Msc. Adem Lushaj: Humbëm një mësues, një koleg, një veprimtar, një luftëtar lirie

Msc. Adem Lushaj: Humbëm një mësues, një koleg, një veprimtar, një luftëtar lirie

Lajmi për shkuarje në botën e amshueshme, të punëtorit shumëvjeçar të arsimit, të mësimdhënësit të Matematikës, të veprimtarit të palodhshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Musa Çekaj, nuk ishte i hidhur vetëm për familjen Çekaj. Ky lajm, ka prekur thellë zemrat e gjithë atyre që e kishin njohur, e sidomos të nxënësve dhe kolegëve të tij, të cilët do e kujtojnë gjatë për mënyrën e të mësuarit dhe edukuarit, të shumë gjeneratave. Biografia e Musa Çekaj, të cilin e quanin “baca Musë”, është e begatë, si në aspektin njerëzor, ashtu edhe në atë intelektual. Arsimtari Musë, për 40 vite ishte në shërbim të arsimit shqip. Për 4 dekada të plota, kishte vënë bazat e shëndosha në mësimdhënie dhe mësim-nxënie.

Kishim fatin e mirë, pos asaj që ishim nxënës i tij, për 20 vite të rrugëtojmë së bashku në edukimin dhe arsimimin  e brezave. Për këto vite të punës, raportet tona, nuk ishin veç kolegiale. Por, raportet tona ishin më shumë se kaq, e sidomos gjatë viteve të 90-ta, kur vendi ynë kalonte nëpër periudha të vështira të rrugëtimit për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Nga arsimtari ynë, pos që morëm njohuritë bazë të profesionit, morëm edhe këshilla për jetë dhe punë sa më të suksesshme, për mësimdhënie, sa më efektive. Fati e deshi, që ato njohuri dhe këshilla, ti bart te fëmijët e tij!

Familja ka humbur një bashkëshort, një baba, një vëlla! Ndërsa ne, humbëm një mësues, një koleg, një veprimtar, një luftëtar lirie. Ndjehemi krenar për punën e palodhshme të mësuesit dhe kolegut tonë. Veprat dhe sjelljet e tij, do mbesin gjithmonë në mendjet dhe zemrat e atyre që e kishin njohur.

Mësuesi dhe kolegu ynë, prehu i qetë dhe lavdi jetës dhe veprës tuaj! Qoftë  i përjetshëm kujtimi për ty!

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …