DASH: Është koha që Kosova dhe Serbia të jenë fleksibile dhe kreative

DASH: Është koha që Kosova dhe Serbia të jenë fleksibile dhe kreative

Duke paraqitur qëndrimit e Uashingtonit zyrtar për dialogun dhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Departamenti Amerikan i Shtetit i ka deklaruar radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët dhe të jetë në duart e tyre. Më tutje në deklaratë thuhet se normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për qëndrueshmërinë rajonale. Normalizimi po ashtu do t’iu hapte rrugë të qartë të dyja vendeve drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian. Ndërsa duke komentuar idetë për ridefinim të kufijve apo shkëmbim territoresh në bazë të kufijve etnik, në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se është koha që Kosova dhe Serbia të jenë fleksibile dhe kreative.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …