Brickos

Deklaratë për medie e Institutit të Historisë së Kosovës lidhur me projektin e CDRSEE-së, me seli në Selanik

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan: Me akt gjykimin e kushtetueses, po legalizohen vendimet e kohës së Millisheviçit

D E K L A R A T Ë

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me shqetësim të madh është duke e përcjellë Numër protokolli 016-24

situatën e fundit rreth përpjekjeve për zbatimin e akt gjykimit anti kushtetuese dhe anti ligjor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila me 20 maj 2016, duke i klasifikuar si res judicata dy vendimet e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Supreme të Kosovës sa i takon pronave të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” të cilat me vendime të kohës së Millosheviçit dhe me nënshkrimin e znj.Arta Rama-Hajrizi po mundohen të u falen Manastirit të Deçanit. Me ketë akt gjykimin e kushtetueses, në Kosovë po legalizohen vendimet e kohës së Millisheviçit.

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj deklarate për opinionin ri-kërkon dorëheqjen e znj.Gresa Caka-Nimani nga detyra e saj si kryetare e kushtetueses, e cila në maj të vitit 2016 në cilësinë e gjykatëses së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka dhëne mendimin dhe votën e saj por akt gjykimit të kushtetuese dhe me ketë akt është bashkë-pjesëmarrëse në legalizimin e vendimeve të Millosheviçit në Kosovë.

Znj.Caka-Nimani, nuk i bene nder që të jetë në krye të kushtetueses së Kosovës, dhe si e tillë ajo duhet që të jap dorëheqje.

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, si përsëriste kërkesën e saj drejtuar institucioneve të Kosovës, respektivisht Qeverise, Komunës së Deçanit dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës që me asnjë çmim mos të e zbatojnë vendimin e kushtetueses për pronat e Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” të cilat po mundohen të i falen Manastiri të Deçanit në bazë të vendimeve të kohës së Millosheviçit. Zbatimin eventual i aktgjykimit do të jetë precedent dhe fatal për Kosovën, duke nisur që nga Kisha në pronën e Universitetit të Prishtinës, e për të vazhduar me shumë kisha e manastir politike që janë ndërtuar gjithandej Kosovës nga regjimi i Millsoheviçit gjatë viteve 1990-1999.

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …