Ragip Begaj, i ka njoftuar zyrtarët e Ministrisë së Jashtme me kapacitetet që ka Komuna e Malishevës...

Ragip Begaj, i ka njoftuar zyrtarët e Ministrisë së Jashtme me kapacitetet që ka Komuna e Malishevës…

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Besnik Hoti, drejtorin e Departamentit për Diplomaci Ekonomike, Guner Ureya dhe zyrtarin për Integrime Ekonomike Turkesh Dalifi, me të cilët kanë biseduar për projektin e ministrisë për diplomacinë ekonomike. Zëvendës-ministri Hoti, e njoftoi kryetarin Begaj, për projektin e ministrisë për diplomacinë ekonomike dhe integrimin ekonomik të Kosovës, ndërsa drejtori i Departamentit për Diplomaci Ekonomike, Guner Ureya, e sqaroi në tërësi projektin e ministrisë, rëndësinë që ka ky projekt, në raport me zhvillimin ekonomik të vendit dhe ndikimin e rëndësinë e nivelit lokal, në këtë drejtim, format e bashkëpunimit dhe rëndësinë e binjakëzimeve me komunat nga vendet tjera.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka njoftuar zyrtarët e ministrisë me kapacitetet që ka Komuna e Malishevës, sidomos në fushën e bujqësisë, pastaj turizmit, si dhe kushteve të mira që ofron komuna për investitorët që duan të investojnë në Malishevë, në fusha të ndryshme, si dhe lehtësirat që ofron edhe zona e industriale, e ndarë për këtë qëllim.Kryetari Begaj dhe zyrtarët e MPJ-së, u pajtuan për bashkëpunim të ndërsjellë me qëllim të promovimit të ofertës së komunës, në raport me investitorët e mundshëm, si nga investitorët e huaj ashtu edhe të diasporës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …