Brigada 121, Brigada spartane e UÇK-së

25 gusht 2022 organizohen homazhe në nderim të 24 vjetorit të ditës së dëshmorëve të Brigadës 121″KUMANOVA” në Kleçkë

Stafi i komandës së Brigadës 121 Ismet Jashari “KUMANOVA” në bashkëpunim me Shoqatën e OVL-UÇK dega në Malishevë, njoftojnë opinionin publik për organizimin e Homazheve me 25 gusht 2022 në Kompleksin e Dëshmorëve në Kleçkë. Në njoftimin e tyre shkruhet: Të  nderuara familje të dëshmorëve të kombit, Invalid dhe veteran të luftërave çlirimtare, qytetarë të dashur. Ju njoftojmë se me datë 25 gusht 2022 (ditë e enjte) nga ora 10:00 deri në orën 11:00 do të organizohen homazhe në nderim të 24 vjetorit të ditës së dëshmorëve të Brigadës 121″KUMANOVA” në Kompleksin e Dëshmorëve në Kleçkë. Homazhet organizohen nga ish stafi i komandës së Brigadës në bashkëpunim me Shoqatën e OVL-UÇK dega në Malishevë. Nderimi për luftën, dëshmorët dhe heroizmin e luftëtarëve të UÇK-së, është nderim për lirinë dhe shtetësinë e vendit dhe obligim yni ndaj historisë. Përjetësisht krenar me UÇK-në. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e vendit, thuhet në njoftimin e stafit  të komandës së Brigadës 121″KUMANOVA” në bashkëpunim me Shoqatën e OVL-UÇK dega në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …