Fadil Muçolli, është heroi i gjallë i kohës sonë, është sinonimi i vuajtjes më të rëndë, që mund të përjetojë një njeri

Është përfunduar projekti i fundit i Shtëpisë Muze të krimeve të Serbisë mbi civilët shqiptarë në Poklek të Vjetër të Drenasit, mbi familjet: Muqolli, Elshani, Caraku dhe Hoxha.

Më 17 prill të vitit 1999, derisa Fadili ndodhej në pikat e luftës në pozicionin e fshatit Paklek , barbaria sodomiste serbe i kishte ndërhyrë në familjen e ngushtë e të gjerë dhe kishte kryer, njërën ndër masakrat më të rënda e më të çmeritura gjatë luftës në Kosovë.  Satanët, djallëzorët serbë kishin vrarë e më pas u kishin djegur dy herë  edhe kufomat 53 anëtarëve të familjes së ngushtë e të gjerë,babanë e Fadilit, Sinanin dhe shkrimtarin, Ymer Elshani.

  Fadil Muçolli, është heroi i gjallë i kohës sonë, është sinonimi i vuajtjes më të rëndë, që mund të përjetojë një njeri, të cilin e mban gjallë motivi për të zbardhur të vërtetën e masakrës, për ta kthyer shtëpinë në Muze Holokausti, të pajisur  me kujtime dhe me gjësende të mbetura të familjes, i ndërgjegjësuar se koha nuk kthehet prapa, por edhe i motivuar me fitoren, të cilën e ka arritur vendi, në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtar i së cilës ishte  dhe me ndihmën e NATO-s nga ajri, me dëbimin përgjithmonë të kriminelëve serbë, çlirimin e Kosovës si rezultat e gjakut të derdhur rrëke për liri, nga ai mes edhe i 53 familjarëve dhe të afërmve të tij dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008. – RKL

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Hasanbeg: 8 maji është Referendum historik mbi të ardhmen evropiane të vendit, rrethoni 4

Fronti Europian në kuadër të fushatës zgjedhore parlamentare sot aktivitetet i vazhdoi në Hasanbeg. Para …