Haradinaj

Haradinaj: Autostrada Prishtinë-Pejë dhe parku i qytetit të Prishtinës të emërohen Adem Demaçi

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka marrë propozim-vendimin për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e austostradës Prishtinë – Pejë – “Autostrada Adem Demaçi” dhe për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës – “Parku Adem Demaçi”. Vendim-propozimi do të procedohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për respekt të emrit dhe veprës së tij, si pjesë e identitetit shpirtëror dhe politik të Kosovës, një figurë unike në përpjekjen tonë për liri, ka njoftuar kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …