Novosella: Dhembja jonë sot bac, ka emrin e Kosovës për lirinë e së cilës flijove rininë, shëndetin, familjen, dhuntinë tënde krijuese

Novosella: Dhembja jonë sot bac, ka emrin e Kosovës për lirinë e së cilës flijove rininë, shëndetin, familjen, dhuntinë tënde krijuese

Me nderime të larta shtetërore, me pjesëmarrje të mijëra ish të burgosurve dhe bashkëvuajtëseve nëpër burgje, me pjesëmarrje masive të liridashësve nga Kosova dhe mbarë trojet, sot në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve, në lagjen Velania, në Prishtinë, u varros trupi i  Bacë, Adem Demaçit, i cili gjatë tërë jetës  ishte flamurtari për çlirim dhe bashkim kombëtar. Në ceremoninë e varrimit të tij morën pjesë autoritetet më të larta të vendit, bashkëveprimtarët dhe bashkëmendimtarët dhe mijëra qytetarë nga mbarë trojet. Duke folur për jetën dhe veprën heroike të bacë Adem Demaçit, bashkëveprimtari i tij, Selatin Novosella theksoi se “dhembja jonë sot bacë, ka emrin e Kosovës për lirinë e së cilës flijove rininë, shëndetin, familjen, dhuntinë tënde krijuese. Dhembja e pakufi ka emrin e nënës, e cila të porositi të mos kujdesesh për të, por për nënë Shqipëri. Dhembja jonë bacë sot mban emrin e atdheut tënd, Shqipërisë, të cilën e quaje nëna Shqipëri. Baci jonë i mirë, ti më përpara zgjodhe lirinë në burg se sa burgun në liri të rrejshme. Baca Adem sot kur po ndahemi prej teje vetëm na ngushëllon një moment se patëm fatin të jetojmë në epokën tënde, tha në mes tjerash ish i burgosuri politik, Selatin Novosella, në fjalën e tij në ceremoninë e varrimit të Bacë Adem Demaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …