Shaban, Adem dhe Hamzë Jashari

Më 5. 6 dhe 7 mars, mbahet Manifestimi Jubilar, “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

Me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së  Kosovës nën patronatin e Kryeministrit, Ramush Haradinaj më 5, 6 dhe 7 Mars 2018, organizon manifestimin gjithë-popullor  ,,Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’. Në kuadër të manifestimit të përgjithshëm, për “Epopenë e UÇK-së” në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë, FSK-ka, organizon  ceremoninë për manifestimin e  “Epopesë së  UÇK-së”. Në orën 11:00, në pistën e kazermës “Adem Jashari”,  do të fillojë manifestimi me rreshtimin e kuadrateve të FSK-së. Të pranishëm do të jenë udhëheqja më e lartë shtetërore, përfaqësues të institucioneve,  Familja Jasharaj, veteranë të UÇK-së, mysafirë të lartë, qytetarë liridashës nga Kosova dhe të gjitha trojet etnike shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi për ish-krerët e UÇK-së: Po mbahen peng të një drejtësie të padrejtë

Altin Krasniqi ka reaguar lidhur me aktgjykimin e 16 shtatorit 2026 në rastin e ish-krerëve …