Më 23 shtator 2017, në Stubëll të Epërme të Vitisë mbahet manifestimi tradicional, “Takimet e Dom Mikelit”

Më 23 shtator 2017, në Stubëll të Epërme të Vitisë mbahet manifestimi tradicional, “Takimet e Dom Mikelit”

Më 23 shtator 2017, në Stubëll të Epërme të Vitisë do të mbahet manifestimi tradicional kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”. Këtë vit bashkorganizator i manifestimit është Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan “Takimet e Dom Mikelit” do të nisin në Stubëll të Epërme, të Vitisë, në orën 9:00, me meshën pontifikale nga Imzot Dodë Gjergji, një fjalim i organizatorit Dom Jeton Thaçit. Manifestimi do të vazhdojë me tribunën shkencore me temën “Pesë anarkitë e Nolit në kontekstin e sotëm të shoqërisë sonë”, ku referues i parë do të jetë Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Pror. Asoc. Dr. Bajram Kosumi. Sipas programit, po atë ditë do të mbahet Ora e madhe letrare, si dhe do të ndahen çmimet “Agim Ramadani” për tri poezitë më të mira, si dhe një program argëtues për të pranishmit. Ky manifestim është një rast i mirë për të kujtuar mësuesin e parë të shkollës së parë legale në Kosovë dhe priftit të kishës së këtij fshati, Dom Mikel Tarabulluzi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …