Ushtarët e UÇK-së

Në të gjitha shkollat e Kosovës, ora e parë e mësimit i kushtohet historikut të Epopesë së UÇK-së

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi ka marrë vendim që të hënën, më 5 mars 2018, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të Epopesë së UÇK-së. Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në nderim të 20 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …