar me aleatët perëndimorë. Kështu më duket politika e jashtme e Kosovës në fillim të vitit 2025, tha Hoxhaj, duke përmendur dy ngjarje specifike …
Më shumë...Aida Dërguti: Vetëvendosja nuk ka sovranitet “cep më cep”, në Kosovë, por ka sanksione nga BE-ja dhe Amerika
Ish deputetja Aida Dërguti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka sovranitet “cep më cep”, por përballet me sanksione ndërkombëtare. Ti mund të thuash sa të duash cep më cep sovranitet, ndërkohë që ke cep më cep sanksione. Në këtë fushatë duhet të bëhet e qartë se kemi një problem …
Më shumë...Më 26 shkurt të vitit 1936 lindi Simboli i Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi
Më 26 shkurt të vitit 1936 lindi Simboli i Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi. Ai u lind në Prishtinë, në një familje me prejardhje nga fshati Lupç i Besianës. Në vitin 1958 është dënuar 5 vjet me burg për shkak të shkrimeve dhe bindjeve të tij, politike e atdhetare. Në …
Më shumë...Magbule Shkodra: Kosova nuk ka kohë për kalkulimet e politikanëve, pasi aktualisht na duhet strategji e shpejtë
Analistja, Magbule Shkodra, ka theksuar nevojën për veprim të shpejtë nga liderët politikë për formimin e qeverisë, duke thënë se Kosova nuk ka kohë për pritje dhe kalkulime politike. Situata aktuale kërkon unitet dhe një qasje të përbashkët për të përballuar sfidat që po shfaqen brenda dhe jashtë vendit. Nuk …
Më shumë...Rritja, tashmë e paralajmëruar e çmimit të rrymës shqetëson familjet me të ardhura të ulëta, në Kosovë
Me afrimin e muajit mars, shqetësimet për shtrenjtimin e mundshëm të rrymës në Kosovë po shtohen. ZRRE, ka konfirmuar se kompanitë e shpërndarjes dhe furnizimit me energji kanë kërkuar rritjen e tarifave, të cilat do të shqyrtohen dhe shpallen më 1 prill, me vlefshmëri deri më 31 mars të vitit …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
