Yearly Archives: 2026

Avni Arifi: Kurti në Paris, sinjale për lëshime të reja në dialog?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Francë, ku pritet të zhvillojë takim dhe drekë pune me presidentin francez, Emmanuel Macron. Ky zhvillim po shihet me shqetësim nga njohës të politikës, të cilët paralajmërojnë për ndryshime të mundshme në qasjen e Qeverisë së Kosovës …

Më shumë...

Gjermania rrit presionin për Asociacionin: Kushtetuesja kyçe për progresin drejt Këshillit të Evropës

Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe vazhdon të mbetet në qendër të diskutimeve ndërmjet Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, me Gjermaninë që po kërkon hapa konkretë dhe përfshirje të Gjykatës Kushtetuese para çdo zbatimi. Në një përgjigje zyrtare, zëdhënësja e Ambasadës së Gjermanisë, Catalina Heine, ka theksuar se për …

Më shumë...

Eurostat: Rritet ndjeshëm numri i shtetësive në BE, shqiptarët në top 3 të përfituesve në vitin 2024

EUROSTAT: Në Gjermani dhe në Francë jetojnë rreth 110 mijë emigrantë nga Shqipëria, trefishi i numrit krahasuar me vitin 2015

Gjatë vitit 2024, rreth 1.2 milionë persona kanë fituar shtetësinë e një vendi të Bashkimit Evropian ku jetojnë, duke shënuar një rritje prej 11.6% krahasuar me vitin 2023, ose 122,700 raste më shumë. Këto të dhëna janë publikuar nga Eurostat dhe tregojnë një trend në rritje të integrimit dhe natyralizimit …

Më shumë...

Kujtohet Dëshmori Agim Milaim Elshani në 25-vjetorin e rënies

Akademia përkujtimore për nder të 25-vjetorit të rënies së Dëshmorit Agim Milaim Elshani u shënua nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dega në Malishevë dhe nëndegës së fshatit Ngucat. Në këtë akademi përkujtimore morën pjesë edhe bashkëluftëtarë të dëshmorit, …

Më shumë...

Ramush Haradinaj intensifikon lidhjet me BE-në: takim strategjik për të rikthyer Kosovën në rrugën euroatlantike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Emanuele Giaufret, zëvendësdrejtor menaxhues për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm, duke riafirmuar përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian. Gjatë takimit, Haradinaj dhe zyrtari i lartë evropian diskutuan për …

Më shumë...

Bedri Hamza në takim me zyrtarët e BE-së: PDK riafirmon orientimin euroatlantik dhe kërkon mbështetje për reformat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim një delegacion të Bashkimit Evropian të kryesuar nga Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtor Menaxhues në EEAS për Evropën Perëndimore. Takimi u fokusua në zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike në Kosovë, si dhe në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendit dhe Bashkimit …

Më shumë...

Sadik Halitjaha: FILLET E REVOLUCIONIT NË KOSOVË NË PRANVERËN ’81

Sadik Halitjaha

Në mbështetje të shkrimit të publikuar nga Arbana Ahmet Qeriqi, me datë 26 mars 2026, shkruar nga prof. Ahmet Qeriqi. Duke qenë në koherencë me shkrimin e Ahmetit, edhe unë konstatoj kështu: Demonstratat e vitit 1981, edhe pse ishin përgatitur vite më parë, strategët dhe organizatorët e këtyre ngjarjeve mendonin …

Më shumë...

Albert Z. ZHOLI: Biri i Detit – “Gjigandi i Vlorës”, tmerri i piratëve në Mesdhe

Albert Z. ZHOLI: Biri i Detit – "Gjigandi i Vlorës", tmerri i piratëve në Mesdhe

Në Gjirin e Vlorës, aty ku deti përplaset me shkëmbinjtë dhe era sjell histori të vjetra, lindi një djalë i quajtur Vullnet. Që në moshë të re, ai u bë një emër që do të përmendej me frikë dhe respekt në të gjithë Mesdheun. Në ato kohë, deti ishte kthyer …

Më shumë...

Dardan Krasniqi: Ramush Haradinaj president do të shmangte krizën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për nder të Krishtlindjeve, viziton shumë familje të krishtera për t’iu uruar këtë festë

Dardan Krasniqi, ish kandidat për deputet nga AAK dhe ish anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka sjellë një perspektivë ndryshe mbi zhvillimet e fundit politike në vend, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe situatën rreth zgjedhjes së presidentit. Sipas tij, opozita, në veçanti PDK, ka humbur një rast të rëndësishëm …

Më shumë...

Afati 34-ditor nën presion: Kuvendi rrezikon të humbasë mbi 100 milionë euro nga vonesat

Pas një pauze dyjavore, deputetët rikthehen në Kuvend me një kalendar të ngjeshur dhe një barrë vendimmarrjeje që lidhet drejtpërdrejt me financat e shtetit. Në tryezë janë disa marrëveshje ndërkombëtare që presin ratifikim, me një vlerë që tejkalon 100 milionë euro, fonde që konsiderohen jetike në kushtet e vështirësimit të …

Më shumë...

Kuvendi mes reformave dhe krizës: vonesat ligjore dhe institucionale shtojnë rrezikun për zgjedhje

Përtej marrëveshjeve ndërkombëtare, Kuvendi përballet me një tjetër sfidë kritike: miratimin e projektligjeve kyçe që lidhen me Planin e Rritjes. Reforma si Kodi Civil, ligji për falimentimin dhe legjislacioni në sektorin e energjisë janë parakusht për përfitimin e fondeve dhe avancimin e zhvillimit ekonomik. Në një kontekst të tensionuar ndërkombëtar, …

Më shumë...

26 Marsi i vitit 1999 është një nga datat që përveç dhimbjes, ka krenari dhe kujtesë të pashlyeshme në sakrificën për lirinë e Kosovës

26 Marsi i vitit 1999 është një nga datat që përveç dhimbjes, ka krenari dhe kujtesë të pashlyeshme në sakrificën për lirinë e Kosovës. Në këtë ditë ranë heroikisht dëshmorët e kombit, Ilir Lushtaku nga Prekazi, Sadik Haziraj nga Llausha, Mustafë Qorraj nga Pemishta, Zeqir e Isuf Mulaj dhe Ismet …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj merr pjesë në zbulimin e Bustit të dëshmorit të kombit, Mustafë Qorraj

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka marr pjesë në përurimin e bustit të dëshmorit të kombit, Mustafë Qorraj në fshatin Pemishtë të Skenderajt. “Pata nderin të marr pjesë në një ngjarje të veçantë dhe plot emocion në qytetin e Skenderajt, në fshatin Pemisht, ku u zbulua busti …

Më shumë...

Drejtori i Bujqësisë, Sylë Dukolli, ka parë nga afër repelimin e kafshëve kundër rriqrave

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Malishevës, Sylë Dukolli, ka parë nga afër procesin e repelimit të kafshëve kundër rriqrave, një ndër masat më efektive parandaluese në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike Krime-Kongo (EHKK). Gjatë vizitës tek fermerët në fshatin …

Më shumë...

Përmbyllet Manifestimi “Flakadani i Karadakut 2026” në Viti

Pas tri netëve me atmosferë festive dhe interpretimesh të pasura artistike, është përmbyllur mbrëmë në Viti Festivali i këngëve dhe valleve “Flakadani i Karadakut 2026”, duke shënuar njëkohësisht edhe edicionin jubilar të 25-të të këtij manifestimi tradicional kulturo-sportiv. Në këtë festival morën pjesë ansamble dhe shoqëri kulturo-artistike nga të gjitha …

Më shumë...

Kryetari Haliti ka pritur në takim zyrtarin policor Rrustem Rrustemi me rastin e pensionimit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim të veçantë Rrustem Rrustemin, me rastin e përfundimit të karrierës së tij profesionale dhe daljes në pension. Rrustemi ka shërbyer për vite me radhë në Policinë e Kosovës në Viti, në cilësinë e Zyrtarit të Inteligjencës dhe Analizës, …

Më shumë...