259 qytetarë rezultojnë pozitiv me virusin korona, shënohen 14 raste të vdekjeve dhe shërohen 870 të infektuar

Sot në Kosovë janë shënuar 14 të vdekur nga virusi corona, 259 kanë rezultuar pozitivë, janë shëruar 870 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë duke u mbështetur në të dhënat zyrtare,  ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë  kanë vdekur 14 të infektuar me virusin korona nga  5 mijë e 505 të  testuar. Gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 259 raste të reja  me virus,  ndërsa janë shëruar 870 të infektuar.  Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në  137 mijë e  452. Në total numri i rasteve aktive ka zbritur në  17 mijë të infektuar aktualë.  Rënia e numrit të të infektuarve nuk është faktike, por numerike, sepse janë bërë 50 për qind më pak testime, sesa ditëve të kaluara.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …