Ahmet Qeriqi: Tubim përkujtimor për legjendarin Adem Jashari në Krojmir. Në shenjë nderimi bëhet edhe parakalimi ushtarak i ushtarëve dhe eprorëve të Batalionit Ruzhdi Salihu ( 10 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Tubim përkujtimor për legjendarin Adem Jashari në Krojmir. Në shenjë nderimi bëhet edhe parakalimi ushtarak i ushtarëve dhe eprorëve të Batalionit Ruzhdi Salihu ( 10 mars, 1999)

Jo si zakonisht, sot në mëngjes jam nisur në drejtim të Kizharekës. Nga atje me Ali Mullinin kemi shkuar te shkolla e Krojmirit ku e kemi mbajtur  tubimin përkujtimor dhe revistën ushtarake të batalionit.

Të gjitha përgatitjes janë bërë me kohë. Tubimi ka filluar me kohë të caktuar dhe është zhvilluar sipas skenarit paraprak. Para qindra banorëve të fshatit dhe të fshatrave të tjera që kanë ardhur në këtë tubim, fjalën e hapjes e mbajti komandanti i Batalionit Ruzhdi Salihu, eprori Elez Durmishi. Pastaj unë kam lexuar një fjalë tematike për qëndresën dhe dimensionin që i ka dhënë lufta e legjendarit, zgjerimit të radhëve të UÇK-së në tërë vendin tonë. Një fjalë rasti para të pranishmëve e ka mbajtur edhe ushtaraku, Ajvaz Berisha, zëvendëskomandant i Njësive Speciale të Shtabit të Përgjithshëm. Parakalimin e revistës ushtarake në nderim të Flamurit kombëtar e ka udhëhequr ushtaraku, Naim Ismajli.

Në pjesën tematike kulturore janë dhënë disa recitime.

Gjatë tërë kohës Reshat Gashi dhe Sejdi Elezi e kanë incizuar me kamerë tubimin përkujtimor.

Në këtë ceremoni ushtarake tematike kanë marrë pjesë banorët e Krojmirit, të Shalës, Pjetërshticës se dhe liridashës nga mesi i popullatës  së zhvendosur. Në radhët e para ishin ulur familjarët e dëshmorëve, gratë e nënat e motrat e tyre dhe disa vajza ushtare. Në tubim ka qenë ftuar dhe ka marrë pjesë edhe Sevdie Krasniqi, bashkëshortja e Jakup Krasniqit me fëmijët: Altinin, Qëndresën e Gresën, Ishin të pranishëm edhe  mjekët: Jakup Ismajli, Naser Bytyqi, dhe tërë stafi  i teknikëve dhe motrave medicinale.

Pas mbarimit të tubimit pëkujtimor kemi shkuar për drekë në odën e Sylë Qeriqit. Ndërkohë Reshat Gashi ka provuar në ekran sekuenca të incizimit të tubimit, për të kontrolluar realizimin teknik të materialit të filmuar.

Në orët e pas ditës kam pushuar në shtëpi, Prej fillimit të luftës rrallë ndodh të jemi të gjithë tok. Vetëm bashkësh0rtën time Zymryten  dhe Zamiri janë gjithnjë në shtëpi, ne të tjerët, secili në punën dhe angazhimin e vet…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një ditë pushim në Grykën e Shpëtimit (E enjte 22 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Një ditë pushim në Grykën e Shpëtimit (E enjte 22 prill, 1999)

Sot kam vendosur të qëndroj në Grykë për të mësuar se si po gjallohet këtu …