leoni

Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha

38-vjet më parë, pas një qëndrese heroike kanë rënë në altarin e atdheut, Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Natën ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, pas një përleshjeje me armë përballë inspektorëve dhe milicëve të UDB-së, kanë ranë heroikisht Rexhep Mala e Nuhi Berisha.  Rexhep Mala, ishte atdhetar, simbol i qëndresës kombëtare shqiptare, hero i kombit. Lindi më 29 mars 1951 në Hogosht, në një familje me kushte mesatare ekonomike por me një traditë shumë të pasur atdhedashëse e patriotike. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren i kreu në vendlindje.  Në Gjilan si nxënës i vitit të III-të ishte ndër organizatorët e parë në organizimin e demonstratave të viti 1968 kur edhe dënohet me burg për të mitur.  Në vitin shkollor 1970-1971 ushtroi detyrën si mësimdhënës në fshatin Marec të Prishtinës, mirëpo i etur për dituri dhe për të studiuar, ndërpreu punën dhe u regjistrua në fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Ishte  pjesëtar i Lëvizjes Nacional Çlirimtare dhe në vitin 1974 së bashku me Adem Demaçin  e shumë anëtarë të tjerë të organizatës arrestohet dhe pas 9 muaj hetimesh dënohet me 9 vite burg të rëndë. Më 23 maj 1983 pas 8 vitesh vuajtje e maltretimesh lirohet nga burgu ki kishte përjetuar tortura mizore nga UDB-ja por asnjëherë nuk ishte thyer. Pjesën më të madhe të dënimit e kishte kaluar i vetëm nëpër qeli të burgjeve jugosllave të cilat nuk arritën dot ta thyejnë apo të detyrojnë të jetë i urtë për regjimin jugosllav, që nuk e njohu kurrë në jetën e tij.

Nuhi Berisha, u lind më 3 tetor 1961 në Svircë të Dardanës (ish Kamenicë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Gjilan, ndërsa Fakultetin juridik dhe të Kulturës fizike i vijoi në Prishtinë. Ishte nxënës dhe student i shkëlqyeshëm. Me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkëveprimtarëve të tjerë ka marrë pjesë në formimin e  Komitetit të  Studentëve në kuadër të Grupit Revolucionar,  i cili i ka shërbyer Lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë e Lëvizjes  studentore të vitit 1981. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha u vunë në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në vazhdimësi. Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala në mesnatën e 11 e 12 janarit 1984 ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë. ( RKL-Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …