Dyert e Kuvendit të Kosovës janë hapur sot për bashkatdhetarë, të cilët kanë shprehur interesimin për të parë nga afër hapësirat, ku deputetët zhvillojnë veprimtarinë e tyre. Për shkak të përfundimit të sesionit pranveror, numri i deputetëve që kanë pritur bashkatdhetarët ka qenë i vogël. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, u ka bërë thirrje kolegëve të saj që të vijnë në Kuvend për t’i mirëpritur bashkatdhetarët. Për t’u takuar me bashkatdhetarë kanë qenë të pranishëm pak deputetë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
