Brickos

AVONET: Kafja e “Miqësisë dhe Falënderimeve” shenjë e respektit për forcat e Ushtrisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-së

AVONET: Kafja e “Miqësisë dhe Falënderimeve” shenjë e respektit për forcat e Ushtrisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-së

Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” në Ferizaj ka mbajtur një aktivitet të titulluar “Kafja e Miqësisë” si iniciativë  për të përkujtuar përvjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarako-policore serbe.

Në kafen e “Miqësisë dhe Falënderimeve” ishin të pranishëm nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtoresha e kulturës, rinisë dhe sportit Xhemile Murati-Shabani, përfaqësues të bashkësive fetare në Ferizaj, përfaqësues të Policisë së Kosovës nga rajoni i Ferizajt, z. Basri Shabani nënkolonel drejtor rajonal i PK për Ferizaj, Kapiten Andrew Diehl, Toger Zachary Salmons nga KFOR Amerikan, Kolonel Mehmet Lladrovci (Zëvendës Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes) dhe Nënkolonel Afrim Mehmeti (Komandant i Qendrës së Stërvitjes Kolektive dhe Nënkolonel) Veli Murati nga FSK si veteran të UÇK-së dhe shoqëria civile dhe mediat.


Me këtë rast Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv në AVONET, ka thënë se kjo datë ka një rëndësi të veçantë për popullin e Kosovës, andaj vendi duhet të mbajë aktivitete të ndryshme tradicionale që ndërlidhen me 24 marsin.

“Kënaqësia më e madhe është që këtu kemi ushtarët amerikanë, që është ditë e shënuar, ditë që na ka bashkuar, sigurisht kënaqësi është që kemi edhe qytetarë e veteranë të UÇK-së. 

Ndërkaq nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, tha se kësaj kafeje i është përgjigjur me shumë kënaqësi, duke e konsideruar Ferizajn si vend të tolerancës në të gjitha fushat.

Në fund të shenjë respekti për KFOR-in amerikan, janë ndarë edhe mirënjohje, ku këtë mirënjohje e pranoi Toger Zachary Salmons.


Kafja e miqësisë e organizuar nga AVONET tashmë është bërë tradicionale me rastin e 24 marsit, ditës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë. 

AVONET, falënderon pronaret e lokalit “MON AMI” z. Enisin dhe z. Adilin për hapësirën dhe mirëpritjen.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …