613 xhami i dogjën dhe i rrënuan serbët gjatë luftës në Bosnje, 80 xhami kroatët, myslimanët nuk dogjën asnjë kishë serbe

Më  7 maj, Bashkësia Islame e Bosnjës e Hercegovinës  shënon Ditën e Xhamive, në kujtim të ditës kur Xhamia Ferhadija, një nga xhamitë më të rëndësishme në Bosnjë dhe Hercegovinë, e cila u minua,  në Banja Llukë  në vitin 1993, nga serbët e Mlladiçit e të Karaxhiqit. Faltorja, Ferhadija e Banja Llukës, ishte një dhuratë monumentale e Ferhat Pashë Sokoloviqit, ishte njëra nga 16 xhamitë e shkatërruara në këtë qytet gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Me vendim të Rijaset të Komunitetit Islam në Bosnjë dhe Hercegovinë, 7 maj u shpall Dita e Xhamive, kur simbolikisht shënohet prishja e Ferhadijes në Banja Luka, si dhe 613 xhami të tjera, 218 xhami, 69 mejtepe, katër teqe, 37 tyrbe dhe 405 ndërtesa të tjera fetare të kultit islam.

Më shumë se 80 për qind e xhamive në Bosnje e Hercegovinë  u shkatërruan tërësisht nga serbët e kroatët.

534 xhami u shembën në territorin nën kontrollin e Ushtrisë së “Republika Srpska” dhe 80 xhami në territorin e kontrolluar nga Këshilli Kroat i Mbrojtjes.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë luftës 1992-1995 ushtria serbe  shkatërroi ose dëmtoi më shumë se 80 për qind të 1 mijë 144 xhamive në Bosnjë dhe Hercegovinë, sa ishin  para vitit 1992.

Sipas të dhënave të Komunitetit Islam nga viti i kaluar, ka një total prej 2. 822 ndërtesash  të kultit në Bosnje e Hercegovinë 1,912 xhami, nga të cilat 789 janë rinovuar, 83 nuk janë rinovuar ende, 140 ndërtesa xhamish janë shndërruar në xhami dhe 554 xhami të sapondërtuara.

Numri i përgjithshëm i xhamive është 910,  prej tyre 386 të rinovuara, 74 të pa rinovuara dhe 287 xhami të sapo-ndërtuara.

(Al-Xhazira, 7. 5. 2021)

Gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, boshnjakët myslimanë nuk dogjën e nuk rrënuan  as edhe një kishë të vetme ortodokse, apo katolike, me sa kemi informacione. Kështu  ndodhi edhe në Kosovë, kur serbët kishin djegur më shumë se 300 xhami, ndërsa  gjatë  luftës së UÇK-së nuk ishte dëmtuar asnjë kishë serbe, madje as kisha e Deviçit  dhe sa e sa të tjera, në zonat e luftës,  që ishin nën kontrollin e UÇK-së.

Të sjellim në kujtesë faktin historik se gjatë kohës së Perandorisë Osmane në territorin e sotëm të Serbisë ka pasur 3 mijë e 400 xhami dhe objekte të tjera të kultit islam, ndërsa pas luftës së Dytë Botërore mbeten vetëm dy, një në Beograd dhe një tjetër në Nish, e cila u dogj në vitin 2004 me rastin e protestave në Kosovë. Më 17 dhe 18 mars të vitit 2004 popat   serbë i dëmtuan vetë kishat e tyre, 20 sosh,  me qëllim që të nxitej Evropa e krishterë kundër shqiptarëve. Realisht ato veprime të serbëve dhe të ndonjë protestuesi të papërgjegjshëm u bënë objekt i dënimit  jo vetëm verbal të shumë shteteve të Evropës, si gjithnjë pa hulumtimin dhe ndriçimin e  fakteve.  RKL

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …