Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, kritikoi politikën e jashtme të Kosovës, duke e konsideruar naive e të pakoordinuar me aleatët perëndimorë

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar politikën e jashtme të vendit në fillim të vitit 2025, duke e cilësuar si naive dhe të pakoordinuar me aleatët perëndimorë. Kështu më duket politika e jashtme e Kosovës në fillim të vitit 2025, tha Hoxhaj, duke përmendur dy ngjarje specifike që sipas tij pasqyrojnë këtë qasje. Ai kritikoi një vizitë të fundit të një politikani kosovar në Taipei, ku u krahasua Tajvani me Kosovën dhe u pretendua se industria ushtarake e Kosovës është më e zhvilluar se ajo e Francës. Është e gabuar kur amerikanët dhe evropianët janë të ndarë me dy Rezoluta të ndryshme në Këshill të Sigurimit. Nëse Perëndimi është i përçarë për tema ndërkombëtare, nuk ka nevojë që politika e jashtme e Kosovës ta përçojë atë në raport me shtetin tonë, theksoi Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …