Yearly Archives: 2026

Edi Rama: Rezoluta synon që Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollahu të shpallen organizata terroriste nga Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se javën e ardhshme Kuvendi i Shqipërisë do të votojë një rezolutë për ta shpallur Irani shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë një konference për media, Rama tha se rezoluta synon gjithashtu që Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollahu të shpallen organizata terroriste nga …

Më shumë...

Kriza politike rrezikon pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Kriza e re politike në Kosovë po shihet nga analistët si një rrezik serioz për pozitën ndërkombëtare të vendit dhe për marrëdhëniet me partnerët strategjikë. Sipas tyre, nëse nuk arrihet shpejt një kompromis politik, vendi rrezikon të mbetet jashtë proceseve të rëndësishme ndërkombëtare dhe të humbasë mbështetjen e disa partnerëve kryesorë. …

Më shumë...

Presion ndaj Kushtetueses? Jakaj kritikon deklaratat e LVV-së për dekretin e Osmanit

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, ka kritikuar deklaratat e fundit të zyrtarëve të Lëvizja Vetëvendosje lidhur me vendimin që pritet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për dekretin e presidentes Vjosa Osmani, duke i cilësuar ato si presion ndaj sistemit të drejtësisë. Sipas Jakajt, deklarimet publike që …

Më shumë...

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të të akuzuarit për krime lufte

Gjykata Supreme merr vendim për ankesat e partive politike

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtësi i të pandehurit R.M., e cila ishte ushtruar kundër vendimeve të Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Gjykata e Apelit e Kosovës. Me vendimet e instancave më të ulëta, të pandehurit i ishte …

Më shumë...

Pleurat Sejdiu rizgjidhet kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu është zgjedhur sërish kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), pas procesit zgjedhor të zhvilluar në kuadër të kuvendit të këtij institucioni. Në garën për këtë post, Sejdiu u përball me nënkryetarin e OMK-së, Naser Gjonbalaj. Pas votimit nga anëtarët e kuvendit të Odës së Mjekëve, Sejdiu …

Më shumë...

QMF në Lagjen e Muhaxherëve u pajis me 3 shtretër spitalorë, donacion nga Bondsteel Amerikan

Qendra e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, u pajis me 3 shtretër spitalorë, donacion nga Bondsteel Amerikan, i realizuar me ndërmjetësimin e KFOR-it Italian (LMT Italiane – Ekipet e Monitorimit Nderlidhës). Çdo mbështetje që forcon shërbimet shëndetësore në lagjet tona është një hap më shumë drejt një …

Më shumë...

Kryetari Smajl Latifi priti studenten e talentuar Bademe Krasniqi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti në zyrën e tij studenten e talentuar nga Gexha, Bademë Krasniqin, e cila po ndjek studimet në drejtimin e solokëndimit. Me këtë rast, kryetari Latifi i ndau asaj një mirënjohje për talentin dhe përkushtimin e saj në rrugën artistike, duke theksuar …

Më shumë...

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjën e Dytë për Vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit, z. Fatmir Iska, sot u mbajt mbledhja e dytë për këtë vit kalendarik e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të komunës së Rahovecit. Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësuesit e OSBE-së, zyrtarët komunalë si dhe monitoruesit …

Më shumë...

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më parë e ku pati viktima dhe qindra të plagosur. Atë kohë, forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve …

Më shumë...

Edhe një marrëveshje në mbështetje të fermerëve malishevas

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati së bashku me Drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëpunimi, në kuadër të projektit për bujqësi të qëndrueshme në Kosovë, i mbështetur nga Islamic Relief Switzerland. Përmes këtij projekti do të subvencionohen fermerët e komunës së …

Më shumë...

Konfiskohen aparate të lojërave të fatit dhe mbyllet një lokal në Malishevë

Drejtori i Inspektoratit në komunën e Malishevës, Jakup Gashi, ka bërë të ditur se inspektorët komunal kanë ndërmarrë veprime pas zbulimit të një lokali që po ushtronte veprimtari ilegale të lojërave të fatit. Sipas tij, rasti u identifikua nga Policia e Malishevës, e cila konstatoi se në lokal po përdoreshin …

Më shumë...

Imer Xhemail Lladrovci: Imer Grainca veprimtar i kulluar në qështjen kombëtare

Historiani gjerman Franc Bësh ( Franz Bösch) para disa vitesh botoi librin „1979 als die Welt von heute entstand“ ( 1979-viti kur lindi bota e sotme). Askund në libër nuk përmendet Kosova. Por mungesa ndonjëherë shkëlqen më shumë se prania. Viti 1999 tregoi se ajo ishte në qendrën e ciklonit …

Më shumë...

Ramush Haradinaj nënshkruan peticion në mbështetje të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës

Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka nënshkruar peticionin kombëtar të iniciuar nga kategoritë e dala nga lufta, në mbështetje të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës që po përballen me procese gjyqësore në gjyatën speciale në Hagë. Përmes një postimi publik, Haradinaj theksoi se ky peticion synon të …

Më shumë...

NATO: Nuk ka ndryshime të rëndësishme në shqyrtim për reduktimin e trupave amerikane në Kosovë

NATO ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në shqyrtim sa i përket reduktimit të mundshëm të trupave amerikane nga Kosova. Një zyrtar i NATO-s theksoi se misioni paqeruajtës i aleancës, KFOR, vazhdon të përmbushë mandatin e tij në përputhje me Rezoluta 1244 e Këshillit …

Më shumë...

Gjykata Supreme e Kosovës i thotë “jo” Alternativa për ankesën rreth fondeve të partive

Prokuroria hodhi poshtë kallëzimin penal të ngritur ndaj drejtorit të DUPH-së, në Prizren, Beni Kizolli

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Alternativa (parti politike në Kosovë), e cila ishte paraqitur kundër vendimit të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Alternativa kishte kërkuar nga Gjykata Supreme të shqyrtonte ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së dhe të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, …

Më shumë...

BDI: Gjuha shqipe është e drejtë kushtetuese, jo justifikim politik (REAGIM NDAJ DEKLARATES SË KRYEMINISTRIT)

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Deklarata e Kryeministrit se çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është “problem i trashëguar” është një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për moszbatimin e një të drejte që buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta dhe nga Ligji për përdorimin e gjuhëve. Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Republikën …

Më shumë...