Thaçi e Vuçiq do t’i paraqesin pikëpamjet e tyre për zgjerimin e BE-së në Forumin Evropian Alpbach

Thaçi e Vuçiq do t’i paraqesin pikëpamjet e tyre për zgjerimin e BE-së në   Forumin Evropian Alpbach

Kryetari, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq do t’i paraqesin qëndrimet e tyre për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Forumin Evropian Alpbach që mbahet në Vjen. Kryetari, Hashim Thaçi ka shkruar se po e pret me padurim të diskutojë për perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Europian në Forumin Alpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politike dhe ekonomik në Europë. Në Forumin Evropian Alpbach do të marrin pjesë presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, presidnti i Sllovenisë, Borut Pahor, komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn dhe studiues, analistë e gazetarë të ndryshëm që do të jenë pjesë e diskutimit. Ky forum është themeluar në vitin 1945 dhe përgjatë viteve ka trajtuar problemet socio-politike të vendeve evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …