90-vjet më parë në Turiqec të Drenicës u hap shkolla në gjuhën serbe dhe jo shkolla shqipe

90-vjet më parë në Turiqec të Drenicës u hap shkolla në gjuhën serbe dhe jo shkolla shqipe

90-vjet më parë në Turiqec të Drenicës, ashtu sikur edhe në disa dhjetëra fshatra të Kosovës u hap shkolla në gjuhën serbe dhe jo shkolla e parë në gjuhën shqipe, e cila u përkujtua sot. Nëse marrim për bazë hapjen e shkollave në gjuhë të huaja, atëherë shkolla fetare, mejtepi i këtij fshati, del të jetë hapur më shumë se 200 vjet më parë, në kohën e Perandorisë Osmane, mbase edhe më herët. Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në shënimin, sikur thuhet të  90-vjetorit të “Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët”,  në Turiqec të Skënderajt, njërës prej shkollave të para në rajonin e Drenicës. Në tubimin e organizuar me këtë rast u tha se  rëndësia e kësaj shkolle për këtë trevë dhe më gjerë nuk ndërlidhet vetëm me vendndodhjen e saj, por edhe me kuadrot që ajo i ka nxjerrë dhe i nxjerrë. Por nuk u tha asnjë fjalë se   shkolla, e cila pretendon se po shënon 90-vjetorin ishte shkollë në gjuhën serbe dhe në të nuk mësohej asnjë lëndë në gjuhën shqipe, ndërsa nxënësit shqiptarë e  kishin të ndaluar rreptësisht të bisedonin në gjuhën amtare, gjatë kohës sa qëndronin në shkollë. Shënimi i datave të shkollave të hapura në gjuhën serbe, në Kosovë, nuk i takon Kalendarit kombëtar të shkollave dhe ato pa një sqarim paraprak, pa një qëndrim  paraprak të organeve arsimore, nuk mund të shënohen si shkolla kombëtare në kohën e Mbretërisë  fashiste Serbe Kroate e sllovene, derisa ishte i ndaluar mësimi i gjuhës shqipe, ndërsa për një libër shqip, poseduesi dënohej deri në 20 vjet burg.   Është e vërtetë se shkalla e parë shqipe në Turiçec ashtu sikur edhe në dyqind fshatra të Kosovës u hap në kohën e regjimit italo-shqiptar në vitin 1941.

Kontrabandimi i datës së një  shkolle, që kishte hapur pushtuesi për asimilimin e shqiptarëve, nuk mund të jetë pjesë e historisë së shkollës shqipe as kur këtë e kërkon BE-ja apo Beogradi zyrtar. Asnjë shkollë në gjuhën shqipe nuk është hapur deri në vitin 1941. Të gjitha shkollat që i kishte hapur regjimi shqiptarvrasës i Kralevinës kanë qenë në gjuhën serbe dhe kishin për qëllim asimilimin gradual dhe sistematik të shqiptarëve. Këto të dhëna i di brezi i vjetër por me siguri se i di edhe kryetari, Hashim Thaçi,  meqë ka studiuar historinë dhe e di fare mirë se shkollat serbe në Turiqec, Prekaz Razallë e dhjetëra fshatra të tjera  popullsi 100 për qind shqiptarë ishin shkolla në gjuhën serbe, me alfabetin cirilik, madje pa as edhe një lëndë fetare në gjuhën turke apo shqipe, përveç lëndës së “veranaukës’ të cilën detyrimisht e mësonin edhe nxënësit shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron, thotë se rebelimi i drejtuar nga Yevgeny Prigozhin tregon për brishtësinë e ushtrisë ruse

Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri, pas dorëheqjes së Mishel Barnije

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri pas dorëheqjes …