37 vjet nga demonstrata e madhe studentore e 11 marsit e cila u shtyp nga me dhunë nga policia dhe ushtria serbe

37 vjet më parë u vendosen themelet e Republikës së Kosovës

Më 11 mars të vitit 1981 kanë filluar në Prishtinë protestat e demonstratat gjithë-popullore me kërkesë për krijimin e një republike të shqiptarëve, fillimisht në kuadër të Jugosllavisë, me aspiratë për bashkimin e mëvonshëm të të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Kërkesa e rinisë studentore e përkrahur nga të gjithë shqiptarët liridashës, u injorua nga klasa politike, vasale  komuniste e Kosovës, e cila vepronte në programin e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, por u përkrah fuqishëm nga Shqipëria Socialiste dhe nga forcat përparimtare kudo në botë.

Në protestat e asaj kohe të cilat më 1 dhe 2 prill u zgjeruan në tërë vendin, Lëvizja mori  përmasa të një kryengritjeje, meqë grupe protestuesish kishin rrëmbyer armët dhe iu kishin kundërvënë forcave të milicisë dhe atyre të rezervistëve, që hynin nga Serbia në Kosovë. Gjatë protestave u martirizuan 11 protestues, morën plagë qindra syresh, ndërsa kishte filluar fushata në ndjekjen e arrestimin e mijëra pjesëmarrësve.

Ideja për krijimin e Republikës së Kosovës mori përmasa të një Lëvizjeje gjithë-popullore, në të cilën u rreshtuan mijëra përkrahës, jo vetëm në Kosovë por në mbarë trojet shqiptare.

Kërkesa, “Republikë-Kushtetutë, me hir me pahir”, kishte dy faza të zhvillimit. Faza e parë me mjete paqësore, e cila degjeneroi në pacifizëm dhe faza e dytë me luftë të armatosur e cila u manifestua me rrëmbimin e armëve, krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çlirimin e vendit  në qershor të vitit 1999 dhe shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008.

 

Kontrolloni gjithashtu

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …