leoni

Ahmet Qeriqi: Shqetësime dhe ndodhi të përditshme të zakonshme, (9 mars 1999)

Ahmet Qeriqi: Shqetësime dhe ndodhi të përditshme të zakonshme, (9 mars 1999)

Në mëngjes heret me Nezirin dhe Aliun nisemi në drejtim të Berishës. Moti ka filluar të përmirësohet. Ditët janë zgjatur dhe pranvera po na vjen. Erërat e shkundërmuara nga jugu paralajmërojnë prishjen e motit por edhe fundin e acarit dimëror….

Edhe sot kanë vazhduar ofensivat armike në fshatrat përreth Qyqavisë dhe në zonën e Kaçanikut. Burimet e lajmeve nga terreni bëjnë të ditur për luftime por jo edhe për numrin e të rënëve apo të martirizuarve. Gjatë kohës se zgjat ofensiva është vështirë të evidentohen humbjet, meqë është shumë vështirë të depërtohet në vijën e zjarrit. Janë të shumta rastet kur ushtarët tanë bien në përpjekje për ta tërhequr bashkëluftëtarët e rënë.

Pasi kemi transmetuar emisionin Berati dhe Nusreti si zakonisht shkojnë në shtab me veturën e Radios. Ndodh që rrinë orë të tëra. Ç` bëjnë atje, çfarë pune kanë këtë as e thonë as i pyet kush. Tërë kohën flasin me të njohur dhe të panjohur përmes telefonave. Kur ndodh që ndonjëri nesh do të merr lidhje atëherë që të dy reagojnë. Unë për vetën time deri tani nuk e kam marrë në dorë telefonin asnjëherë, përveç në dy tri raste kur më ka thirrur ndokush. Berati ka një telefon të Shoqatës së të Burgosurve, një tjetër që e ka adresuar një shok yni i burgut nga Zvicra.

Nusreti me orë të tëra futet në studio dhe flet. Atij iu ka besuar edhe arka për Radio dhe për Agjenci. Nuk di kush sa marka janë shpenzuar as si janë shpenzuar dhe për këtë nuk pyet askush.

Natën vonë kam përgatitur një shënim me rastin e njëvjetorit të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të Jasharëve të tjerë në Prekaz më 5.6 dhe 7 mars. Nesër në oborrin e shkollës së Krojmirit mbahet një manifestim tematik ushtarak kushtuar kësaj ngjarjeje të rëndësishme të së kaluarës sonë. ..

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Forcat okupatore serbe kanë vazhduar ofensivën në Zonën e Neredimës dhe në Drenicën Qendrore (E mërkurë 21 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Forcat okupatore serbe kanë vazhduar ofensivën në Zonën e Neredimës dhe në Drenicën Qendrore (E mërkurë 21 prill, 1999)

Vazhdimisht po na përcjellë një mot i lig me të reshura shiu dhe me ndërrime …